Ka pasion letërsinë, artin dhe sportin, lëvron kryesisht prozën por ka trokitur suksesshëm edhe tek poezia. Ka shkruar librat monografik: “Të njohëm mos me të harrue”; “Familja Kolziu”; “Familja e Zef Dodës në Fregën; “Një jetë me çiftelinë; “Vojvoda i bajrakut të Velës; “Pal Leka-njeriu i luftës dhe i punës”; librat me poezi “Përtej dashnisë” dhe “Në çdo kohë”; atë publicistik “N’sofër”, si dhe ka përgatitur për botim një sër librash të autorëve të ndryshëm dhe ka gati për librat; “Mëngjese të shkruara” (Publicistikë); si dhe dy monografi të tjera.
Bashkëpunimin me shtypin e shkruar e ka nisur që para viteve 90-të, në gazetën lokale “Mirdita”, për të vijuar më pas në vite me gazetat: “Rilindja Demokratike”; “Bota Sot”; “Gazeta 55”; “Nacional”; “Telegraf”; “Mapo”, “Vizioni Liberal”; “Veterani”, “Panorama Sport”; “Metropol Sport”; “LissAlba”; “Mirdita” etj.
Botues dhe kryeredaktor i gazetave: “Dita e Re” dhe “Për Lezhën”. Gazetar në “Lezha TV”, komentator sportiv në Radio-Tirana në emisionin radiofonik: “Nga njëra ndeshje në tjetrën", prej vitit 2003 dhe aktualisht.
Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë prej viti 2003, dhe i Internacional Federation of Journalists (IFJ). Specializuar për Gazetari Investigative në në vitin 2005; Fotografi në vitin 2007; Menaxhim të burimeve njerëzore (2011); Administrim publik (2024).
Skenarist dhe regjisor i dokumentarit televiziv: “Një jetë e shuar në mes”, (kushtuar të ndjerit Kolin Gjoka, në 1-vjetorin e vdekjes); Bashkëautor i dokumentarëve televiziv: “Shtatë brez një flamur një bajrak” (kushtuar familjes Bajraktari të Kashnjetit-Dibrrit); “Një jetë për Fe e Atdhe”, (kushtuar Monsinjor Dr. Zef Oroshit); dhe “Lezha treva e ëndrrave”, që janë transmetuar dhe bërë pjesë e arkivës së disa televizioneve kombëtare dhe lokale.
Përveç vitit 2023, që prej vitit 2001, ka qenë pjesë e grupeve të punës të Grupeve Artistike të Qarkut Lezhë, në aktivitete të ndryshme kombëtare. Është zëvëndës kryetar i UNIONIT MIRDITA, Dega Lezhë. Ushtron rolin e moderatorit në aktivitetete të ndryshme letrare dhe artistike, të zhvilluara në Lezhë dhe jo vetëm.
Është i përfshirë në: Leksikonin e Lezhës (2005); Fjalorin Enciklopedik të Mirditës, (2021); Antoligjinë e Poetëve Mbarëkombëtarë, volumi parë (2023); Portrete shkrimtarësh, volumi i katërt, me autor Zekerija Idrizi (2024). Në vitin 2022 është vlerësuar me titullin: ANËTAR NDERI i Shoqatës Kombëtare të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, me motivacionin: “Gazetar i medias së shkruar dhe vizive në qarkun Lezhë, intelektual dhe publicist i spikatur në fushën e marrëdhënieve me publikun si dhe në kryerjen e disa detyrave shtetërore. Autor i dhjetra e qindra shkrimeve, disa librave e dokumentarëve televiziv, komentator sportiv dhe moderator i shumë aktiviteteve letraro-artistike”. Po këtë vit nga stafi i emisionit të Radio-Tiranës: “Nga njëra ndeshje në tjetrën” është vlerësuar me mirënjohje me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në mikrofonin e Radio-Tiranës në këtë emision”.
Ndër vite ka punuar në pozicione të ndryshme pune administrative dhe drejtuese: filluar si specialist bujqësie në Xhuxhë të Mirditës deri në prishjen e ish kooperativave bujqësore (1989-1991); Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist e të përkohshëm të fshatit të bashkuar Malaj (1991-1992); Drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore Fruta-Perime Rrëshen (1992-1993); Oficer në Degën e Shërbimit Informativ Kombëtar Mirditë (1993-1995); Oficer drejtimi në Drejtorinë e Shërbimit Informativ Kombëtar Lezhë (1995-1998); Specialist i Ndihmës Ekonomike Bashkia Lezhë (2000-2001); Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Miedian, Zëdhënës dhe Shef Kabineti në Këshillin e Qarkut Lezhë (2001-2008); Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë (2008-2013); Që prej vitit 2019 dhe aktualisht është drejtues i Konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale “Kolin Gjoka’ në bashkinë Lezhë.
Anëtar i grupit themelues të Shoqatës "Mbretneshë Teuta-Malaj” dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, si dhe kryeredaktor i revistës "VENDLINDJA”, që kjo shoqatë boton. Kohët e fundit është prezantuar me librin e dytë poetik: “Në çdo kohë”, dhe po përgatit për të botuar Revistën Informative, Letrare-Artistike dhe Kulturore-Sportive: “STINËT”.
Përgatiti:
Armanda VESELI
Studente në Gazetari-Komunikim
Universuteti “Luigj Gurakuqi”
Shkodër
Fillimviti 2025