Kur do të fillojë Lufta e Tretë Botërore?

Opinione

Kur do të fillojë Lufta e Tretë Botërore?

Nga: Driton Tali Më: 5 janar 2025 Në ora: 12:36
Driton Tali

Goxha shpesh po lexojmë e degjomë disa analistë që spekulojnë me Luftën e Tretë Botërore.

Sidomos tek ne u shpeshtuan në vitin që e lam. Sikur kulmin e muar atëhere kur Izraeli, si hakmarrje, i sulmoi pozicionet e Hezbullahu në Liban.

Pastaj "aktrimi" i Erdoganit islamistët tanë i inkurajoi që këtë spekulim ta zhvillonin deri në maksimum, u morr vesh për aq sa kishin autoritet dhe mundësi.

Deklaratat si: Erdogan do ta sulmoj Israelin; Bota në ethe, rrezik Lufta e Tretë të filloj; Rusia ka hapur kapakët e bombave atomike; Ekspertët japin alarming: Lufta e Tretë më pranë se kurrë etj etj, u shpeshtuan në diskursin publik.

Êshtë interesant, shikuar në retrospektivë, diskursi për Luftës Tretë Botërore filloi të zhvillohet menjëhere pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore.

Sa herë që dy superfuqitë e kohës konfrontoheshin, muhabeti për Luftën e Tretë Botërore kriste. Dhe natyrisht parashikimi për përdorimin e bombës atomike ishte lajtmotiv.

Si bie fjala në krizën e Berlinit (bllokadën) e vitit 1948. Pastaj me Luftën e Koresë, ku ShBA me aleatet e saj u ballafaquan me dy superfuqitë komuniste të kohës BRSS'ën dhe Kinën. Ashtu sikurse edhe me krizën e Kubës, Vjetnamit e deri te lufta në Afganistan.

Sipas një sondazhi të Gallupit, të dhjetorit të 1950'ës, më shumë se gjysma e amerikanëve konsideronin se Lufta e Tretë Botërore veç kishte filluar.

Lidhur me këtë, shumë historianë e analistë (si bie fjala analisti i njohur amerikan, Norman Podhoretz) Luftën e Ftohtë, e cila siç dihet zgjati nga kapitullimi i Gjermanisë deri në rënien e Murit të Berlinit, e konsiderojnë si Luftë të Tretë Botërore.

E disa tjerë Luftën në Ukrainë po e konsiderojnë si Luftë të Tretë, ku shikuar nga përbërja e ushtrive tashti hapur përballen Rusia, Korea Veriore, Irani, Jemeni por edhe Serbia (sepse ka shumë vullnetarë serbë në anën e ushtrisë ruse), Kuba, Bjello Rusia etj kundër aleatëve perëndimorë të udhëhequr nga ShBA.

Prandaj shtrohet pyetja se: nga gjitha këto çfar mund të konkludohet për Luftën e Tretë Botërore?

Me konfidencë mund të konkludohet se nuk do të përdoren bombat atomike, sepse përdorimi i tyre është vetshkatërrues. Cilado fuqi bërthamore që e përdor do të jetë target i fuqisë kundërshtare pa e lllogaritur pluhurin atomik që do e bartin erërat, dhe pasojat atmosferike.

Dotëthotë se Lufta e Tretë Botërore është e tillë çfarë jemi dëshmitarë, ku fuqitë do të involvohen në mënyrë indirekte, derisa ta kenë fuqinë ekonomike për ta sponzoruar involvimin dhe influencën e tyre.

Pra nuk të jetë e tillë siç ishin ato dy luftërat e mëparshme botërore.

Madje, shikuar në mënyrë strike, as ato nuk ishin botërore në kuptimin e plotë të fjalës sepse Lufta e Parê ishte puro Luftë Europiane, ndonëse u involvuan ShBA e Australia dhe Zelanda e Re. Por betejat u zhvilluan në Europë.

Edhe e Dyta ishte ashtu diçka e ngjajshme, ku territoret e Afrikës (me përjashtim të pak shteteve), Lindjes së Mesme, Australia, ShBA (hiqe portin Perl në Havai dhe disa ujdhesa tjera në Paqësor) ishin jashtë asaj lufte.

Zatën Lufta e Parë Botërore nuk u quajt ashtu deri në shtator të 1939'ës, kur Gjermania sulmoi Poloninë. Deri atëhere quhej Lufta e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat