Krishtlindjet serbe

Opinione

Krishtlindjet serbe

Nga: Milazim Maraj Më: 6 janar 2025 Në ora: 15:00
Milazim Maraj

Këto nuk janë Krishtlindje ortodokse, janë serbe të quajtura( pravosllave). Këto dallojnë nga festat tjera ku kërkohet shumë dashuri, shumë paqe, mirëkuptim, mirëqenie, kërkohet lumturi në familje dhe në mes të njerëzimit në përgjithësi. Në këtë festë kërkohet hapësirë për serbet dhe ruset.

Serbet që dallojnë nga të tjerët, që janë popull hyjnor, që janë ndryshe nga të tjerët. Që kanë të drejt të vrasin të okupojnë, të plaçkitin, të dhunojnë dhe të masakrojnë.

Kjo festë e udhëhequr nga kleri serb që quhet pop, do të bekoj krimet serbe, ku do dhe ndaj kujtdo, që nuk i bindet Rusisë dhe të voglit të saj Serbisë. Do të bekohet gënjeshtra serbe që është në program të shtetit serb si bazë.

Në këto festa do të bekohet edhe kërcënimi ndaj atyre serbeve që janë pak më të pavarur dhe kërkojnë të dëgjohet fjala e tyre. Në këtë festë sigurisht do të bekohet edhe korrupsioni i Vuçiqit dhe klikës së tij. A do të lutet kleri serb për viktimat e korrupsionit në Serbi, apo për të korruptuarit ose për të dyja palët për të mos rënë në sy.

Sigurisht që nuk do të lutët për viktimat në Kosovë, në Bosnje, Kroaci,Ukrainë, por vetëm për 430.000 ushtarët e okupatorit rus që kanë rënë pa dëshirën e tyre dhe familjeve të tyre në këtë luftë të turpshme.

Nuk do të lutët as kërkojë mëshirë për gratë që po dhunohen në Ukrainë nga se ato ndoshta janë fajtore që kanë lindur “fëmijë kriminel” që tani luftojnë për Ukrainën dhe pengojnë rrugën “demokratike” ruse për të formuar Botën ruse. Nuk mëshirë as për këta që janë sllav.

Këta luftëtarë në Ukrainë janë fajtor sikur UÇK që luftonte për të mbrojtur atdheun dhe popullin e vet. Kështu bekoheshin kriminelet serb që nga viti 1980, e deri në vitin 2000, që vrisnin shqiptarë, dhunonin gra, kidnaponin fëmijë, kallnin shtëpi e tyre, masakronin ndërsa kleri serb viktimat shqiptare i prezantonte si viktima serbe, ndërsa kriminelet serb si shpëtimtarë. Kjo gënjeshtër ju kishte sukses sepse i përkrahte Rusia dhe dreqi.

Nga këto vite Kisha Serbe gënjeshtrën e ka më të shtrenjtë se Biblën. Kleri serb bekoj edhe luftën në Kosovë, kur kriminelet serb vrisnin fëmijë, i vrisnin edhe nënën dhe i preshin gjinjtë e nënës dhe i ofronin fëmijës së vrarë të goja dhe pastaj sigurisht që talleshin, ja të vdes unë i ofrova gjirin e ky nuk do të pijë.

Ky ishte humanizmi serb i bekuar nga kleri serb. Kisha serbe na përkujton edhe Kullën e popit në Istog. Në këtë Kullë Dushan Popoviqi komandant Malazez në vitin 1946 pushkatoj dhe masakroj 400 shqiptar sipas projektit dhe bekimit të Kishës serbe pikërisht në këtë festë ogurzezë.

Masakrat kryheshin në këtë Kullë ndërsa kriminelet këndonin, pini dhe terë natën binte harmonika më këngë e valle nacionaliste serbe. Po këto “Krishtlindje” do të festohen edhe në Pejë aty ku Milladin Popoviqi kishte urdhëruar masakrën e Tabëve të Pejës ku vrasin 3600 shqiptarë. Masakra të tilla ka pas anë e këndë Dardanisë.

Legjenda për këtë festë që serbet e quajnë bozhiq, njeh personazhe kriminele që quheshin kallukangja, kapuçonjë të zi dhe dhambëpirë etj. Kjo festë është festë e një oguri të zi, ku thirrët për luftë dhunë, fatkeqësi, okupim. Është një propagandë për të vazhduar më krime drejt formimit të Botës ruse, që këtu quhet Serbia e Madhe.

Askush deri sot nuk iu ka kundërvu kësaj metastaze të fatkeqësisë për njerëzimin në përgjithësi dhe për shqiptaret në veçanti. 6.1.2025

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat