Koha e zgjedhjeve po ofrohet, zgjedhjet janë ndryshimi, me votën tuaj, zgjidhni më të mirin, sepse është interes i vendit, interes i qytetareve të Republikes së Kosoves, interes i fëmijeve tanë, që të kemi një mirëqenje më të mirë, një jetë më të lumtur e stabile.
Nuk është me rëndësi se cili subjekt politik do t`i fiton zgjedhjet e nëntë shkurtit, me rëndësi është VOTA e lire, demokratike e qytetarëve të vendit, e cila më në fund përcakton fituesin më të mirë.
Ёshtë shumë jetike mbarëvatja e zgjedhjeve, të kalojnë pa incidente, pa ekscese, pasi praktika tregon se qytetarët e Republikës së Kosovës, kanë treguar në vazhdimësi kulturë dhe shkallë të lartë të vetëdijes qytetare, për ketë mbetemi shembull më i mirë në rajon.
Për fund, subjektet politike do t’ë ishte më mirë t’i shpalosin programet e tyre, me plam strategjik katër vjeçare, e jo të merren me kritika ndaj njëra tjetrës sepse veprimet e tilla lehtë mund të dëmtojnë proçesin gjatë fushatës zgjedhore.