PDK vuan mungesën e lidershipit real, meqë në krye të saj, kemi dy "krerë" të instaluar dhe të katapultuar nga Haga, në vend që të kishim vetëm një nga një proces zgjedhor demokratik brënda sojit.
Pse ndoshi kështu?
Thaçi e Veseli, në stilin "ushtarak" të SHP të UÇK-së, kur sollën n'krye të SHP Agim Qekun dhe pamundësuan Sylejman Selimin të jetë në krye të SHP, për t'vetmen arsye dhe qellim:
Mbajtjën larg vendimarrjes se meritorëve dhe emrimin e atyre pa asnjë meritë dhe me të cilët luan dhe manipulon, madje edhe duke i instrumentalizuar e perdorur sipas interesit dhe nëvojës.
"Fatin" e Agim Qekut kishin Krasniqi dhe Hamza, derisa z.Enver Hoxhaj, duhej pa garë, të "pajtohej" me fatin e dikur të "SULLTANIT" (Sylejman Selimit)!
Pra, qellimi i binomit të pushtetshëm edhe nga Haga; Thaçi Veseli, po dihet, dhe ky është : Fati i tyre politik dhe jo i PDK-së dhe i Kosovës!
Dhe për pasojë, PDK në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkon pa lider real, pa kandidat serioz dhe me vet këtë fakt, edhe pa kandidat konkurues e rival në një garë politike ku kundërshtarët janë larg ma të fort dhe ma t'fuqishëm në të gjitha aspektet e rivalitetit dhe konkurencës.
Pra, tandemi i pushtetshëm i PDK-së nga Haga, Thaqi & Veseli, për interesat e tyre meskine, kanë penalizuar lidershipin nominal të PDK-së dhe vet PDK-në duke e dëmtuar seriozisht besueshmerinë që buron nga vet qellimi si premisë dhe metoda jo-demokratike e "operimit" dhe nominimeve autoritare.
Por, a është dëmtuar demokracia dhe vet konkurenca elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025?
Unë thëm PO!
Si konsekunecë, PDK shkon në zgjedhjet e 9 shkurtit, pa lidership kredibil dhe të cilësuar, pa kandidat të besueshëm dhe unik dhe me një "tren" i cili tërhiqët nga dy e ma shumë lokomotiva në drejtime të pa definuara.
PDK, dhe kandidati i saj për kryemnistër, z. Bedri Hamza, nuk mund t'i konkuroj as përsëafermi kundërkandidatët nga subjektet tjera, duke mos qenë njëkohësisht edhe kryetar i partisë, siq është rregulli dhe siq janë të tjerët.
Këtë hendikep dhe këtë logjikë të funksionimit të PDK-së, duke u menagjuar me duar të forta (Thaqi & Veseli) dhe duke u drejtuar nga distanca përmes ndërhyrjeve dhe operimeve "cezariane", e lëxon mirë votuesi i Kosovës dhe nuk e tumirë në asnjë rast dhe me asnjë çmim, për çfarë nuk do të mungoj hezitimi për t'i dhënë besimin dhe votën një subjketi totalitar dhe i cili në vend të demokracisë, simulon dhe improvizon procese që gjasojnë dhe jo ato që duhet të jenë realisht.
"Kosova mundet ma mirë", kjo i bije se nuk është edhe keq, apo!?
Pra, PDK nuk ofron dhe nuk është alternativë edhe nga vet sllogani i saj për zgjedhjet i cili është jo-sfidues dhe jo-ambicioz.
Kandidati për kryemnistër, ekonomisti Bedri Hamza, për dallim nga Dr Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili është edhe kryetar i partisë dhe ka një program të jashtzakonshëm qeverisës, të trajtuar dhe të hartuar nga ekipe profesionale dhe ekspertë të të gjitha fushave për një kohë dyvjeqare, PDK dhe z. Hamza, nuk kanë fare program qeverisës, nuk kanë platformë të sofistikuar dhe me vet këtë fakt, as vizion të çartë për daljën nga kriza dhe katrahura ku e ka katandisë vendin pushteti i Kurtit & CO.
55 mijë veteranët e rrejshëm, industri dhe makineri votuese e krahut të "luftës", pra parapolitika e PAN-it, e cila përpjestohet në mes të PAN-istëve, në varësi të regjioneve nga vijnë, nuk mjafton që me automatizëm t'a nxjerrë fituese një parti të profilit çfarë është PDK-ja, dhe n'veçanti me karakterin e saj jo demokratik dhe improvizues.
Prej djalit të Hashimit, e deri të djali i Hajrushit, sinonime të gjoksit dhe fytit, alias ; të mujshisë dhe folkorit politik, e që realisht kjo frymë dhe ky tregim, përshkon PDK-në në gjithë shtrirjën dhe historikun e saj, nuk janë asgjë tjetër, përveqse mungesë dhe deficit gjenetik i vlerave të këtij subjekti.
Cfarë të presim nga një kandidat pa program dhe vizion siq është Bedri Hamza?
Gjatë ditëve të fushatës, në mungesë të vizionit dhe programit qeverisës, do të simuloj shpetimtarin, me premtime boshe-megallomane, me ofertë të pa realizueshme dhe ad-hoc, logjikë kjo e PDK-së, e provuar tanimë në lëkurën e qytetarëve të Kosovës nga ish kryemnistri Thaqi si lider i PDK-së, dhe sue fundmi, edhe nga kryeministri i tashëm, z. Albin Kurti.
Dua të besoj, se qytetari i Kosovës, sot ma shumë se kurrë është vetëdijësuar dhe bënë dallimin e ofertes serioze nga mashtrimet e paskurpullta dhe premtimet e pambulesë.
Në këtë rrafsh, një rol krucial luan edhe media, misioni i së cilës është dhe duhet të jetë, detektimi dhe zhveshja e ofertave jo-serioze, dhe përcjellja e mesazhit në kohë dhe n'vendin e duhur, dhe sa do të jetë kështu dhe në këtë funksion, mbetet të shihet.