Nëse VV nuk fiton 50%, me kë duhet të bëjë koalicion, VV-LDK apo VV-PDK?!

Opinione

Nëse VV nuk fiton 50%, me kë duhet të bëjë koalicion, VV-LDK apo VV-PDK?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 janar 2025 Në ora: 14:45
Autori Faton Mehmeti

Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore. Hipotezat, aludimet dhe parashikimet janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Kështu që na lejohet edhe neve të bëjmë hipoteza të ndryshme. Njëra nga ato ka të bëjë me pikëpyetjen: çfarë nëse VV nuk arrin të marrë mbi 50% të votave, duke përmendur koalicionet e mundshme. Koalicioni i madh me LDK apo PDK shihet si opsion, por realisht, me kë mund të bëjë koalicion VV në një rast të tillë?

Me LDK ekziston ende hendeku që nga prishja e "koalicionit të shpresës". Ndonëse, nga anëtarët e VV, më lehtë pranohet një koalicion me LDK se sa me PDK. Ndonëse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, disa herë ka theksuar se PDK s’ka vija të kuqe me askënd, megjithatë ka theksuar se "dallimet mes PDK-së dhe VV-së si parti janë të mëdha. Por, s’kemi vija të kuqe për asnjë parti, as për VV-në", çka le të hapur mundësitë për koalicion në të ardhmen, jo edhe të largët.

Ritheksimi i shpeshtë për koalicion me këdo shpërfaq dëshirën e madhe të patheksuar të PDK-së për koalicion me Vetëvendosjen. E dinë në PDK se gjatë do të mbesin në opozitë, duke e parë koalicionin me VV si mundësinë e vetme. Mirëpo, nga VV, qysh moti kanë theksuar se vijat e kuqe janë vetëm për PDK-në, duke rrëzuar iluzionet e "krahut të luftës" për koalicion me partinë e Albin Kurtit. Derisa me AAK duket më i vështirë një koalicion i tillë (AAK së pari duhet të kalojë pragun), gjithësesi do të jetë interesant të shohim një koalicion VV-LDK apo VV-PDK. Ndonëse asnjëra mund të mos realizohet nëse VV fiton mbi 50% të votave, çka nuk është befasi nëse ndodh.

Të gjitha rregullimet përfshijnë korrigjimin e gabimeve gramatikore dhe drejtshkrimore, si dhe disa përshtatje të formës së shkrimit për qartësi më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat