Krahina shqiptare dhe viti i ri 2025

Opinione

Krahina shqiptare dhe viti i ri 2025

Nga: Refik Hasani Më: 2 janar 2025 Në ora: 13:49
Refik Hasani

Në vend të urimit për këtë ndërrim motmoti, kujtoj opinionin e gjerë shqiptar dhe jo vetëm, se Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Preshevën, Medvegjën, dhe Bujanocin, po vazhdon diskriminimi me intezitet të shtuar.

Viti 2025, së paku për 4 çështje, dallon nga vitet e mëparme.

I.Në SHBA, jep betimin solem një Administratë e re, ku Donald Trump, do të jetë përsëri President në Shtëpinë e Bardhë, kurse Republikanët do të kontrollojnë si Senatin ashtu edhe Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres,

II.Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, janë caktuar të mbahen më 9 shkurt 2025,

III.Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, janë caktuar të mbahen më 11 maj 2025, dhe

IV.Në Republikën e Serbisë, pas protestave të studentëve që janë në vazhdim, do të ketë ndryshime.

Këto zhvillime, veçmas ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë, dhe vetë Republikën e Serbisë, do të reflektojnë edhe në Rajonin më të pazhvilluar dhe më të diskriminuar në gjithë Evropën.

Sa i përketë zgjedhjeve parlamentare në Shqipërisë, gjatë vitit 2025, pritet të kemi një ndërrim të diskursit të mbajtur si një qëndrim zyrtar që është dëmtuar shumë mbi qëndrimin aspak të drejtë që ka mbajtur Tirana zyrtare në raport, ndaj kësaj Krahine shqiptare.

Kurse për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gjatë vitit 2025, pritet që Lëvizja Vetëvendosje, edhe më tej të rritë fuqinë dhe shtohet në numër të deputetëve në Parlament, dhe këtu është dhe shohim një avancim edhe më të madh në krahasim me gjithë qeveritë e Kosovës, pas viti 1999, në mbështetje të drejtave themelore të njeriut dhe drejtave kolektive.

Nga Kosova, mendoj do të vazhdon të kemi një përkrahje instutucionale, jo vetëm financiar që është filluar të ketë edhe kod të veçantë të buxhetit të Kosovës dedikuar Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, por edhe në shtrimin, ngritjen e diskriminimit të shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave në nivele më të larta të BE-së.

Viti i ri 2025, mbesim me urimin që ky vit të jetë, ku ky rajon të jetë vendi i të ardhmes për fëmijët që rriten, për një përballje me sfida më të lehta, një vitë për mbështetje shumë më të madhe nga Tirana e Prishtina zyrtare, duke shqyrtuar mbajtjen e një konference të donatorëve, por edhe pritjet për një mbështetje më të lartë nga BE-ja.

Shpresoj se për shqiptarët e këtij rajoni, Prishtina e Tirana zyrtare të mbrojnë përmes një platforme të drejtat e kësaj krahine, por edhe dy parlamentet, do të kërkohet të miratojnë një Rezolutë mbi diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Mbi të gjitha marshi-protestues gjithëpopullor mbajtur në mënyrë paqësore i organizuar nga shqiptarët e këtij Rajoni, më moton e protestës, për ’’IDENTITET dhe DINJITET”, realizuar fillimisht në Bujanoc, datë 12 gusht 2024, pastaj në Preshevë, datë 23 shtator 2024, dhe vazhduar edhe në Medvegjë, datë 3 nëntor 2024, jan aktivitete që do të fillojnë të reflektojnë shumë pozitivisht tek në vitin 2025.

Për vitin 2025, shqiptarët shumicë në këtë Krahinë, do të vazhdojn synimin se e vetmja shpresë është në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe në instanca e mekanizma të BE-së, duke u ngrit diskriminimi edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Para së gjithash, kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve. Gëzuar Vitin e Ri 2025!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat