Zyrtarisht fillon fushata e rrenave

Opinione

Zyrtarisht fillon fushata e rrenave

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 janar 2025 Në ora: 22:10
Faton Mehmeti

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Janë mbi 1000 kandidatë që kandidojnë për fituar ulësen e deputetit. Kjo fushatë pritet të karakterizohet me gjuhë të ashpër, me premtime që edhe vetë nuk i besojnë dhe me oferta të shumta për të përfituar vota.

Për qytetarët, zgjedhjet shihen kryesisht si mundësi që të ndikojnë te politikanët që të kenë një të ardhme më të mirë, por ato shfrytëzohen edhe si mjet, përmes të cilit, partitë politike dhe kandidatët e tyre mobilizojnë masën për t’i mbështetur ata që të bëhen zëri i tyre në kuvend.

Një formë tjetër që kandidatët e përdorin në fushatë është edhe interneti sepse mesazhi i tyre u shkon votuesve pa u komentuar apo sfiduar komenti që duan të përcjellin kandidatët.

Por, të ndalemi tek fushata si koncept edhe si praktikë, tek ne nuk korrespodon asnjëherë njëra me tjetrin. Si koncept ka qëllim njohjen e qytetarëve me programin dhe një lidhje besimi mes votuesve dhe të votuarëve e që ka brenda saj edhe përgjegjësinë.

Në realitet është krejt ndryshe, fushata shoqërohet me premtime, si mënyrë për të ardhur në pushtet. E pushtetin, pastaj e përdorin për interesa të tyre dhe të një grupi të vogël për pasuri të shpejtë. Me pak fjalë, fushata zgjedhore është fushatë e rrenave, mashtrimeve.

Në veçanti, qytetarët nuk duhet të votojnë ata që rrenën e kanë profesion, të cilët kanë rrejt për me vjedh dhe për me mbulu hajninë. Andaj, në këtë fushatë do të dëgjojmë shumë rrena e mashtrime, edhe më shumë se me 1 prill. Mos u habitni nga rrenat, ato janë pjesë e fjalorit të politikanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat