Së fundmi, Musk irritoi njerëzit me një thirrje për AfD (Partinë naciste) në një gazetë gjermane. Tani miliarderi i teknologjisë, i ka vënë sytë përfaqësuesit më të lartë të Republikës Federale.
Në Gjermani, më 23 shkurt fillon faza e nxehtë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet federale . Alternativa për Gjermaninë (AfD) pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, mund të mbështetet në një mbështetës të shquar: Elon Musk . I besuari i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, prej ditësh i jep mbështetje AfD-së . 53-vjeçari është i përfshirë drejtpërdrejt në fushatën zgjedhore dhe nuk i shmanget sulmit dhe provokimit të institucioneve më të larta demokratike të Gjermanisë. Fillimisht kancelari, tani presidenti federal.
Presidenti federal Steinmeier sheh një rrezik për demokracinë
Në fjalimin e tij për shpërbërjen e Bundestagut më 27 dhjetor, Steinmeier kishte paralajmëruar urgjentisht kundër manipulimit të zgjedhjeve në Gjermani
“Ndikimi i jashtëm është një rrezik për demokracinë – qoftë i fshehtë, siç duket së fundmi në zgjedhjet në Rumani, apo i hapur dhe flagrante, pasi aktualisht po operohet veçanërisht intensivisht në Platformën X, "tha Steinmeier. Pas prishjes së koalicionit më 6 nëntor, Musk kishte sulmuar tashmë kancelarin Olaf Scholz (SPD) në X. Musk shkroi në gjermanisht: "Olaf është një budalla".
Dhe në një koment të ftuar në gazetën “Welt am Sonntag” në fund të dhjetorit, miliarderi i teknologjisë bëri thirrje edhe një herë që të zgjidhet AfD. Alternativa për Gjermaninë mund ta shpëtojë Gjermaninë që të mos bëhet një hije e vetvetes së saj të mëparshme, shkroi Musk atje. "Gjermania është bërë shumë e rehatshme në mediokritet - është koha për ndryshime të guximshme dhe AfD është e vetmja parti që hap këtë rrugë."
AfD është “shkëndija e fundit e shpresës për vendin”, i cili po shkon në prag të “kolapsit të tij ekonomik dhe kulturor” dhe vetëm ajo mund të ringjallë ekonominë gjermane dhe të parandalojë humbjen e identitetit përmes një “politike të kontrolluar imigracioni”. ” “U them atyre që e dënojnë AfD-në si ekstremiste: Mos u mashtroni nga etiketa që i është ngjitur”, përfundon Musk, duke iu referuar bashkë-drejtueses së AfD-së Alice Weidel , e cila ka një partnere nga Sri Lanka. “A ju tingëllon si Hitleri? ju lutem!”
Shkëmbim mes Musk dhe liderit të AfD Weidel
Tani ndihma e fushatës së Musk për AfD-në mund të bëhet edhe më konkrete. Sipas zëdhënësit të tyre, mes tij dhe Weidel janë duke u zhvilluar plane konkrete për një takim në një lloj talk show. "Ne jemi tashmë në diskutime për një X-Space mes të dyve," tha zëdhënësi Daniel Tapp për revistën e lajmeve "Spiegel" dhe Agjencinë Gjermane të Shtypit. Një X-Space është një transmetim i drejtpërdrejtë i bisedave në Platformën X të Musk.
E pyetur nga mediat gjermane, Zyra e Presidentit Federal, reagoi me shumë kujdes ndaj sulmit të Steinmeier nga Musk. Është vërejtur komenti më i fundit, por nuk është bërë asnjë koment tjetër. Qeveria federale u soll në të njëjtën mënyrë, me sa duket nuk donte t'i jepte më hapësirë amerikanit në fushatën zgjedhore.
