Dikur myslimanë deklaroheshin vetëm boshnjakët sllavë (Bosnjë Hercegovinë), torbeshët (makedonski muslimani) dhe ndonjë deledash. Asnjë i deklaruar mysliman nuk fliste shqip. Për herë të parë me 1971 myslimanët u futën në kategorinë e kombit. Ishin komb, nuk ishin besim fetar.
Pra Jugosllavia pranonte gjashtë kombe sllave ( slloven, kroat, serb, mysliman, maqedon, malazez) dhe dy kombësi jo sllave: shqiptarët e hungarezët.
Edhe në shekullin XIX kronistët nga Perëndimi tregonin për shqiptarët të vetmit që e deklaronin kombin, përderisa sllavët në Serbi, Bullgari e Mal të Zi, në vend të kombësisë e deklaronin fenë. Komb nuk kishin.
Në ish hapësirën e Jugosllavisë janë formuar shtetet me kombet “kushtetuese” të vitit 1971. Vetëm Dardania e bëri shtetin me shqiptarë, që përbenin mbi 95 për qind të popullatës.
Rrjedhimisht të gjitha partitë politike shqiptare e kishin kryetarin dhe kryesinë shqiptare, ndërsa serbët, myslimanët, hashkalitë, romët etj, kishin partitë e tyre.
Për herë të parë në histori një kryetar partie shqiptare (LDK), tha se është mysliman.
Kështu Lidhja Demokratike e Kosovës, dikur partia më e madhe shqiptare në Ballkan, u gdhi me kryetar mysliman sllav të deklaruar, sepse komb mysliman jo sllav nuk ka.
Lidhja Demokratike e Kosovës e heshti këtë skandal, e heshti edhe shkeljen e .laizizmit, Dardania është shtete laik, nuk është shtet islamik, kisha e xhamia janë të ndara nga shteti.