Të nderuar bashkqytetar të mi a ju ka shkuar ndonjëher në mendje që të hulumtoni apo dhe ta analizoni politikën që zhvillohet nga ana e elitave politike vendore në shtetin tonë.Kjo me qëllim që ta shihni dhe ta kuptoni se në çfar drejtimi po zhvillohet e njejta dhe cilat janë objektivat apo dhe qëllimet që i ndjekin politikanët tuaj gjat marrjes së tyre me aktivitetet politike në jetën tuj të përditshme. Athua vallë a keni pyetur ndonjëherë se pse politika që është ndjekur dhe është zbatuar deri para gjashtë muajve këtu në mesin tonë ishte aq e tensionuar, shumë konfliktuale apo në shkallë të fundit edhe kaotike. Apo dhe pse kjo gjë vazhdon akoma të bëhet njëjtë në RMV. Më tej a e keni kuptuar përfundimisht bashkqytetarë të mi se pse politika jonë nuk bazohet në ide, teori dhe koncepte shkencore por ajo kryesishtë mbështetet në bindje të kota individuale dhe grupore të gjitha këto të bazuara në dogma, tregime dhe përralla të cilat asesi dhe aspak nuk përkojnë me realitetin objektiv politik. Sigurisht se dikuj i intereson se pse ndodh e gjithë kjo gjë e pavolitshme në mesin tonë. Përgjigja është se kjo gjë ndodhë për faktin se shumicës së qytetarëve të vendit tonë e në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe shqiptarët pra fatkeqsishtë të gjithëve u mungon arsimimi politik. Pra fatkeqsia më e madhe është
se qytetarët e RMV-së nuk e kanë idenë se çka është dhe për çfar shërben një arsimim i tillë. Rregull është se njerëzit duhet të jenë politikisht të arsimuar që të mund të flasin apo dhe të debatojnë për politikën dhe rreth saj. Ky pra është kushti që ata ta kuptojnë mirë dhe drejtë fenomenin për të cilin flasin dhe e analizojne në rastin konkret meqë po shkruaj për politikën kjo
është vet kjo. Apo më saktë thënë që ata të mund ti kuptojnë aktivitetet, levizjet, proceset si dhe akcionet të cilat zbatohen në politikë si aktivitet tejet kompleks shoqeror qytetarët pra patjetër duhet të jenë politikishtë të arsimuar. Pa këtë gjë apo pa arsimim politik qytetarët mbeten të cekët të zbehtë apo përher të lajthitur sa i përket debatit politik i cili duhet të merret me realitetin politik apo me objektivat dhe qëllimet të cilat i ndjekin dhe i zbatojnë politikanët në ambientin politik vendor. Parashtrohet pyetja se sa ne si qytetar që jetojmë në këtë shtet jemi të arsimuar politikisht.Përgjigja tejet e saktë në këtë pyetje në shikim të parë të thjeshtë por në esencë tejet të komplikuar është se ne fatkeqsishtë jemi shumë pak apo fare pak të arsimuar politikishtë. Edhe pse kur i dëgjon shumicën e qytetarëve tanë duke debatuar për politikën dhe rreth saj krijohet pershtypja se gati çdo i dyti prej tyre e mban titullin e maxhistrit apo dhe të doktorit të shkencave politike. Por jo kur e analizon njeriu me vemendje diskursin politik apo teoritë, konceptet si dhe tezat të cilat i diskutojnë dhe i mbrojnë qytetarët ato tregojne çartë se të njejtët në fakt janë analfabete politik Për faktin se ata janë te ceket e të zbehtë dhe të njëjtët tërë kohës gabojnë. Pra kjo është dëshmi se shumica dërmuese e tyre nuk e njohin aspak realitetin politik që i rrethon dhe i cili prodhon pasoja të ndryshme për ta. Për çfar shërben në fakt arsimi politik. Ky shërben që qytetarët të kenë një pasqyrë më reale dhe të çartë se në çfar drejtimi po zhvillohet politika te ne, më tej se cilat janë orientimet dhe objektivat strategjik të cilat i ndjekin politikanët këtu dhe se cilat janë qëllimet e vërteta të cilat duan ti arrijnë politikanët vendor gjatë zbatimit praktik të politikës. Apo më sakt thënë arsimimi politik qytetarëve u duhet që këta ta kuptojnë se si formulohet apo dhe se si zbatohet vullneti i tyre politik nga ana e politikanëve në emër të tyre. Pra duhet bërë përpjekje më e madhe që nëpër shkolla të mesme dhe nëpër institucionet e arsimit të lartë më tepër vemendje ti kushtohet arsimimit politik të qytetarëve me qëllim që këta të zgjohen, të kthjellen dhe të vetedijsohen e të mos mbeten tërë kohën në nivelin e vëzhguesve anësor apo që këta të mos vazhhdojnë që ta lozin rolin e tifozëve të flaktë dhe të nervozuar të veprimeve politike të politikanëve duke perkrahur verbërisht elita tendencioze politike të cilat tërë kohës zbatojnë politika të dëmshme në emër të tyre si qytetarë.