Ka ngjarje të mëdha në këtë vend, por ato nuk shkruhen mirë. Çfarë tregon kjo?
Kjo tregon se sot në Shqipëri nuk ka më shkrimtarë
Ka gra dhe vajza shumë të bukura në këtë vend, por ato nuk e dinë forcën e tyre.
Jo mo, ato e dinë, e ushtrojnë, por nuk e tregojnë, se janë të mençura.
Ka mashtrues të mëdhenj në këtë vend, por ata po pëlqehen nga shume e shumën të tjerë, se ligji nuk ekziston dhe mashtrimi po kthehet si një sspekt moral.
Filozofia moderne na ka thënë se:
E përbashkëta që kanë të gjitha ushtritë me njëra-tjetrën, është vullneti i komandantëve.
Por ama, po njëlloj...
E Përbashkëta që kanë të gjitha qeveritë është vullneti i kryeministrit.
Po ne shqiptarët, ku kemi qenë në këta tridhjetë vite, te vullneti i popullit apo te vullneti i kryeministrave?
Ne sigurisht kemi qëndruar te vullneti i kryeministrave që kanë ikur, që janë dhe të atyre që do të vijnë.
Gruan e bukur që shfaqet shpesh në televizion e dashurojnë të gjithë. Por kur ti i pyet burrat e qytetit për secilën prej tyre, ata thonë: ato janë kurva.
Po pse nuk e dinë këta që prostituta nuk punon në televizion, por në një kuplara?
E dinë, mo e dinë, por ata thonë se: që të jesh i qetë, ti, të bukurën që e dashurojnë të gjithë, duhet ta pështysh.
Por, kur e dëgjoi gruaja e bukur këtë, ajo tha:
Po, ne e kemi vënë re këtë lloj gjesti, por na ka ardhur keq kur kemi parë se, pështyma që ata kanë hedhur me hark drejt nesh, iu ka rënë në fytyrën e tyre.
Një qytetar i shqetësuar shkoi te një avokat dhe i tha: nuk e di se çfarë po më ndodh, se mua, gruaje e tjetrit më pëlqen me shumë se gruaja ime.
Duhet të pyesësh edhe gruan tënde, i tha avokati, se mos ndoshta edhe asaj, njëlloj si ti, po i pëlqen burri i një gruaje tjetër më shumë nga sa ajo të pëlqen ty.
Pse po ma thua këtë? e pyeti burri avokatin me një farë pezmi, dhe avokati iu përgjigj:
Sepse ky quhet barazim, dhe unë mendoj se ky lloj barazim mund të sjellë edhe qetësinë tënde.
E dashur, e pyeti ai gruan e vet, ti shumë e bukur je, por si shpjegohet që mua gruaja e Simonit po më pëlqen më shumë se ti?
S'ka problem, i tha gruaja, se edhe mua, po njëlloj, Simoni po më pëlqen më shumë se ti.