Po ta kishim fatin që sot të ishte midis nesh heroi legjendar Adem Jashari tradhtarët, vëllavrasësit për pushtet, hajnat multi milionësh, të korruptuarit ish komandantët e UÇK-së, të cilët i keqpërdorën paratë e mërgimtarëve tanë për UÇK-në, të cilët e vranë në Tiranë mizorisht gazetarin Ali Uka, e vranë prapa shpine gjeneralin Ahmet Krasniqi, i vranë edhe qindra patriotë të tjerë, këta ish komandantë të UÇK-së që legjitimuan 40 mijë veteranë të rrejshëm të UÇK-së, sot në Kosovë me siguri do të ishin prapa grilave.
Heroi legjendar Adem Jashari në ditët e sulmeve të ushtrisë e policisë serbe ndaj Kullave të Jasharajve sipas deklarimeve të një të mbijetuari ishte tejet i mllefosur dhe thoshte, “Heu si nuk u bë askush i gjallë të na sjellën armë dhe municione nga bunkeri që e kemi vendosur atje atje sipër Kullave tona”.
Heroi sypatrembur legjendar Adem Jashari me ndershmërinë, moralin dhe karakterin e tij të lartë atdhedashës, me trimërinë, guximin dhe flijimin e tij sëbshku me familjarët e tij për lirine e Kosovës, nuk kanë asgjë të përbashkët me ish komandantët tradhtarë, hora e rezila të UÇK-së të cilët e braktisën idealin, lavdinë për të grabitur meritat, pozitat dhe pasurinë e Kosovës.
Në odat e miqve në Kullat Heroike të Jasharajve në Prekaz as dje dhe as sot nuk janë të mirëseardhur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Bedri Hamza, Enver Hoxhaj e të ngjashëm si këta-nga PDK-ja. Nuk janë të mirëseardhur Isa Mustafa, Lumir Abdixhiku, Edita Tahiri, Lutfi Haziri e të ngjashëm si këta nga LDK-ja. Nuk janë të mirëseardhur Ramush Haradinaj dhe të ngjashëm si ai nga AAK-ja. Nuk janë të mirëseardhur as Fatmir Limaj dhe të ngjashëm si ai nga NISMA.
Kullat Heroike të Jasharajve në Prekaz dhe platoja memoriale ku prehen 59 heronjtë e lirisë së Kosovës nga Familja e Jasharajve me në krye heroin legjendar Adem Jashari që ranë heroikisht duke u rezistuar forcave të mëdha ushtatake e policore serbe në betejën tre ditore më 4-7 mars 1998, e bëjnë të pavdekshëm këtë Kompleks Memorial Madhështor në oborrin e këtyre Kullave, ngjallin emocione dhe kushtrim për jetë te jetëve dhe do të mbeten shëmbëlltyrë e sakrificës dhe e guximit të Kosovës për jetë të jetëve, do të mbeten mburojë dhe burim i pashtershëm i dinjitetit mbarë shqiptar për liri e pavarësi dhe për luftimin e urrejtjen ndaj tradhtarëve të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar.
59 martirët që prehen në varrezat në platonë para Kullave ë Jasharajve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz janë margaritari ynë shembullor e frymëzues atdhedashës mbarë shqiptar i sakrificës dhe flijimit për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës së bashku me 8 mijë dëshmorët e UÇK-së, dhe nuk ju nevojiten homazhet falso të AAK-së e Ramush Haradinajt, të PDK-së së Hashim Thaçit e Memli Krasniqit, të LDK-së e Lumir Abdixhikut dhe të Nisma e të Fatmir Limajt, që janë të përlyer fund e krye me tradhti, vëllavrasje, hajni e korrupsion.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma mashtrojnë për të shpresuar dhe shpresojnë për të mashtruar që të rikthehen në pushtet për ta mbrojtur veten dhe për ta copëtuar dhe fundosur Kosovën për çka janë përpjekur dje, po përpiqen sot dhe do të përpiqen edhe nesër, sepse këtu e shohin shpëtimin e tyre nga të zezat që ia kanë shkaktuar Kosovës gjersa ishin në pushtet.
Motra dhe vëllezër kosovarë para se ta hedhni votën në kutinë e votimit, mendoni me mendje të shëndoshë dhe votojeni Albin Kurtin e Vetëvendosjen në numrin 181 nëse dëshironi që Kosova ta ruajë lirine, integritetin, sovranitetin zhvillimin e lumturiminë.
