Parashikim: VV 49%, PDK 20%, LDK 16%, AAK-NISMA 10%, të tjerët 5%

Opinione

Parashikim: VV 49%, PDK 20%, LDK 16%, AAK-NISMA 10%, të tjerët 5%

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 janar 2025 Në ora: 15:48
Autori Faton Mehmeti

Sondazhet janë të zakonshme në demokraci, aq më tepër në prag të zgjedhjeve, ashtu siç janë edhe parashikimet. Kam bërë parashikimin për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, që doli të ishte i saktë për partinë e parë dhe të dytë, përveç partisë së tretë (LDK), e cila doli të ishte shumë më e ulët. Duke qenë se edhe një javë zyrtarisht fillon fushata, i jap vetes të drejtë të jap parashikimin për zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti. Këtë e bëj duke u bazuar në disa komponente që lidhen me bisedat me njerëz, koalicionet, si dhe afrimin e figurave brenda partive që mund të sjellin vota.

Kështu, veçse pranohet edhe nga kundërshtarët se VV del e para, pritet që PDK, me Bedri Hamzën, të ketë një rritje të lehtë, duke mbetur në vendin e dytë, dhe LDK përsëri aty ku është, e treta. Derisa AAK në koalicion me Nismën dhe disa të tjera është e katërta.

Sa i përket përqindjes, pa futur këtu dëshirat personale, por nga gjykimi me kokë të ftohtë, besoj se Vetëvendosje do të dalë diku me 49% të votave, pas saj PDK me 20%, LDK me 16%, AAK-NISMA 10% dhe të tjerët 5%. Besoj se do të jem i saktë në këtë parashikim, megjithatë, të presim zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të shohim se ku jemi. Vetëm pas zgjedhjeve mund të shohim a kam qëlluar apo jo.

Tek e fundit, është votuesi ai që mund të vendosë fatin e secilit në politikë, andaj edhe parashikimet bëhen mbi bazën e pëlqimit të qytetarëve për liderët e partive politike. Të presim 9 shkurtin, deri atëherë mund të bëjmë parashikime, pastaj analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat