Pse Evropa, si një familje e gjerë me kulturë dhe ekonomi të zhvilluar, qëndron përballë një kaosi të frikshëm, që më shumë i vie nga vetëvetja, sepse shumica e adhuruesve të saj nuk e kanë të qartë një gjë të tillë se ç’po ndodh, nëse liderët e saj mbajnë fjalimet e tyre të prekshme e të pa qarta, dhe në vend të zgjidhjes së problemeve krijojnë mjegullira të dendura, rreth së cilës do të sillet e ardhmja e anëtarëve të kësaj familje.
Nuk mund të mos i japim një vështrim sa do modest moderimit të kryetares së Komisionit Evropian, z.Ursula von der Leyen, e cila këto ditë uroi Rumaninë dhe Bullgarinë, në hyrjen e zonës Schengen, duke prezentuar edhe hartën e këtyre zonave, që shënohet me gjyrë të kaltër, ndër të tjera paraqet edhe vendet e pa inkuadruara në këtë zonë me gjyrë të bardhë, duke paraqitë Kosovën, të pa ndarë si pjesë të Serbisë.
Kjo paraqitje e zonjës në fjalë, nuk paraqet një seriozitet në rrjedhat dhe udhëheqjen e BE-se, dhe që shërbejnë si udhërrëfime për normalizimin e marrëdhënieve të atyre vendeve që kanë probleme, në veçanti vendet e Ballkanit perëndimor, siq janë Kosova dhe Serbia, por përkundrazi Serbinë agresore e bënë edhe më të fortë.
Ky lloj mos-serioziteti i zonjës Ursula, si kryetare e Komisionit Evropian, do të dijë se çfarë vihët në diskutim në të vërtetë në mesin e gjitha këtyre rrethanave që ka shkakëtuar Serbia, dhe e cila vazhdon në një mënyrë politikën e saj dyfytyrëshe, duke qenë e pranishme në dy anët, në anën Rusisë, dhe BE-së, dhe dyanësia e saj po shpërblehet, sikur ky vend po shdërrohet në një vend stabiliteti dhe një vend në rritje të demokracisë.
Kosova, edhe mbas luftës ka përjetuar shumë akte kriminale nga akterët serb në veri të këtij vendi, por kohën e fundit janë dy shembuj mjaft të rrezikshëm të terrorizmit serb në këtë vend, sulmi në Banjskë dhe sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc, dhe në këto rrethana lidershpi Evropian, sikur po fle, apo sikur nuk ka ndodhur kurgjë.
Dhe në këtë mënyrë nuk është çudi se në këtë vend mund të ndodhin edhe trazira tjera nga Serbia, sepse mos ndëshkimi i këtyre krimineleve serb, të cilët shetisin të lirë në Serbi, mund të përgaditet edhe diçka tjetër, rreth të cilit sillet politika e Vuçiqit, për të mos dështuar nga planet e tij për Kosovën, dhe për të mos dështuar ndaj protestave të qytetarëve serb të pa kënaqur në Serbi, të organizuara në çdo cep të këtij vendi kundër regjimit të Vuçiqit.
Zonja kryetare e Komisionit Evropian, ndoshta nuk e ka të kjartë se Kosova, nuk është më pjesë e Serbisë, dhe harta të cilën e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, do të ishte një hartë e vjetër dhe e kohës së kaluar, që nuk do duhej ta përdorte në këtë kohë, sepse nuk krijon ambient dhe rrugë të sigurtë të orientimit.
Është e nevojshme të theksohet se këtu nuk bëhët fjalë për një lloj zbehje të përmbajtjes, ose të vlerës së shtetit të Kosovës, por paraqitja e hartës së zonjës në fjalë, që Kosovën e paraqet me Serbinë, të pa ndarë, me tiparin e tillë të shprehjes e bënë të vështirë rrolin udhëheqës të saj në një mision të tillë, sepse do të hasi në shumë pengesa, që e bëjnë të vështirë ta trajtonte kohën në të cilën jetojmë dhe të ardhmën e saj.