Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, nga të gjitha ata që i njoha, mbetet veprimtari më i devotshëm i Diasporës Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe kudo në Europë. Ai tërë jetën ka qenë i angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilës iu gëzua më shumë se kushdo tjetër. Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, ishte intelektual i përgatitur dhe patriot i paepur. U shqua në shkollë dhe në studime. Shembullor në punët drejtuese në Kombinatin “TREPÇA” në Mitrovicë. Udhëheqës dhe drejtor me rezultate rekorde për kohën e tij, i burgosur politik dhe njëri nga 215 intelektualët e Kosovës, që guxoi ta nënshkruaj “Peticionin” që kundërshtonte dhunën dhe barbarinë serbe në Kosovë, së këndejmi ai ishte edhe njëri nga ata intelaktual që përjetoi “Izolimin” dhe i përjetoi torturat çnjerëzore në muajin Qershor të vitit 1989. Pas këtij arrestimi, Ing. Nazmi PECI-BOLETINIT, do t’i pamundësohet jeta normale në Kosovë, prandaj u detyrua të emigrojë në Zvicër.
Në vitin 1990, Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, bashkë me disa veprimtar të tjerë, ishte njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër, dhe njëri nga nënkryetarët e parë të kësaj dege demokratike. Si veprimtar i saj, shpeshherë e ka vizituar Nëndegën e LDK-së në St. Gallen, andaj për mua mbetet veprimtari më i kompletuar dhe më i dashur gjatë viteve 1995-1998, atëherë kur isha unë Koordinator i Grupit të Nëndegëve në Zvicrën Lindore. Aty pata rastin ta njohë edhe ma mirë, dhe tani të mburrem që isha bashkëveprimtar i tij. Më pas, Ing. Nazmiu gjithnjë ka vizituar Nëndegën tonë dhe me dhjetëra herë ka ardhur edhe në biznesin tim, të cilin e kam drejtuar për vite të tëra. Jo vetëm si intelektual me njohje të gjerë, por Ing Nazmi PECI-BOLETINI, ka qenë edhe në aspektin njerëzor ma i sjellshmi, dhe ma i respektuari që kam pritur dhe i kam shërbyer në lokalin tim të gastronomisë. Mund të them se Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, gjithnjë ka mbajtur qëndrim parimor ndaj të gjitha proceseve nëpër të cilat kalonte vendi ynë.
Kjo ndjenjë më lidhet me emrin dhe personalitetin e tij, pasi për të fundmen herë në një aktivitet publik, mori pjesë dhe foli për librat e mikut të tij dhe bashkëveprimtarit tim Shefqet Dibrani. Ashtu siç e kanë theksuar të tjerët, ky prezantim i tij publik ishte i fundit, kurse rasti ka ndodhur pikërisht në lokalin tim, ku unë isha drejtues e pronar dhe natyrisht edhe në shërbim të tij. E falënderoj Zotin që nuk na tregon se kur e kemi radhën dhe takimin e fundit, kur e kemi prezencën e fundit në një aktivitet publik, dhe nuk e dimë kur e themi lamtumirën e fundit?! Si sot më kujtohet butësia, brishtësia dhe dashamirësia e tij, në atë takim, kurse në ndarje që paska qenë e fundit, ai me zemër më ka uruar dhe falënderuar për mikëpritjen që organizuam për të pranishmit.
Po ashtu, vlen me përmendur se me Ing. Nazmi PECI-BOLETININ, kam bashkëpunuar edhe në Fondin Humanitar Gjithëkombëtar, dhe pastaj edhe në Fondin e Trepërqindëshit. Korrektësia, preciziteti dhe sinqeriteti ishin atribute të rralla. Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, ishte tepër i përkushtuar dhe gjithnjë vinte i përgatitur. Raportonte me shkrim dhe mbante shënime si askush tjetër. Me një fjalë ai ishte veprimtar i palodhshëm dhe njëri nga ata që bëri shumë edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ia vlenë ta them se Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, ka qenë veprimtari përgjegjës i Degës tonë, edhe në “Fondin për Nevoja të Veçanta”, gjatë vitit 1991-1992, atëherë kur bashk me Degën e LDK-së në Gjermani, qe marrë inciativa për t’i përgaditur për luftë “Grupet e para ushtarake” që do të ushtroheshin në Shqipëri: Shpresoj se historia do ta dëshmoj se ato përgatitje ishin bërthamat e para të UÇK-së, të cilat pastaj udhëhoqën Luftën në Kosovë 1998-1999, dhe njëherë e përgjithmonë e shporrën shkjaun dhe dhunën serbe nga Kosova.
Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, ishte konsekuent, i fjalës dhe i besës deri në frymën e fundit. I denjë dhe i drejtpërdrejtë nëpër të gjitha proceset shtetformuese, ai e udhëhoqi idealin e vet me dinjitet në shërbim të interesave kombëtare. Ai do të mbetet një personalitet me atrubute të rralla në tërë mërgatën shqiptare në Zvicër dhe kudo në Europë, andaj ai është një përsonalitet dhe figurë e mëdhe për Mitrovicën dhe Shalën e Bajgorës. Gjithësesi edhe një figurë e ndritshme në Historinë e Popullit Shqiptar, sepse ai kontriboi shumë për demokracinë, paqen, për luftën dhe për çlirim e Kosovës.
Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, me besnikëri i shërbeu Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugovës, të cilin e dashti dhe e çmoi shumë, dhe gjithnjë ballëhapur i mbrojti idealet e tij për realizimin e demokracisë në shërbim të interesave të shenjta të popullit dhe Kosovës. Për jetë e mot, lavdi punës dhe veprimtarisë së Tij!...
Diepoldsau (SG), janar 2025.
Milaim VOKSHI, ish koordinator i Grupit të 10-të,
dhe Kryetar i Nëndegës së LDK-së në St. Gallen.