Ekzistenca e diturisë

Opinione

Ekzistenca e diturisë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 7 janar 2025 Në ora: 14:07
Sulejman Mehazi

Ekzistojnë disa dituri, po vetëm dy janë kryesore:

- dituri me anë të librave të lexuar;
- dituri me anë të shpirtit të edukuar e të ndritur;

1. Me anë të librave të lexuar marrim dituri nga autorë të lëmive të ndryshme për t'u njohur me  dituritë njerëzore, shkencore e tokësore;

Me anë të shpirtit të edukuar e të ndritur që është dhuratë shpirtërore, këta vetvetiu pa ndihmën e askujt dinë të ndajnë, të dallojnë, të përkrahin e ta mbrojnë deri në vdekje të mirën nga e keqja njerëzore.

1.1.Të parët, që me anë të librave marrin dituri janë:
- të pa diturit;
- të diturit;
- intelektualët;
- politikanët.

Këta janë ata që me anë të intrigave diturake mashtrojnë njerëzimin, gjoja, se luftojnë të keqen, kurse në nënvetëdije për interesat e tyre vetjake e karrieriste ushqejnë të keqen njerëzore.

1.2. Të dytët, shpirtrat e edukuar e të ndritur janë:
- të mençurit;
- të urtët;
- të shenjtët dhe
- profetët;
Këta janë të paktë, por janë në gjendje të sakrifikojnë veten deri në zhdukje për të mirën e njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat