Pa ndihmën dhe mbështetjen më se 100 vjeçare të SHBA-ve e sotmja, e ardhmja dhe perspektiva shqiptare nuk do të kishte pasur kurrë këtë që shqiptarët kanë sot. Pa mbështetjen dhe rolin proshqiptar dhe mbështetës të SHBA-ve nuk do të kishim sot dy shtete shqiptare, pasi si Shqipëria ashtu edhe Kosova i detyrohen ekzistencës së tyre shtetërore ndihmës dhe mbështetjes vendimtare të SHBA-ve.
Po sikur të ndodhë që SHBA-të ta braktisin Shqipërinë dhe Kosovën, kush tjetër do ishte besnik dhe do të sakrifikonte për shqiptarët nga Europa që përkëdhel Serbinë dhe që i frikësohet Rusisë?
Në Europë është fakt se shteti turk mbështet Kosovën, por edhe poqese shqiptaret do i mbështeste Turqia fort dhe hapur,Europa dhe qarqe islamofobe do ta përdornin këtë gjë si justifikim kundër shqiptarëve sic edhe e përdorin.
BE nuk e pranon antarësimin e Turqisë në BE jo për standarded demokratike sic thuhet, por antarësimin e Turqisë në BE nuk e duan Franca dhe Gjermania sepse ato rolin lider të tyre në BE e shikojnë si kërcënim nga forca ekonomike, ushtarake dhe gjeostrategjike e Turqisë,
Europa e pabesë, sic e ka treguar në disa raste Franca, detyrimisht dhe nga zori BE respekton SHBA-të, sepse pa SHBA-të nuk do kishte as NATO, dhe BE nuk do ishte e sigurtë nga kërcëninmi rus.Kur BE, vetë ekzistenca e saj ka aq shumë nevojë për mbështëtetjen amerikane, llogariteni se sa vendimtare është mbështetja e SHBA per Shqipërinë e Kosovën
Më 1913, ambasadorët e shteteve më të fuqishme të Europës duke kënaqur Rusinë “Xhandarin Ndërkombëtar të asaj kohe”, europianët realizuan synimet e pretendimet e fqinjëve shoviniste sllavë, grek e ortodoks, shkëputën nga trupi krahinën e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare duke ua falur Serbisë, Greqisë e Malit të Zi. Gjatë Luftës Parë Botërore, Europa shkoi edhe më tej dhe akoma më rëndë e më keq kundër shqiptarëve: bëri një traktat për copëtimin e të gjithë Shqipërisë, duke ua ndarë atë fqinjve grekë, italianë, serbë e malazezë.
Kështu, Shqipëria e copëtuar u ndodh në fund të Luftës së Parë Botërore para rrezikut të shpërbërjes përfundimtare. Traktati i fshehtë i Londrës, ndërmjet Antantës dhe Italisë më 26 prill 1915, parashikonte ndarjen e tokave shqiptare mes Italisë, Greqisë e Serbisë e Malit të Zi.
Ishte Presidenti amerikan që nuk e lejoi këtë masakër kundër shqiptarëve dhe ai garantoi ekzistencën e Shtetit shqiptar, se sa për Europën Shqipëria do ishte fshirë nga harta.
Po kështu janë po SHBA-të ato të cilat pas luftës së Dytë Botërore nuk lejuan gllabërimin e Shqipërisë nga ish-Jugosllavia, dhe pavarësisht se Shqipëria socialisto-enveriste ishte më anti-SHBA se sa edhe vetë Bashkimi Sovjetik, përsëri SHBA-të ishin garant dhe mbronin Shqipërinë nga rreziku shovinist grek e sllav.
Janë po SHBA-të ato të cilat e ndihmuan Shqipërinë në shembjen e komunizmit , në rrugën e demokratizimit të saj, në anëtarësimin në NATO. Janë po SHBA-të që e mbështesin sot Shqipërinë edhe në integrimin në BE, në ndërtimin e shtetit modern e ligjor, për Veting-un dhe në luftën kundër korrupsionit, pasi këto nuk është në gjendje që t’i kryejë vetë politika shqiptare, por madje përkundrazi, vetë politika shqiptare është sot problemi më i madh që shqetëson dhe preokupon shqiptarët, si një politikë anti-publike, e stërkorruptuar, tradhtare dhe e mosinteresimit për interesin zhvillimor, demokratik dhe integral të shtetit e të shoqërisë shqiptare.
Po kështu që as nuk mund të paramendohet se sot do të kishim shtetin shqiptar të Kosovës pa rolin historik e vendimtar të SHBA-ve, dhe që këtë rol ndihmës e mbështetës vendimtar, rol garancie e sigurie për Kosovën e luajnë edhe sot SHBA-të.
Janë SHBA-të ato prej të cilave Kosovës i erdhën edhe njohjet më të mëdha të Shtetit të Kosovës nga shtetet e vendet e Botës. Janë po SHBA-të avokati dhe mbështetësi më i madh i Kosovës për integrimin e saj në organizata e organizma ndërkombëtarë.
Janë po SHBA-të ato të cilat mbrojnë dhe garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e dy shteteve shqiptare të cilat janë dy shtetet më të dobëta në rajon dhe Europë ekonomikisht e ushtarakisht. Dhe logjikshëm pra vjen edhe pyetja se çfarë janë edhe sot në gjendje të bëjnë vetë shqiptarët pa ndihmën e SHBA-ve?