Këto ditë dimri u anuluan disa fluturime nga Aeroporti «Adem Jashari» në Sllatinë të Prishtinës, për shkak të mjegullës së dendur, si një arsye e kuptueshme për rregullat dhe sigurinë e udhëtarëve, edhe pse do të shkakëtonte një gjendje kaotike dhe shumë të prekshme me humbjen e punës dhe orarit të caktuar të dhjetra e qindra parasagjerësh, që gjinden në botën perëndimore.
Dhe duhet të kemi parasysh edhe brengën e atyre udhëtarëve që kanë me ateru në këtë aeroport, do të detyrohen shpeshherë të devijojnë destinacionin e tyre, duke ateruar në një vend tjetër, po edhe në Shkup e Beograd, që ky u fundit do ti kthente përsëri në vendin e preardhjes, sepse nuk ka marrëdhënie bilaterale me Kosovën.
Ndërsa, sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës, z.Liburn Aliu, thotë se ky Aeroport është funksional edhe gjatë kohës së mjegullave, kur e ka të nstaluar sistemin më të avancuar të aterimit, të quajtur ILS CAT lllb, i cili mundëson aterimet edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri 50 metra.
Mirëpo, duhet të jetë e qartë edhe për opinionin e këtij vendi, duke e marrë parasysh edhe pozitën gjeografike të këtij aeroporti, në të cilin dominon një klimë e tillë e mbushur dhe e kapluar nga mjegullat sidomos gjatë kohës dimërore, dhe në anën tjetër sipas organizatës së ashtuquajtur «Let’s do it Kosova» për mbrojtjen e mjedisit shpjegon qartë, se qielli i Prishtinës dhe i këtij rajoni është i mbuluar nga ndotja e ajrit, dhe ky vend do ta zënte vendin e dytë në rajon, ku dihen shkaqet që janë edhe nga përdorimi i thëngjillit për djegie.
Në fund të vitit 2024, në Aeroportin «Adem Jashari» festohet ngjarja shumë e rëndësishme me arritjen e një numri të madh pasagjerësh, që kalojnë përmes këtij aeroporti, duke arritë shifren e 4 milion udhëtarëve, që përveç domethënjës së dobisë, do të kishim edhe një numër simbolik më të dalluar në rajon, një imazh që i jep vendit tonë një mesazh të mirë me lëvizjen e lirë dhe pas liberalizimit të vizave dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me vendet e përëndimit dhe më gjerë.
Mund të shtrohet pyetja se si mund të bëhët zgjidhja që të tejkalohet një problem i tillë, i cili për ndonjërin do të ishte e rëndomtë, por për ata pasagjerë, apo më konkret për ata udhëtarë mërgimtarë, që e përshkojnë këtë aeroport me dhjetra herë e më shumë në vit, duhet të mirren parasysh kushtet dhe mirëqenja e tyre, pa të cilët ky aeroport nuk do të kishte kuptim dhe nuk do të arrinte ta kurorëzojë si duhet veprimtarinë e vet dhe të dalluar.
Pse të mos funksionalizohet në Kosovë, edhe një Aeroport ndihmës, siq është Aeroporti në Lug Bunar, në komunën e Gjakoves, i cili mbas luftës ka qenë në shfrytëzim të KFOR-it, italian dhe prej vitit 2013-të, prej menagjimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, ky aeroport ka kaluar në menagjim të Institucioneve tona vendore.
KFOR-i, italian ka investuar një shumë të madhe prej afro 9 milion euro, duke bërë riparime dhe ndërtime të reja dhe gjatë dorëzimit të këtij aeroporti të gjitha asetët që ka investuar mbetën në shfrytëzim të Institucioneve tona vendore, i cili aeroport përveçse ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjindet në një tokë të fortë dhe gurore, ku as mjegullat nuk dominojnë shumë apo në ekstrem, por edhe në anën administrore nuk kërkon asnjë ndryshim ligji për të funksionuar.
Aeroporti i Gjakovës, nuk do ta rrezikonte Aeroportin e Prishtinës, por përkundrazi në raste të mjegullave dhe në raste të tjera apo të ngarkuara, do ta ndihmonte shumë Aeroportin e Prishtinës, që udhëtarët që kanë distanacion udhëtimi në këtë vend mund të kalojnë më lehtë dhe pa malltertime e pengesa, që shpeshherë duhet ta devijojnë drejtimin, duke zbritur edhe në vende të pa dëshiruara, siq është njëherë përnjëherë Beogradi, ku mund të ndodhin edhe të pa pritura nga ky vend, që më zi pret të gjejë ndonjë vegëz për një pasagjer shqiptar të Kosovës.
Prandaj, Kosova, ka nevojë edhe për një aeroport dytësor, të cilin e ka të gatshëm në Lug Bunar, të Gjakovës, por si duket vetëm mungon vullneti i Institucioneve tona, duke marrë parasysh se një aeroport i tillë do të mundësonte zhvillimin ekonomik të vendit, i cili do të shërbente dhe mbulonte edhe një pjesë të rajonit, siq është Kukësi dhe Tropoja, poashtu do të punësonte edhe dhjetra e më shumë punëtorë në këtë komune.