Çfarë shpreh vënia e taksave vetëm për autostradat në Veri nga Rama - qeveri...?!

Opinione

Çfarë shpreh vënia e taksave vetëm për autostradat në Veri nga Rama - qeveri...?!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 9 janar 2025 Në ora: 11:23
Autori Xhevat Mustafa

Këtë pyetje, që bëhet prej disa vitesh, sidomos nga banorë të Veriut të Shqipërisë e të Kosovës, e shtroi për debat më 4 janar 2025 në faqen e tij në facebook Leonardo Nika. Përgjigjen time koncize për këtë mik të nderuar e përpunova dhe pasi i shtova disa rreshta, po jua përcjell më të zgjeruar!

e kësaj pyetjeje të logjikshme nuk kërkon vramendje të madhe! As konsultime të shumta me ekspertë të njohur, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ajo përmban dhe nuk i fsheh dot dozat e forta e të moçme të krahinarizmit, sidomos në këta 80 vjet të mbretërimit të PKSH-PPSH-PSSH, drejtuar nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Edi Rama... Apo më shqip dhe më troç të favorizimit dhe privilegjimit të Jugu të Shqipërisët, sidomos të Zonës së Parë Operative, të Vlorës, Tepelenës, Skraparit, Gjirokastrës...

Ky vlerësim, qëndrim dhe trajtim diskriminues, edhe me një dozë racizmi ndaj Veriut, i ndjeshëm dhe i përjetueshëm gjatë 47 viteve të diktaturës gjase komunisto- socialiste shprehej edhe në një fakt kompleks. Edhe pse në Veri ishin hidrocentralet më të mëdha dhe shumica e minierave, përsëri shumica e krahinave dhe qyteteve të tij ishin ndjeshëm më ulët se qytetet dhe krahinat e Jugut për nga nivelet e zhvillimit, mirëqenies, përkujdesjes shëndetësore, masivizimit të arsimit, sidomos atij të mesëm e të lartë; të emancipimit, kulturimit, infrastrukturës...Shumë domethënës, shprehës dhe akuzues është fakti se në shumicën e krahinave dhe të fshatrave të Veriut, që kishte shumë hidrocentrale, sidomos gjatë dimrave të egër e të gjatë, ndërpritej shpesh dhe gjatë furnizimi me energji elektrike dhe kështu shumica e shtëpive mbeteshin vetëm më dritat e kandilëve e të oxhakëve me dru...

Po kaq shprehës është edhe fakti tjetër, i përjetueshëm deri në më 1991, pra për 47 vjet, që edhe mesuesit edhe kuadrot e tjerë, si mjekët, agronomët dhe veterinerët, gjeologët, oficerët e ushtrisë e të policisë, gjyqtarët dhe prokurorët, ishin nga Jugu ose me origjinë jugore, ardhur herët apo ca më vonë në Tiranë, Durrës, Elbasan..., a thua se vetem Jugu ishte për gjithçka e për drejtim...!?

Merret me mend apo kuptohet lehtë se përse u la kaq gjatë Veriu i Shqipërisë pa pasur më shumë apo në shumicë në këta sektorë jetikë, qeverisës dhe shtetërorë bij e bija të vet, me diploma universitetesh dhe institutesh...!? Edhe për nga shifrat e përfaqësimit në ish KQ të PKSH- PPSH- PSSH, në ish Byronë Politike, në ish Këshillin e Ministrave...; në shumicën e personelit të ministrive, drejtorive të përgjithshme, agjensive kombëtare...shumica e drejtuesve dhe e kuadrove të tre niveleve ishin nga Jugu, jo pak edhe vetëm me diplomën e arsimimit në Shkollën e Partisë “Vladimir Ilic Lenin” në Tiranë !? Edhe në këta 33 vjet të Demokracisë allashqiptare, më shumë se politikat e pakta favorizuese ekonomiko- sociale dhe arsimore- kulturore qeveritare, Veriun e kanë ndihmuar ndjeshëm dhe dukshëm lëvizja masive njerëzore drejt Shqipërisë së Mesme, sidomos Tiranës, Durrësit, Elbasanit si dhe emigracioni mbi 34 vjeçar drejt Greqisë, Italisë, Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Holandës, vendeve nordike, Britanisë së Madhe, Kanadasë, SHBA- së, Australisë...! Dy standartësia dhe përçmimi ndaj Veriut shprehet edhe në një fjalë apo epitet me dozë pejorativiteti dhe antikombëtarizmi: në Veri ka "malokë", ndërsa në Jugë, edhe pse shumë krahina, në faqe malesh, janë me qindra metra më tepër mbi nivelin e detit, na paska fshatarë...???!!! Duke e konkretizuar me emra figurash historike kombëtare e jo krahinore, vetë VKM-isti i kësaj ndarjeje de facto, na jep arsye edhe të mendojmë e shprehemi edhe me një dozë të lartë grotesku për të dhënë një përgjigje subjektive e debatuese se përse deri më sot taksohen vetëm autostradat e Veriut!

Ndoshta, sepse nga Jugu janë Ismail Qemali, Selam Musai, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Spiro Koleka, Gogo Nushi, Adil Çarçani, Shefqet Peçi..., Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Spartak Braho, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali...???!!! Ndoshta, sepse nga Veriu janë "një farë"...Skënderbeu, "një farë" Mic Sokoli, “një farë” Isa Boletini, "një farë" Idriz Seferi, "një farë" Hasan Prishtina, "një farë" Gjergj Fishta, "një farë" Ndre Mjeda, “një farë” Luigj Kurakuqi, "një farë" At Zef Pllumi", "një farë" Nënë Tereza, "një farë" Ibrahim Rugova, "një farë" Adem Jashari, "një farë Adem Demaçi, “një farë” Esat Mekuli, “një farë” Nexhmije Pagarusha, “një farë” Sali Berisha, “një farë” Azem Hajdari, "një farë" Albin Kurti, "një farë" Vjosa Osmani"...???!!!

Për më tepër e më keq, ndoshta kjo është bërë e bëhet edhe për interesa e llogari krejtësisht elektorale dhe demagogjike?! Sepse në Jugë ka pasur dhe ka shumë më tepër bastione dhe kontigjente të sigurt apo të përjetshëm "të së majtës" apo gjasme të majtës, as komuniste, as socialiste, as thellësisht shqiptare e kombëtare, por më shumë dhe deri në absurditet internacionaliste dhe vëllazërishte me Titon dhe Vuçiçin me se sa në Veri, ku ka pas shumë herët bastione të fortë të antikomunizmit, evropiano- perendimorizimit, demokracisë, shqiptarisë me vepra dhe sakrifica, deri në vetëmohim...?! Edhe më shqip e më troç: vendosja deri më sot e trarëve dhe e pagesave në lekë dhe euro vetëm në autostradat e Veriut, a nuk mund të kuptohet apo interpretohet si dëshmi e freskët e të vërtetës rreth 83 vjeçare, se nga PKSH- PPSH- PSSH Jugu është dashur dhe trajtuar dhe vazhdon të gëzojë përkujdesje si i nënës, kryesisht për drejtim dhe pushtet dhe Veriu si i njerkës, më shumë për minerale e korent e për një Kastrat Shefqet...dhe për Rama- shtet...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat