Arben Gashi, ku ishe në qeveritë tjera që nuk bëzaje?

Opinione

Arben Gashi, ku ishe në qeveritë tjera që nuk bëzaje?

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 13 janar 2025 Në ora: 20:14
Gani I. Mehmeti

Vërtet, veprimtarëve të LDK-së iu është lëshuar goja, sa nuk lënë gjë pa vjellur kundër Qeverisë së Kurtit.  Dhe, si për çudi, ky nuk ka qenë kaq i zëshëm në asnjë qeveri të mëparme, deri në Qeverinë Kurti II.

Ndoshta këtë e bën pse u prish qeveria e tyre e përbashkët në Qeverinë Kurti I, dhe ky, si një intelektual “ i fortë” nuk mundi ta pranojë lehtë prishjen e asaj qeverie, por se, në qeveritë e mëparme nuk i shihte milionat kah po shkonin dhe nuk po bënte fare zë.

Ai, me të cilin nuk po mund të pajtojë fare Gashi, është Kurti. Kurti i është bërë shibël në sy! Nuk ka lënë gjë pa thënë për katër vitet, e po vazhdon edhe tani në fushatë pa kurrfarë etike.

Madje, përkundër etikës, sulmon në mënyrën më të vrazhdtë, veçmas kundër Kurtit. Mua nuk më intereson shumë se kush humb e kush fiton, por mënyra e sjelljes së “intelektualëve” më mundon. Dhe, sa më shumë sulmon tjetrin, veten e ulë, aq më shumë kur nuk kujdeset në fjalorine tij, me çka është e çka nuk është. Kjo po tregon se i druhet fitores së tjetrit. Kjo do të ishte krejt në rregull, sikur ky me LDK-në të mos kishin qenë ndonjëhrë në pushtet, sikur të mos i ishin bërë vegël e partisë që më së shumti e sulmonin në të kaluarën, por i bënte bashkë sërish etja e madhe për pushtet.

Tjetër, të besosh se janë të pakorruptuar edhe këta, nuk mundesh. Kjo u vërtetua me mosvotimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

T’i japësh tjetrit moral, duhet të jesh vetë më parë i moralshëm, ndryshe e dëmton veten më shumë.

Tani, me këto çirjet tuaja kundër Kurtit, nuk e di cili po bërtet më shumë.  Por, me sa kam përcjellur, ai nuk ka bërtitur me emër kundër askujt, përveç kundër bandave krminale serbe.

Ti, tani do u dalësh atyre në mbrojtje?!

Kjo nuk është Rugoviste, as demokratike, në çka ju mbështeteni  me fjalë, por kur u vie interesi personal, e harroni. Turp!

13 janar 2025

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat