Me 9 shkurt 2025, Sovrani jep verdiktin!

Opinione

Me 9 shkurt 2025, Sovrani jep verdiktin!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 8 janar 2025 Në ora: 11:27
Autori Fatmir Bajraj

Nga Ibrahim Rugova deri të Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – SHBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër (parafrazim)!

Pas dëmtimit në palcë të raporteve të Qeverisë Kurti me aleatët tanë perëndimor; që nga BE, NATO dhe me vetë partnerin tonë strategjik dhe jetik, sponsorin e lirisë dhe pavarësisë sw Kosovës, SHBA-të, për pasojë kemi :

- Izolimin diplomatik ndërkombëtar :

a) mbyllja e dyerve Qeverisë së Kosovës nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare në perëndim,

b) pezullimi dhe ngrirja e anëtarësimit të Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizatat ndërkombëtare,

c) pezullimi dhe ngrirja e procesit të integrimeve në BE dhe NATO, si dhe ;

Izolimi dhe ndëshkimi ekonomik ndërkombëtarë :

a) ndalimi i investimeve kapitale të BE-së,

b) ndalja e fondeve financiare të BE-së për projekte zhvillimore, e tjera..

Pas ri-kthimit të fuqishëm n' pushtet të Presidentit amerikan Donald Trump dhe fitores së pastër të Republikanëve në Senat dhe Kongres, dhe sidomos, pas emërimit të ish ambasadorit amerikan Richard Grenell, emisar special nga ana e Presidentit të SHBA-ve, qytetarët e Kosovës me 9 shkurt 2025, në zgjedhjet nacionale, ky fakt i vë para një dileme HAMLETIANE, pra duhet të zgjedhin në mes të Kurtit dhe Kosovës, ngase tani e tutje dihet mirëfilli se të dyja nuk shkojnë bashkë.

Kosova nuk mund t'i mbaj dy bostana në një pëllëmbë !

Nëse Sovrani vendos t'i jap serish mbështetjen LVV-së së Kurtit, i bie që me votën dhe vullnetin e vetë, zgjedhë regresin, degradimin dhe izolimin e vendit, pra zgjedhë vetëdijshëm-dështimin.

Në të kundërtën, zgjedhë ; daljen nga izolimi dhe kolapsi, duke iu kthye vizionit të saj fillestar ; orientimit euro-perëndimor, anëtarësimit në BE dhe në strukturat veri-atlantike (NATO) dhe duke ruajtur e kultivuar në mënyrë permanente marrëdhëniet dhe miqësinë me SHBA-të.

P.S

Unë parapëlqej, por nuk di se kush do të fitoj besimin dhe mbështetjen e Sovranit me 9 shkurt, por ajo që di dhe për çfarë jam i bindur dhe i sigurt, është kjo :

Nëse rastësisht fiton Kurti, përplasja e Tij me Administratën Amerikane është e pashmangshme, të cilës Kurt & CO nuk mund t'i mbijetoj, për çfarë jam më se i bindur, por nuk mund t'i parashikoj pasojat për Kosovën dhe për të cilat duhet të jemi dhe mbahemi përgjegjës Ne si qytetarë të Kosovës.

Dua t ‘besoj, se si qytetarë të Republikës së Kosovës, pas "mësimit" që nxorëm nga qeverisja e LVV-së dhe e Kryeministrit Kurti, do të dimë t'i japim përgjigje fatit të vendit përmes votës së lirë, duke e nxjerrë jashtë pushtetit si të pa dobishëm dhe për ma tepër, edhe i rrezikshëm për shtetin e Kosovës, si projekt i përhershëm nacional, i tillë çfarë është sot për Ne, dhe ishte për Atin themelues të shtetit të Kosovës, presidentin historik, Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat