"Musk është një racist:"Steve Bannon dëshiron të rrëzojë Elon Musk - un

Opinione

"Musk është një racist:"Steve Bannon dëshiron të rrëzojë Elon Musk - un

Më: 13 janar 2025 Në ora: 20:11
Steve Bannon dhe Elon Musk, ndoshta nuk do të jenë më aq afër sa ishin më 2017. (Foto: imago/UPI Foto)

Donald Trumpi ende nuk e ka marr detyrën si president I SHBA, por mbështetësit e tij tashmë janë të ndarë. Një debat i ashpër shpërtheu publikisht mes dy të besuarve të ngushtë të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së.

Në Shtëpinë e Bardhë po merr hov një luftë për pushtet mes këshilltarëve të Presidentit të zgjedhur amerikan. Steve Bannon, strategu ultra i djathtë që ndihmoi Donald Trumpin në detyrë gjatë presidencës së tij të parë, shqetësohet masivisht nga Elon Musk. Miliarderi i teknologjisë mbështeti 78-vjeçarin Trump me miliona dollarë në fushatën e fundit zgjedhore dhe është një nga të besuarit e tij. “Musk është një racist dhe me të vërtetë njeri i keq”, tha Bannon për gazetën italiane Corriere della Sera javën e kaluar. "Unë jam I angazhuar në misionin tim personal, që ta rrëzoj këtë djalë," vazhdoi ai.

Bannon kishte kërcënuar tashmë se do t'i "i shqiste kokën Musk" në podkastin e tij "Dhoma e Luftës" në natën e Vitit të Ri dhe e paralajmëroi miliarderin e teknologjisë, që "të mos dilte në foltore dhe t'u jepte leksione njerëzve". Musk kishte deklaruar më parë se kritikët e tij në mesin e mbështetësve të Trumpit, nuk ishin asgjë më shumë se "idiotë të neveritshëm".

“Qëllimi i vetëm i Musk: të bëhesh bilioner”

"Dikur isha i gatshëm ta toleroja, sepse ai investonte para. Tani nuk jam," tha Bannon për gazetën italiane. Ai donte të parandalonte, që Musk të merrte një leje kalimi (qasje të përhershme) në Shtëpinë e Bardhë. “Qëllimi i vetëm i Musk është të bëhet një trilioner”, tha Bannon. "Ai do të bëjë gjithçka për t'u siguruar që çdo kompani e tij, të jetë e mbrojtur ose të ketë përparësi në marrëveshje më të mira, në mënyrë që të përfitoi më shumë para. Akumulimi i pasurisë dhe nëpërmjet pasurisë, pushtetit: ky është qëllimi i tij." Por punëtoria amerikane "nuk do ta pranonte këtë".

Çështja e punës, është në fund të fundit shkaku i mosmarrëveshjes. Musk është një avokat i vizës H-1B, e cila lejon kompanitë të rekrutojnë punëtorë të huaj në Shtetet e Bashkuara. Shumë mbështetës të Trump e shohin këtë, si një kërcënim për tregun amerikan të punës. Po ashtu edhe Bannon. Ai tashmë ka bërë thirrje për "reparacione" nga Silicon Valley, sepse kompanitë e saj të teknologjisë, po privojnë qytetarët amerikanë nga vendet e punës. Trump shtyu kufizimet për vizat H-1B në mandatin e tij të parë në detyrë, por administrata Biden i hoqi ato përsëri.

Zyrtarisht, Bannon nuk është aktualisht këshilltar i presidentit të zgjedhur, por ai është parë disa herë kohët e fundit në ngjarjet në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago. Nuk ka asnjë dyshim për besnikërinë e Bannon ndaj Trump. Madje ai shkoi në burg dhe kreu një dënim katër mujor, pasi nuk donte të bashkëpunonte me autoritetet amerikane pas sulmit në Kapitol.

Burimi: ntv.de, MBA. Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat