Skena politike nӫ Kosovӫ përkatësisht partitë politike asnjëherë nuk arritӫn tӫ profilizohen, tӫ konsilidohen, tӫ edukohen dhe emancipohen nӫ bazӫ tӫ rregullave demokratike qӫ i kӫrkohet njӫ shoqӫri normale.
Tani kur jemi nӫ prag tӫ zgjedhjeve nacionale skena politike përkatësisht partitë politike kanӫ filluar njӫ fushatӫ denigruese me plotӫ urrejtje dhe shpifje, me plotӫ tӫ pavërteta dhe tendenca pӫrmes tӫ cilave shpresojnӫ ti manipulojnë qytetarӫt pӫr tӫ marrӫ mӫ shumӫ vota.
Qӫ nga pas lufta skena politike nӫ Kosovӫ nuk ndryshoj pӫr tӫ sjellur vlera, me vizion tӫ ri pӫr tӫ mirӫn e qytetarëve dhe pӫr ta ndӫrtuar Shtetin. Janӫ po kӫta tӫ njӫjtit liderӫ tӫ cilӫt nuk hoqӫn dorӫ asnjëherë nga aspiratat e mykura, primitive pӫr ta mbajtur peng partin dhe pӫr ta shantazhuar elektoratin.
Kjo po shihet edhe tani ende pa filluar dinamika propaganduese pӫr ta hipnotizuar elektoratin votues. Klima politike e cila mbizotӫron mbi bӫrthamӫn e partive tregon fytyrën e vӫrtet tӫ strukturave partiake tӫ cilat pӫrbӫhen nga klanet e liderit tӫ partisë qӫ i përngjajnë njӫ rrethi familjarӫ, regjional apo krahinor.
Kosova ka probleme tӫ shumta ekonomike, sociale, probleme kӫto tӫ cilat kërkojnë zgjidhje dhe prioritet: si nӫ Sistemin e Drejtӫsisӫ, nӫ Sistemin e Arsimit dhe Edukimit, nӫ Sistemin Shӫndetӫsorӫ, nӫ Kulturӫ dhe Informim.
Kosova ӫshtӫ e kërcënuar dhe e shantazhuar nӫ mӫnyrӫ permanente nga armiku mӫ i madh e kjo ӫshtӫ Serbia. Ka edhe shumӫ halle dhe probleme te cilat kane nevojë tӫ zgjidhen permes pӫrkrahjes nga Institucionet Ndërkombëtare e sidomos nga Amerika dhe Bashkimi Evropian.
I nënvizuam vetӫm disa nga problemet akute tӫ cilat partitӫ politike qe po garojnӫ pӫr Parlamentin e Kosovӫs nuk kanӫ arritur asnjӫherӫ ti avancojnӫ kӫto procese ne te mire pӫr vendin. Gjuha e urrejtjes, shpifjet, niveli i kulturӫs sӫ komunikimit ka ra nӫ fund tӫ pusit. Kjo gjendje e mjerueshme e kulturӫs sӫ komunikimit ӫshtӫ shqetӫsuese dhe paraqet rrezik pӫrmanent nӫ acarimin e raporteve ndӫrnjerӫzore.
Pӫrgjegjӫs kryesorӫ janӫ partitӫ politike tӫ cilat me qdo kusht pa i pӫrfillur normat demokratike po vrapojnӫ pӫr ta marrur pushtetin. Kӫsaj situate tӫ polarizimit e cila po i shkakton neveri qytetarӫve tӫ Kosovӫs, me vite i kanӫ ndihmuar njӫ numӫr i mediave nӫ Kosovӫ pӫrkatӫsisht njӫ numӫr i tӫ ashtuquajturӫve televizione puro private ne tӫ cilat janӫ instaluar individӫt (gazetarӫt, moderatorӫt, “pseudonalistӫt”) tӫ caktuar tӫ cilӫt politikӫn redaktuese dhe agjendӫn programore e shfrytӫzojnӫ nӫ dӫmӫ tӫ qytetarӫve e nӫ anӫn tjetӫr punojnӫ pӫr interesat e pronarit i cili ӫshtӫ i lidhur me grupet e mafisӫ biznesore dhe atӫ parapolitike.
Andaj kjo gjendje e krijuar kaotike po e sjellӫ Kosovӫn nӫ njӫ qorr sokak, duke i ngulfatur vlerat arsimore, intelektuale, shkencore tӫ njӫ pjese tӫ madhe tӫ qytetarӫve tӫ cilӫt qӫ nga pas lufta kanӫ mbetur tӫ braktisur dhe tӫ anashkaluar nga grupet e pseudopatriotӫve tӫ cilӫt pӫr njӫ kohӫ tӫ shkurtӫr depӫrtuan nӫ Institucionet e Shtetit duke u pasuruar pӫrmes formave mӫ tӫ ndryshme abuzive nӫ dӫmӫ tӫ popullit dhe tӫ Shtetit.
Tani po kӫta tӫ njӫjtit liderӫ partiak deputet e ish ministra janӫ mobilizuar duke vrapuar gjithandej Kosovӫs duke trokitur nӫ oda dhe kulla tӫ Shqiptarӫve pӫr ta kӫrkuar votӫn me premtime tӫ reja boshe tӫ cilat nuk kanӫ asnjӫ vlerӫ.
Andaj ӫshtӫ koha dhe momenti qӫ qdo njeri i kӫtij vendi tӫ mendojӫ mirӫ dhe ta ngrisӫ vetӫdijen duke logjikuar drejtӫ qӫ pӫrmes votӫs ti largojmӫ njӫherӫ e pӫrgjithmonӫ kӫta maskarenjӫ nga skena politike.