Ky është shkaku kryesor pse nuk “ndez më” kjo formulë e publikuar për reflektim elitës politike dështuese shqiptare, shkruar nga Prof.Dr. Sali Kelmendi:
“Përshëndetje për të gjithë politikanët, profesorët, analistët dhe gazetarët kosovarë të angazhuar në çështjet ndërkombëtare. Mos e teproni me syzet e rrezikut nga Rusia në Republikën e Kosovës. Nëse 5 shtete të BE-së na njohin, njëkohësisht 4 anëtarë të NATO-s, Republika e Kosovës automatikisht do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s. Kjo mundësi është për shkak se BE-ja është një Organizatë Ndërkombëtare Rajonale Multifunksionale e së cilës OKB-ja ka detajuar rastin e Kosovës për një zgjidhje përfundimtare (duke shmangur kështu mundësinë e mundshme të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së). Kush po i ndalon këto vende të na njohin? Sigurisht që Rusia nuk e ka këtë kompetencë. BE-ja e ka ekskluzivisht këtë kompetencë. Logic esell pse po ndodh kjo? Cili është ndikimi i Kishës Katolike në Vatikan, Spanjë dhe Sllovaki apo Kishës Ortodokse në Rumani, Greqi dhe Qipro? Si përfundim, në rast të zvarritjes së pafund të BE-së, çështja e Kosovës mund të kthehet dhe të zgjidhet përfundimisht në KS të OKB-së? Republika e Kosovës (e mbështetur nga SHBA) është shtet i pavarur dhe, si shtet do ta obligojë vendin e saj në Bashkesinë Ndërkombëtare. “ (Nga FB, 7 janar 2025).
S’ka dilemë se ky vlerësim, është i qëlluar, mbase është me bazë të qëndrueshme juridike dhe politike ndërkombëtare për mbylljen e statusit të shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Mirëpo, fatkeqësisht vetë BE-ja këtë procedurë e ka ndryshuar me substitutin e Dialogut të Brukselit (2011-2025) në saje të pëlqimit të palëve negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës.
-Ja, ky është “REFLEKTIMI”, që nuk mund të korrigjojë kapitullimin e politikës dhe të diplomacisë së Prishtinës zyrtare, që në momentin e duhur nuk ka “reflektuar esëll” për refuzimin e atijfarë “dialogu teknik”, që i thonin disa liderë politikë në Kosovë, por qe, 15 vjet (2011-2023) u ka dalë “dardhë me bisht”, Serbia përmes tij po kërkon kthimin e Kosovës shqiptare nën sovranitetin kolonial të saj (1912-1999).
Edhe në politikë, “ Njëherë vjen vera kah dera” !
-Po je i zgjuar politikisht, ekziston mundësia, që të kënaqesh me frutat dhe me të mirat e asaj vere me fat. Ndryshe, s’ ka asnjë gjasë në jetë, që për herën e dytë ta përjetosh të njëjtën fat, as verë e as dimër!
Prandaj, edhe thuhet në popull: “Njëherë vjen vera kah dera”, dite ta ndalësh, fitove. Nuk dite, kapitullove sikurse politika e Ibrahim Rugovës, i cili jo më pak se 10 vjet (1990-1999) nuk ndryshoi kursin e politikës inerte pasive , të ashtuquajtur paqësore (!)
Një politikë të tillë e pata kritikuar që më 1996 në Gazetën Studentore “Bota e Re” (maj 1996, Prishtinë), me qëllim që ajo të ndryshonte kursin e saj pasiv në atë aktiv të paqes dhe të interesit të përgjithshëm të Kosovës për të përballuar me sukses politikën terroriste, shfarosëse dhe gjenocidale të Serbisë militariste dhe hegjemoniste të Slobodan Milosheviqit dhe të KOS-it etj. Mirëpo, në vend se Rugova me kamarilën e tij, të REFLEKTONIN për diskursin e tyre aktiv paqësor, duke e begatuar edhe me komponentin e politikës së forcës, duke i bashkuar të të gjithë shqiptarët në Ballkan, ai brenda natës përgjigjet vetëm me një fjali: “Prej të gjithë neve e ke vetëm një porosi sharëse…”
Ky ishte “reflektimi” i Republikës së tyre me “dy shoferë, me dy konduktorë dhe me dy përkthyes”, sepse nuk kishin asnjë argument valid, ngaqë zhvillimi i ngjarjeve tragjike i pati demantuar, jo më pak se 7 vjet (1989-1996), duke qenë se Serbia militariste kishte “gozhduar” Kosovën në shtetrrethimin e saj apartheid dhe të reprezaljeve të tipit afrikan, duke i vrarë, burgosur dhe dëbuar nga Kosova në shtetet e Evropës Perëndimore. Kështu, me gjithë “reflektimin” tim, të vonuar jo më pak se 6 vjet, “kasta” rugoviste vazhdoi politikën e saj dështuese deri më 1999, saktësisht më 24 mars-10 qershor 1999, kur NATO-ja “78 ditë rresht e bombardoi” Serbinë e Slobodan Milosheviqit.
Ia vlen të theksojmë faktin se, gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare (1989-1999) Republikën fiktive të Ibrahim Rugovës nuk e pati njohur ndërkombëtarisht asnjë shtet i botës. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe asnjë shtet i BE-së e as i OKB-së (përjashtim ishte Shqipëria, por nuk e mbrojti ushtarakisht Kosovën .Ky ishte gabimi më i pafalshëm politik dhe diplomatik) nuk e pati parandaluar Serbinë pushtuese, që të mos kryente spastrim etnik dhe gjenocid ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë
Politika dhe diplomacia nuk janë kategori statike
Mirëpo, politikanët dhe diplomatët shqiptarë të viteve(1990-2025) e kanë përvetësuar këtë koncept ndryshe, duke e keq zëvendësuar me “kategorinë statike”, duke harruar se politika dhe diplomacia janë të ndryshueshme si stinët e motmotit (dimër, verë, vjeshtë e pranverë). Gjithashtu, nuk e dinë se në politikë dhe në diplomaci nuk ka “riprovim” për studentet e dobët, sikurse në lëndët e tjera, ngaqë ajo që vlen(është aktuale sot), nuk është aktuale nesër. Këtë të vërtetë të lëvizjes materialiste dialektike e provon, edhe ky aforizëm popullor se “ një ujë që nuk lëviz ai nuk pihet.”
Mirëpo, kjo maksimë filozofike kurrë nuk ka vlejtur për liderët dhe diplomatët e shqiptarë të fundshekullit XX dhe në fillim shekullin XXI të sotëm (2025), ngase “punën e sotme” gjithnjë e lënë “për nesër”, duke mos qenë të vetëdijshëm se, “nesër gjithmonë është vonë”, duke qenë se përparësinë dhe fatin tënd të sotëm e grabisin të tjerët për interesa të veta qofshin politike, diplomatike, ekonomike, tregtare…etj.
Sepse po të kishim pasur diplomaci të mirëfilltë profesionale, sigurisht se Kosova nuk do lihej nën administrimin ndërkombëtar të UNMIK-ut deri më 17 shkurt 2008, kur shpallet pavarësia e Kosovës. Ndërkaq, një ditë më pas, Presidenti historik George W. Bush i SHBA-së, më 18 shkurt 2008 e njohu Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (njohu shtetin e Kosovës, jo kurrfarë “kombi kosovar” të Nexhmedin Spahiut, siç po gënjen me “librat, me” fletoret”, me intervistat, me panelet dhe me “analizat” e tij, jo më pak se dy dekada !)
Kjo njohje e Republikës së Kosovës nga Uashingtoni zyrtar, nuk ishte rezultat i lobimit të diplomacisë së Kosovës, por drejtpërdrejt e diplomacisë së Sali Berishës (ish-kryeministër i qeverisë së Shqipërisë, i cilli më 10 qershor 2007, me rastin e vizitës së ngrohtë, që presidenti amerikan ,George W.Bush ia bëri Shqipërisë, kërkesës historike, kombëtare dhe sovrane të Kryeministrit Sali Berisha, që Kosova të fitonte statusin e pavarur dhe sovran si shtet i lirë, Presidenti George W. Bush në konferencë për media iu përgjigj shkurt në gjuhën angleze : “ENOUGH IS ENOUGH!” Kosova duhet të jetë e pavarur dhe sovrane. Këtë premtim presidenti George W.Bush e realizoi më 18 shkurt 2008, ku shkruan https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html
Text of a Letter from the President to the President of Kosovo
White House News
In Focus: Global Diplomacy
February 18, 2008
His Excellency
Fatmir Sejdiu
President of Kosovo
Pristina
Dear Mr. President:
On behalf of the American people, I hereby recognize Kosovo as an independent and sovereign state. I congratulate you and Kosovo's citizens for having taken this important step in your democratic and national development.
On this historic occasion, I note the deep and sincere bonds of friendship that unite our people. This friendship, cemented during Kosovo's darkest hours of tragedy, has grown stronger in the 9 years since war in Kosovo ended. Kosovo has since worked to rebuild its war-shattered society, establish democratic institutions, hold successful elections for a new government, and foster prosperity. As an independent state, Kosovo now assumes responsibility for its destiny. As in the past, the United States will be your partner and your friend.
In your request to establish diplomatic relations with the United States, you expressed Kosovo's desire to attain the highest standards of democracy and freedom. I fully welcome this sentiment. In particular, I support your embrace of multi-ethnicity as a principle of good governance and your commitment to developing accountable institutions in which all citizens are equal under the law.
I also note that, in its declaration of independence, Kosovo has willingly assumed the responsibilities assigned to it under the Ahtisaari Plan. The United States welcomes this unconditional commitment to carry out these responsibilities and Kosovo's willingness to cooperate fully with the international community during the period of international supervision to which you have agreed. The United States relies upon Kosovo's assurances that it considers itself legally bound to comply with the provisions in Kosovo's Declaration of Independence. I am convinced that full and prompt adoption of the measures proposed by U.N. Special Envoy Ahtisaari will bring Kosovo closer to fulfilling its Euro-Atlantic aspirations.
On the basis of these assurances from the Government of Kosovo, I am pleased to accept your request that our two countries establish diplomatic relations. The United States would welcome the establishment by Kosovo of diplomatic representation in the United States and plans to do likewise in Kosovo.
As Kosovo opens a new chapter in its history as an independent state, I look forward to the deepening and strengthening of our special friendship.
Sincerely,
George W. Bush
###
Shih në: (https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html ).
Pikërisht në përmbajtjen e kësaj letre historiko-diplomatike, shihet se Amerika e ka njohur zyrtarisht Kosovën si “SHTET”, jo si “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut:” …As an independent state, Kosovo now assumes responsibility for its destiny. As in the past, the United States will be your partner and your friend.” ((https://georgewbush-whitehouse.archives.gov/news/releases/2008/02/20080218-3.html).
Reflektim i qëlluar realist, por i vonuar ,jo për fajin e mosreagimit në kohën e duhur të Prof.Dr.Sali Kelmendit, si autor i këtij vlerësimi të justifikueshëm politikisht dhe diplomatikisht, por për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe kushteve në terren, sepse autoritetet politike në Kosovë ishin në gjumë, duke dëgjuar “përralla” të Desanka Maksimoviqit në gjuhën “frënge” të kryeshefit të UNMIK-ut, Bernard Kouchner, se në Kosovën e çliruar nga UÇK-ja dhe NATO-ja, nuk ka : (1) Qeveri të Përkohhsme të Kosovës, (2) Nuk ka Ushtri Çlirimtare të Kosovës; (3) Nuk ka përdorim të flamurit të UÇK-së nën të cilin kishte luftuar kundër armikut agresor dhe gjenocidal pushteus serb; (3) Nuk ka vazhdim të Republikës së Kaçanikut (7 shtator 1990).
S’ka dyshim se përjashtimi dhe mohimi i të gjitha këtyre atribueve thelbësore për formimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës , ishin në frymën dhe nën diktatin e politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbeomadhe të Beogradit, me prapavijë të thellë dhe afatgjatë “kinse paqësore” për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës dhe të UÇK-së, që ishte bazamenti i formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës Ky ishte gabim fatal i elitës politike drejtuese shqiptare të Kosovës, sepse në vend që më 2003 urgjentisht, të shpallnin REFERENDUMIN për njohjen e së DREJTËS SË VETËVENDOSJES nga ana e Kombeve të Bashkuara, të cilat ishin veç në terren me UNMIK-un e tyre, i cili do të ndihmonte në njohjen e rezultateve të arritura të atij REFERENDUMI. Kështu Kosova, do të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara, duke qenë se më 2003, Serbia gjenocidale ende ishte e izoluar dhe e bllokuar në arenën e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare.
Për këto gabime të pakorrigjueshme, pata reflektuar që atëherë(menjëherë pas formimit të Qeverisë së Përkohshme dhe hedhjes në rrugë të UÇK-së, pa asnjë arsye, sepse kjo ishte boshti kurrizor i formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, por që pushtuesit serbë dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë antishqiptarë, UÇK-në e akuzonin si “organizatë terroriste”, ashtu siç e akuzojnë dhe e padisin edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku padrejtësisht qe 4 vjet po gjykohen komandantët e saj, që kanë luftuar për çlirimin , mbrojtjen dhe shpëtiin e popullit shqiptar, që vritej dhe masakrohej me qindra e mijëra, vetëm pse ishin shqiptarë në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore dardane.
Propozimi i Saliut realist, por i “tejkaluar” nga BE-ja, atë e degradoi me Dialogun e Brukselit (2011-2024) !
Kjo procedurë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të zbatohej sikur të mos hapej Dialogu i Brukselit (2011-2025) nga vetë BE-ja, pas mbylljes së statusit politik të Kosovës, të njohur nga 140 shtete të OKB-së !?
Ky ishte një gabim trashanik, sepse BE-ja nevojitej të zbatonte të njëjtën procedurë të njohjes së Kosovës, ashtu sikur ndaj Kroacisë, Sllovenisë, BeH, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, me ç ‘rast bashkërendoi me KS të Kombeve të Bashkuara për t’i njohur si shtete të reja të pavarura.
Megjithatë, analisti Prof.Dr. Sali Kelmendi ka bërë mirë që këtë opsion për zgjidhjen e konfliktit shekullor serbo – shqiptar, e ka ripërsëritur për të satën herë, para se të fillonte Dialogu falimentues i Brukselit (2011-2025), e, edhe sot, duke iu drejtuar publikisht kastës drejtuese politike dhe lexuesve të Facebook-ut : “
“Përshëndetje për të gjithë politikanët, profesorët, analistët dhe gazetarët kosovarë të angazhuar në çështjet ndërkombëtare. Mos e teproni me syzet e rrezikut nga Rusia në Republikën e Kosovës. Nëse 5 shtete të BE-së na njohin, njëkohësisht 4 anëtarë të NATO-s, Republika e Kosovës automatikisht do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës, OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s. Kjo mundësi është për shkak se BE-ja është një Organizatë Ndërkombëtare Rajonale Multifunksionale e së cilës OKB-ja ka detajuar rastin e Kosovës për një zgjidhje përfundimtare (duke shmangur kështu mundësinë e mundshme të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së). Kush po i ndalon këto vende të na njohin? Sigurisht që Rusia nuk e ka këtë kompetencë. BE-ja e ka ekskluzivisht këtë kompetencë. Logic esell pse po ndodh kjo? Cili është ndikimi i Kishës Katolike në Vatikan, Spanjë dhe Sllovaki apo Kishës Ortodokse në Rumani, Greqi dhe Qipro? Si përfundim, në rast të zvarritjes së pafund të BE-së, çështja e Kosovës mund të kthehet dhe të zgjidhet përfundimisht në KS të OKB-së? Republika e Kosovës (e mbështetur nga SHBA) është shtet i pavarur dhe, si shtet do ta obligojë vendin e saj në Bashkesinë Ndërkombëtare. “ (Nga FB, 7 janar 2025).
S’ka dilemë se ky vlerësim, është i qëlluar, mbase është me bazë të qëndrueshme juridike dhe politike ndërkombëtare për mbylljen e statusit të shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).
-E, pra, pse është i vonuar dhe jashtë kohës, që të merrej në konsideratë nga BE-ja dhe nga OKB-ja,- sepse kanë ndryshuar rrethanat dhe klima poliitike ndërkombëtare, që nga viti 2003, Kosova nuk është në qendër të vëmendjes si çështje koloniale, por vetëm si “çështje minoritare” e Serbisë dhe e BE-së. Këtë e proovon edhe Marrëveshja e Brukselit (2011-2025).
Thjesht, nuk është fajtorja kryesore diplomacia e Rusisë, e cila vuri VETO-në e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër ndryshimit të Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën (10.06.1999), e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por edhe Prishtina zyrtare që pati pranuar zhvillimin e negociatave të Brukselit, të cilat ndryshuan procedurën e njohjes së Kosovës nga ana e BE-së sikurse në rastin e njohjes së Sllovenisë, të Kroacisë, të BeH, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.
Sa më sipër, nëse Serbia do ta njihte Republikën e pavarur dhe sovrane në Dialogun e Brukselit, atëherë ekziston mundësia, që të realizohej “formula për reflektim” e Prof. Dr. Sali Kelmendit, Ndryshe jo derisa të vazhdojë dialogu në Bruksel ndërmjet palëve negocuese nën monitorimin e përfaqësuesve të BE-së.