Francezi Kouchner dhe marka gjermane (DM) monedhë zyrtare në Kosovë (1999)

Opinione

Francezi Kouchner dhe marka gjermane (DM) monedhë zyrtare në Kosovë (1999)

Nga: Sylë Ukshini Më: 2 janar 2025 Në ora: 18:46
Sylë Ukshini

Që në ditët e para, në shtator 1999, vendosa që monedha zyrtare e Kosovës të ishte marka gjermane. Ishte një e papritur e këndshme për ekonomistët, një rast për të protestuar për botën politike. Një breshëri fyerjes u nis nga të afërmit e pre president serb Milosheviç.

Maria Bakëroja sillte në Prishtinë, në këtë vend të rrezikshëm, valixhet me marka gjermane, ose me aeroplanin e linjës ose me helikopterët e OKB-së, në fshehtësi dhe pa pikë mbrojtje. Në qoftë se misioni ynë ia arriti pjesërisht qëllimit, kjo u përkushtohet trimërive të tilla dhe përshtatjeve që iu bënë ligjit.

Çdo gjë eci vaj, DM-ja qarkulloi me bollëk...Kalimi në euro u bë pa asnjë pengesë, si në të gjitha vendet evropiane.

Një nga çështjet e rralla, të cilat i mendova mirë dhe mora vendim përpara se të vija në Prishtinë, ishte futja e markës gjermane si monedhë zyrtare për Kosovën. Për të rindërtuar dhe rimëkëmbur buxhetin e Kosovës, na nevojitej një monedhë me vlerë. Cili do të ishte ai investues që do të interesohej për dinarin jugosllav, i cili nuk këmbehej kurrkund! Zhgënjimi i disa francezëve u shpall me fjali të tillë: “Pse nuk e fute frëngen franceze?” Zgjuarsi e madhe! Në Kosovë qarkullonte marka për shkëmbime financiare në më shumë se gjysmën e Kosovës, ndërsa franga nuk ishte e njohur,” shkruar ish-shefi i UNMIK-ut, francezi Bernard Kouchner, në librin e tij," Les guerriers de la paix. "(2002), të cilin e kishte shkruar për miqtë e tij të vdekur në Bagdad dhe me të cilët kishte bashkëpunuar gjatë jetës së tij në Ballkan dhe Kosovë. “Gjatë dy vjetësh, nga Kosova në Irak, ata luftuan hap pas hapi për të propozuar një jetë pa vrasje, një jetë me më pak urrejtje, për popujt që historia i kishte hedhur për shekuj me radhë në përplasje. Pata privilegjin të punoja me këta aktivistë të botës, këta "luftëtarë të paqes". Kur mendoj për ta, them me vete: nuk kemi dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat