Tani si çdo herë me ndërrimin e motit do të rinisë rifitimi i ekzistencës njerëzore edhe në vendin tonë, që përfaqësohet me detyrat e së ardhmës, duke e lënë këtë vit mbrapa, ti lëmë edhe të mbrapshtat, ato që po na lakmohen e shijohen në dëm të njëri-tjetrit, dhe në dëm të vetë të shtetit.
Pikërisht një orientim i ri, me një qasje të re të politikave zhvillimore dhe vlerave universale, do ta plotësonte vakumin e asaj që dëshprimisht e zhgënjyen qytetarin e Kosovës, përceptime që shkojnë përtej realitetit të prekshëm.
Pa e kuptuar as vetë, apo ndoshta si pjesë e paramenduar e kësaj shfaqje politike, ky vit ishte sa do pak më i arnuar më mirë nga qeverisja Kurti 2, edhe pse nuk ka mundur të sjellë rezulltate aq të knaqshme, por duhet ditur se këtij vendi i janë shtuar shumë kushte dhe masa ndëshkuese nga BE-ja, dhe i janë hapur edhe shumë hendeqe dhe fronte trazirash nga fqinji verior Serbia.
Nëse thëmi se çështja e problemit kosovar qëndron tani në duart e vetë shqiptarëve si shumicë, dhe pas pavarësisë së Kosovës, do t’na mjaftonte koha e orientimit dhe instrumentalizimit politik, që të shohim më mirë problemet që e mjegullojnë dhe gllabërojnë rrugën e integrimeve kosovare.
Mirëpo, edhe nëse thëmi se shkolla e vjetër serbe politike akoma ekziston, dhe shqiptarët vetëm e humbin kohën, duke u marrë me këto filozofi shovene, prej të cilave as serbët kurgjë nuk kanë fituar, por tashmë na qenkan edhe pasardhësit e tyre të gatshëm dhe hibrid të së njëjtës linjë, të cilët si model e kanë vetëm filozofinë dominimit dhe të okupimit të trojeve të huaja.
Kaloi edhe ky vit dhe çështja e Mitrovicës veriore nuk e gjenë fijen e lëmshit të vet, me ç’rast me Asosacionin e komunave serbe, po hapen dyert e formimit të një etnie të pastër serbe, edhe pse Kushtetuta e vendit nuk gjenë përputhshmëri të plotë, poshtu paketa e Ahtisarit, është ajo e cila brenda ka eksploziv, që lejon një gjë të tillë, duke iu garantuar 10 ulëse në Kuvend pakicës serbe dhe duke e bërë pakicën shumicë dhe tejët të fortë.
Dhe çështja e Veriut të Mitrovicës duhet të shqyrtohet dhe të shtrohen analiza të thella politike, sepse me pasojat e të cilave do të mirren nesër gjeneratat e ardhshme, mund të bien viktimë e demagogjisë së kësaj politike, të cilën e përkrahin edhe një pjesë e ndërkombëtarëve.
U bënë 25 vite të pas luftës dhe Kosovën e gjejmë me pak ndryshime, sepse janë dëgjuar dhe vlerësuar më shumë logjikat e një trajshme politike, të atyre që e muarën pushtetin në dorë mbas luftës, duke e quajtur vetën si udhëheqës të UçK-së, poashtu edhe të shtetit.
Për ta rrumbullaksuar skenarin e këtij viti, ky vit ishte i atillë, të cilin populli i vendit do ta vlerësonte më mirë, nëse kanë mbresa të mira dhe anasjelltas, edhe pse opozita ka ngjallur shumë kritika dhe reagime të ashpra, duke i quajtur të arriturat e kësaj qeverie si më e dobëta deri më tani, në një mënyrë do të besohet, nëse i mbyllën sytë realitetit.
Opozita duhet ti lë anash frontet e veta skandaloze, sepse praktikat e tilla nuk janë parime demokratike dhe nuk sjellin fryte të demokracisë, duke e vrarë në kët mënyrë vetë demokracinë, prandaj logjika e konfrontimeve mund të arrihet vetëm përmes negociatave në mes palëve dhe sjelljeve e normave ndërnjerëzore.
Kosova duhet të mësoj edhe nga praktikat rajonale, të cilat janë sot më të avansuara se vendi jonë edhe pse kaluan nëpër të njëjtat periudha të luftës, sikur që kemi Slloveninë dhe Kroacinë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, i ka problemet e njëjta, që ia shkakëton Republika Serbska, sikur që i ka Kosova me Serbinë.
Në Kosovë, kërkohet një angazhim i dyfishtë dhe programe pozitive, që do ti afronte të gjitha frontet demokratike në mes vete, punë që nuk mund të bëhën vetëm nga një qeveri udhëheqëse dhe pa angazhimin e opozitës, e cila do të ishte më e dobëta dhe më pasivja si kurrnjëherë tjetër në këtë vend.
Një politikë e mirëfilltë dhe strategjike do ti konvenonte vendit tonë, por jo edhe një politikë e tillë jounifikuese, por vetëm përçarëse, siq e bëri opozita e sotme me PDK, LDK dhe AAK, të cilave fare pak u bënë përshtypje shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, të cilëve u janë çorruar sytë vetëm për të adhë në pushtet.