Kërkesa për instrumente ligjore kundër lajmeve të rreme
Reagimi i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD) në pushtet ishte edhe më i qartë. "Kjo nuk është e mundur," tha kreu i SPD Lars Klingbeil në Instagram. Musk vazhdimisht përpiqet të "përdor ndikimin e tij për të ndikuar në rrjedhën e politikës botërore". E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Komisioni i BE-së i kërkohet të kundërshtojë këtë pushtet.
Klingbeil: "Ne kemi nevojë për instrumente ligjore kundër lajmeve të rreme, gjithashtu për të thyer fuqinë e njerëzve individualë". “Elon Musk po përpiqet të bëjë atë, që po e bënë Vladimir Putin. Të dy duan të ndikojnë në zgjedhjet tona dhe të mbështesin veçanërisht armiqtë e demokracisë, AfD-në.”
Kreu i grupit parlamentar të SPD, Rolf Mützenich, i kërkoi “Spiegel”-it të sqarojë “nëse mosrespektimi i përsëritur, shpifja dhe ndërhyrja në fushatën zgjedhore janë shprehur edhe në emër të qeverisë së re amerikane”. Mützenich akuzoi Musk për kalimin e " kufirit midis shteteve mike".
Bashkëdrejtuesi i SPD, Saskia Esken foli për agjencinë e lajmeve Reuters për "sulme të nivelit të ulët" ndaj Kancelarit dhe Presidentit. “Ky është kalim i çdo kufiri, jo dinjitoz dhe tregon mungesë respekti për demokracinë tonë. Elon Musk skualifikon veten me çdo kontribut të mëtejshëm,” tha ajo për Reuters.
Shoqata e Gazetarëve paralajmëron redaksitë kundër instrumentalizimit
Friedrich Merz, kandidati për kancelar i CDU- së konservatore , i quajti deklaratat e Musk për gazetat e grupit mediatik Funke "të tepruara dhe mendjemadhe" dhe kritikoi: "Nuk mund të kujtoj një rast të tillë krahasues, të ndërhyrjes në fushatën zgjedhore në historinë e demokracive perëndimore miqësore. Dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck nga të Gjelbrit shpjegoi se sulmet e Musk kishin "logjikë dhe sistem" dhe kishin për qëllim dobësimin e BE-së.
Komenti i Elon Musk në “Welt am Sonntag” alarmoi edhe Shoqatën e Gazetarëve Gjermanë (DJV). Kryetari i saj federal Mika Beuster paralajmëroi të gjitha ekipet editoriale që të mos lejojnë veten, të shfrytëzohen në fushatën zgjedhore federale dhe të trajtojnë me kujdes kontributet e të ftuarve. “Mediat gjermane nuk duhet të lejojnë që të keqpërdoren si zëdhënëse për autokratët dhe miqtë e tyre.”
Strategjia e deklaratave të Elon Musk
Personi ndoshta më i pasur në botë, ka të ngjarë që me sulmet e tij të ketë interesat e tij ekonomike . Në artikullin e tij, ai vlerësoi AfD-në për planet e saj për të "ulur mbirregullimin e qeverisë, uljen e taksave dhe çrregullimin e tregut". Një nga përfituesit do të ishte fabrika e tij Tesla në Brandenburg (Gjermani), fabrika e parë e makinave elektrike të prodhuesit amerikan në Evropë.
Por Musk, me 200 milionë ndjekësit e tij në mbarë botën, ndjek gjithashtu një axhendë politike globale, që synon të promovojë forcat e krahut të djathtë. Thuhet se ai i ka premtuar partisë populiste të djathtë britanike Nigel Farage donacione prej 95 milionë eurosh, për të mbështetur partinë e tij.
Musk mban gjithashtu kontakte të ngushta me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe partinë e saj të krahut të djathtë Fratelli d'Italia. Lidhur me planet e qeverisë në Romë për të akomoduar emigrantët në Shqipëri, të cilat u ndaluan nga gjyqtarët.
Nga Ralf Bosen, Oliver Pieper. Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja