Tani qe po ofron dita e zgjedhjeve në Kosovë duket se është ndezur spektatori – tifozi i subjektit politik, ay është në brohoritje e tij, është në fushatë e tij, është në agjendën e tubacionit subjektivë të tij dhe përpiqet vazhdimesh të grabisë çdo votë për subjektin e tij, kështu duket atmosfera nga diaspora e, po kështu duket edhe në vend.
Mandati i qeverisë Kurti unanimisht po shkon drejt fundit dhe po kaq koincident me parashikimet e vet subjektit që mbase do ta përmbyll mandatin e saj deri në fund, që përdëllim nga të tjerët, qeverit e mëparshme nuk arrinin ta qonin qeverisjen deri në fund, maksimalisht deri në vitin e tretë të qeverisjes.
Kurti po mbaron mandatin dhe po kërkon serish një mandat të ri edhe për katër vitet të ardhshme, duhet të potencojmë se pushtetin e favorizon pushteti, por edhe aferat e pakta dhe suksesi i jashtëzakonshëm në Veri të Kosovës, e mban disi ende në favor për tu rizgjedhur.
Ndërsa partitë e tjera politike të Kosovës vuajnë shumë nga mungesa e thellë e freskisë thelbësore, nuk mund të përqendrohen në kredo të vërtetë politike për të cilën është domosdoshmëri funksionimi i saj dhe afërsia me pushtetin.
Pa kredo politike nuk mund të konceptohet lufta politike dhe njëkohësisht të kesh afërsi politike drejt pushtetit. Partitë duhet të qartësohen me vetveten në mënyrë qe para qytetarit, përkatësisht votuesit të ketë ofertë sa më të besueshme, që kjo me pastaj të rikthehet në besim me votë. Vota është çelësi i demokracisë, e në demokraci pa votë nuk e arrin dot pushtetin. Por, amë pushtet më i mirë konsiderohet ai pushtet që edhe kur largohet ruan votën dhe vlerën e demokracisë, neve na ka rëndë pak të shohim prova të tilla ose dhe jemi demokraci e re prej së cilës duhen prova që në fillim dhe mbase fillimi i mbarë është shëndeti më i mirë i një demokracie, le të synojmë këtë se paku tani...
Është e vërtetë që partitë politike në Kosovë kanë një kalbje të trurit politike, kjo konsiston në faktin se ato parti u duket se janë të vetëmjaftueshme të funksionojnë më shumë si elita politike dhe jo si organizata të domosdoshme politike, janë të stërmbushura me anëtarë të vjetër, e kjo afekton në reminishencë e çuditshme politike të tyre se fuksionohet gjithnjë kështu më anëtarë të vjetër e të duken si në ato fotografit e albumit.
Qytetari dhe votuesi mund të mos arrijnë në votën e duhur, por fundi vota e tyre përcakton çdo subjekt politik drejt pushtetit, ndërsa pushteti është fytyra e vërtetë e një partie politike, pra vetëm pushteti nxjerrë ose tregon qartë defektet e një partie politike.
Vota si një medalje personale duhet të bëhet objektivë e secilit qytetar demokratik, ndaj të përkujdesemi secili për votën tonë sepse ajo ka vlerën e një medalje të veçantë e personale sepse nga ajo secili qytetar garanton vetëdije për qeverisje dhe për një shtet të përgjegjshëm.