Elon Musk, me këto sulmet ndaj kryeministrit britanik, Keir Starmer, dhe përkrahjen e djathtës ekstreme, nëpërmes të platformës së tij "X" është ka ja bënë disa shërbime Britanisë.
E para skenën politike po e bënë më interesante duke i tërheq edhe ata të cilët politikën nuk e kanë afër zemrës.
E dyta, opinionit britanik po ju rikujton se "qytetaria" për të cilën gjenerata të tëra kanë kontribuar, është si të gjitha fenomenet tjera "nëse nuk përkujdesesh" shuhet. Nëse Ti hesht dhe nuk bënë asgjë, atëherë dikush tjetër flet dhe vepron për Ty.
Andaj kohën e fundit ka një reagim goxha të madh ndaj "këtij miliarderi arrogant", pa marrë parasysh se ai është bashkëpunëtor i ngusht i kryetarit të zgjedhur të aleatit më të madh të Britanisë.
Sipas një sondazhi të para disa dite, përkrahja ndaj qëndrimeve politike të Musk'ut në Britani është më pak se 17%.
Pra këto sulme ndaj Keir Stermer dhe qeverisë britanike në përgjithësi, edhe pse Musk prezentohet si bashkëpunëtori më i ngusht i Trump'it dhe njeriu më i pasur në botë, megjithatë opozita konzervatore nuk po e përkrah, e ajo liberalo-demokratja edhe më pak. Sepse "politikën e zhvillojmë ne britanikët nuk ka nevojë dikush nga jashtë të na diktojë se çfarë duhet të bëjmë ne me Britaninë".
Sidomos përkrahja e tij ndaj Tommy Robinson'it, një racisti i së djathtës ekstreme britanike, i cili momentalisht gjendet në burg për "mosrespektim të gjykatës" e ka përçarë edhe me Nigel Farage, po ashtu një politikan i së djathtës (më të butë) ekstreme britanike.
Një gjë është e qartë, se "miliarderi arrogant" Musk, përkrahësi i Barack Obama's në 2008 dhe 2012, i Hillary Clinton'it me 2016, Joe Biden'it me 2020, dhe tashti me përkrahjen ndaj Donald Trump'it është ka kërkon diçka më shumë nga politika se sa veç "pozitën e një fansi VIP të pasur".
Edhe ashtu tashti është shumë më i pasur se që ishte para disa vjetëve kur paraqitej si demokrat i cili përkujdesej për nxehjen globale me Tesla'n e tij.