Opozita vëllavrasëse për pushtet, vrasëse e gazetarëve për fjalën e vërtetë, kjo opozitë hajne multi milionëshe, kjo opozitë tradhtare e mashtruese PDK, LDK, AAK, e NISMA në fushatën e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 vetëm po trumbeton, premton dhe mashtron, por po e harron të kaluarën e saj të zezë dhe se me kuadro të vjetra e të konsumuara udhëheqëse asnjë vote nuk e meriton.
Opozita e sotme mjerane në Kosovë në këtë fushatë zgjedhore të 9 shkurtit 2025 ka marrë turrin e po mashtron me qëllime të errëta dhe me projekte që mbështeten vetëm në fantazinë e saj duke synuar që t’i mbulojë e mbrojë tradhtinë, vëllavrasjet, hajninë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj gjersa ishin nëpër funksione në në Kosovë 20 vitet e kaluara as që mendonin për restaurimin e Kullave Heroike të Jasharajve dhe për ndërtimin e këtij memoriali kaq të rëndësishëm për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët.
Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij u angazhuan me përkushtim dhe e hartuan projektin për restaurimin e këtyre kullave dhe për ndërtimin komplet të këtij Kompleksi Memoral gjigand “Adem Jashari” në Prekaz dhe të tërë kësaj zone dhe tani pritet përfundimi i tenderit se kujt do t’i besohet restaurimi i kullave dhe ndërtimi i këtij kompleksi në tërësi.
Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku edhe mund të kenë ardhur apo mund të vijnë për të bërë homazhe në këtë kompleks memorial, por kjo përbën vetëm një farsë për të bërë propagandë ditore para opinionit dhe për t’i mbuluar e kamufluar tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe për t’i mbuluar e kamufluar hajnitë multi milionëshe.
Memli Krasniqi-kryetar i PDK-ë, Lumir Abdixhiku-kryetar i LDK-së, Ramush Haradinaj-kryetar i AAK-së dhe Fatmir Limaj-kryetar i NISMA, janë narcistë ekstremë, karieristë dhe aventuriere të uritur për pushtet e për hajni, dhe e kanë humbur moralin dhe karakterin e tyre, e kanë humbur fisnikërinë kombëtare shqiptare.
PDK-ja nuk e meriton asnjë vote përderisa nuk distancohet nga tradhitë, krimet dhe korrupsioni i Hashim Thaçit Kadri Veselit Vlora Çitakut dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, përderisa e kanë Memli Krasniqin kryetar kukull të partisë dhe Bedri Hamzën kandidat për kryeministër, i cili vetëm fantazon e premton kuturu investime dhe rritje enorme pagash, përderisa nuk zbulohen vrasjet e kundërshtarëve politikë, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë, përderisa nuk largohen sekserët nga institucionet e Kosovës në prokurori, drejtësi dhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ku kjo parti vrasëse e tradhtare i ankimon padrejtësisht ligjet që janë në të mire dhe për prosperitetin e Kosovës, siç është Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
LDK-ja nuk e meriton asnjë vote përderisa nuk reformohet dhe distancohet nga Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe të gjithë anëtarët e konsumuar që e shuan frymën Ibrahim Rugovës në këtë parti, përderisa nuk e ngrenë zërin për zbardhjen e vrasjeve të qindra aktivistëve të saj, përderisa nuk distancohen nga hajnat të cilët i vodhën dhe i keqpërdorën paratë që mërgimtarët tanë i dërguan për luftën e UÇK-së, përderisa i kundërshtojnë padrejtësisht veprimet legjitime të Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij për shtrirjen e sovranitetit në Veri të Kosovës.
AAK-ja nuk e meriton asnjë vote përderisa nuk distancohet nga Ramush Haradinaj dhe korrupsioni multi milionësh, përderisa nuk distancohet nga bashkëpunimi me kapobandot serbe dhe me kriminelin Milan Radoiçiq, dhe përderisa e kritikojnë, ofendojnë dhe mundohen ta pengojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij për shtrirjen e sovranitetit në Veri të Kosovës.
NISMA nuk e meriton asnjë vote përderisa nuk distancohet nga e kaluara korruptive e Fatmir Limajt dh e partisë së tij.
PDK, LDK, AAK dhe NIsma nuk e kundërshtuan certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja për të bërë eventualisht aleancë pas zgjedhore me Listën Serbe duke shpresuar ta dëmtojnë Albin Kurtin.