Rritja enorme e mortalitetit në vitin 2024

Opinione

Rritja enorme e mortalitetit në vitin 2024

Nga: Av. Faik MIFTARI Më: 5 janar 2025 Në ora: 18:45
Autori Faik Miftari

Në këtë elaborim do të prezantojë rritjen enorme të mortalitetit (vdekshmërisë) në komunën e Prizrenit në vitin 2024. Mortaliteti(vdekshmëria) në komunën e Prizrenit ka shënuar një rritje enorme prej 25% në krahasim me vitin 2019, të cilën vit e kam marrë si krahasim i shkallës natyrale të mortalitetit, pasi që vitet 2020 dhe 2021 njihen kryesisht si vitet e pandemisë, me ç‘rast janë shënuar një numër rekord të vdekjeve jo vetëm në komunën e Prizrenit, por edhe në nivelin kombëtar të Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit 2022 kemi pas rritje të dukshme të mortalitetit (vdekshmërisë) në komunën e Prizrenit prej 23% në krahasim me vitin 2019, ndërsa në vitin 2023 mortaliteti ka shënuar një rënie prej 8% në krahasim me vitin 2022, dmth.15%.

Shpresoja se gjatë vitit 2024 do të kemi rënie të mëtutjeshme të mortalitetit në komunën e Prizrenit, duke marr për bazë rënien prej 8% gjatë vitit 2023, ashtu që pritsha një rënie të mëtutjeshme prej 5%, do të thotë të kemi një rritje prej 10% gjatë vitit 2024 në krahasim me vitin krahasues 2019 para pandemisë.

Gjatë vitit 2024 në vend se të vazhdojë mortaliteti me rënie ka shënuar një rritje enorme prej rreth 25% në komunën e Prizrenit me vitin krahasues 2019, me ç’rast jam befasuar pamasë pasi që nuk pritja një gjë të tillë. Ashtu që kjo rritje enorme e mortalitetit në komunën e Prizrenit, gjatë muajit nëntor ka shënuar një rritje prej 30%, ndërsa gjatë muajit dhjetor ka shënuar një rritje prej 50 % në krahasim me mesataren e vitit 2019 që është tejet alarmuese dhe shqetësuese.

Përderisa në vitin 2019 në komunën e Prizrenit kanë vdekur 874 persona, në vitin 2020 kanë vdekur 1502 persona, në vitin 2021 kanë vdekur 1474 persona, por këto 2 vite njihen si vitet e pandemisë me ç’rast janë shënuar vdekjet rekorde, në vitin 2022 kanë vdekur 1077 persona, në vitin 2023 kanë vdekur 1001 persona, për të arritur një rritje enorme prej 1103 personave të vdekur gjatë vitit 2024. Rritja enorme e mortalitetit(vdekshmërisë) në komunën e Prizrenit me siguri është edhe në nivel të Republikës së Kosovës, ashtu që do të duhej edhe Enti Statistikor i Kosovës t’i publikojë të dhënat e mortalitetit në nivelin nacional të Republikën së Kosovës për vitin 2024 si dhe të bëjë krahasimin me shkallën e mortalitetit gjatë vitit 2019 në Republikën e Kosovës.

Edhe gjatë vitit 2024, sikurse gjatë vitit 2022 dhe 2023, krahas personave të moshës së shtyrë kanë vazhduar të vdesin veçanërisht persona të moshës së mesme dhe persona të rinj dhe atë duke vdekur papritmas, kudo qoftë, në shtëpi, në banesë, në lokal, në vendin e punës, në oborr, në rrugë, në mal, në zyrë, në objekt, në xhami, në kishë, në park, në aeroplan, në autobus, në veturë, në fushë sportive, në podium, etj., që gjer tani një dukuri e tillë kurrë më parë nuk është shënuar.

Personat që po vdesin papritmas, kryesisht po përjetojnë, sulm në zemër, goditje në tru, pneumoni, mpiksje gjaku, si dhe kemi rritje marramendëse të të sëmurëve nga kanceri dhe zemra dhe sëmundje tjera si pasojë e efekteve anësore të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës me vaksinat mRNA kundër Covid-19.

Sa për ilustrim do të prezantojë të dhënat më të reja të studimit shkencor të sapo publikuar me titull: ”Our autopsy study proves that COVID-19 injections cause death and fulfill the FDA’s definition of a Class I Recall” në të cilin është konkluduar se: “ ekziston lidhja kauzale në mes rasteve vdekjeprurëse dhe vaksinave të injektuara kundër COVID-19“. Në këtë studim shkencor përveç tjerash janë dhënë rezultatet e materialit hulumtues të 325 personave që janë nënshtruar obduksionit e të cilët kanë pranuar së paku një dozë të vaksinimit kundër COVID-19, në të cilët çdo gjetje e obduksionit ka qenë e hulumtuar prej 3 shkencëtarëve të cilët kanë punuar ndaras me ç’rast kanë theksuar se: “se vaksinat COVID-19 janë shkaktar të rritjes së mortalitetit(vdekshmërisë)“. Në këtë hulumtim janë marr parasysh gjetjet e obduksionit të 325 personave të vaksinuar të vdekur gjer më 18.05.2023.

Në hyrje të këtij punimi shkencor përveç tjerash theksohet se:“69% të popullatës botërore kanë pranuar së paku një vaksinë kundër COVID-19 gjer më 31.05.2023“, më tutje theksohet se: “se kjo vaksinë ndikon në zhvillimin e përshpejtuar të kancerit, pasi që çrregullon sistemin kontrollues të tumorëve. Është vënë re lidhja kauzale e mundshme e vaksinave COVID-19 dhe sëmundjeve të ndryshme si pasojë e efekteve anësore të tyre, duke përfshirë çrregullimet neurologjike, goditjet në tru, miokarditisi, anemia, dobësimi i imunitetit si dhe përhapja turbo e kancerit në fazën e hershme të sëmundjes, etj“.

Edhe pse do të duhej të alarmohen të gjithë shtresat e shoqërisë në Republikën e Kosovës, përkundër saj të gjithë po heshtin, që nga institucionet shtetërore, shëndetësore, drejtësisë, sigurisë, presidencës, qeverisë, opozitës, organizatave joqeveritare, e gjer tek mediat elektronike, portalet dhe rrjetet sociale, gazetarët dhe analistët, sikurse këto vdekje të papritura dhe rritja enorme e mortalitetit po ndodh diku larg, në planetin Mars, e jo në Republikën e Kosovës.

P.S. Sa për informim me datë 3 janar 2025 kanë vdekur 12 persona në komunën e Prizrenit!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat