Tani është shumë e njohur në historinë moderne të Perëndimit se, një kryeministëri të përkrahur gjerësisht nga populli i tij, sapo merr skeptrin e kryeministrit, atij i fillon pasioni për të qënë monark.
Dhe këtë ne shqiptarët e kemi takuar edhe në Shqipëri, në këta tridhjetë vitet e fundit.
Dhe nuk duhet ta harrojmë se monarkizmi si pasion i politikanit për pushtet, është kryekëput një ndjenjë për sundim, e cila tek diktatorët ka qënë motivi kryesor i luftës së tyre për pushtet. Por kjo spikat në këtë kohë edhe te kryeministra të ndryshëm.
Po kryeministriat e Shqipërisë dhe Kosovës?
Në lidhje me këtë na duhet të theksojmë se ka dhe raste kur, hapësirat politike që zmadhohen si territor shtetëror, e çojnë kryeministrin e një vendi në një ndjenjë të brendshme e cila i krijon atij dëshirën për të qenë perandor.
Dhe ne shqiptarët tani kemi një territor të gjerë me tre shtete. Por, bashkimi i tyre si një shtet i vetëm, a do t'i çorientojë kryeminustrat tanë drejt një tendence për pushtet individual të tipit rë monarkut absolut?
Se ja, kjo është edhe rruga e drejtimit të shoqërisë njerëzore në Evropë: mbret, princ, perandor, diktator - që janë katër format e pushtetit politik diktatorial.
Dhe po ta shohësh me një vëmendje analitike, këto forma, në një mënyrë apo në një tjetër, janë edhe sot.
II.
Se pushteti - kanë thënë psikologët dhe filozofët e mëdhenj - është një pije dehëse.
Dhe ne shqiptarët i kemi kaluar historikisht shumë pushtetarë të tillë të dehur me këtë pije dehëse.
Por më elegantët sigurish kanë qënë disa princa shqiptarë të famshëm me pushtet absolut, por sigurisht që më i iluminuari ka qënë Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sepse ky është në fakt krijuesi real i luftës kombëtare kundër osmanëve, është ai që me veprën e tij krijoi historinë e bashkimit tonë kombëtar, Shqipërinë dhe Arbërinë historike.
Se ky është Ai që u dha e po u jep shqiptarëve simbolin historik të ekzistencës së tyre në një shtet modern, dhe me një vlerë historike më të madhe nga të gjithë popujt e tjerë të Evropës.
Gjergj Kastrioti i madh, ishte princ me pushtet të fuqishëm, por këtë forcë Ai ua dha si histori shqiptarëve brez pas brezi, që ata të krijonin historinë reale të tyre: forcën shpirtërore për të krijuar Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe motivin historik për të bashkuar shqiptarinë.
Dhe sot...
Kudo në këtë proces po udhëheq figura e madhe e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Dhe ja, pikërisht këta janë shqiptarët sot, me këtë forcë, që në të tre shtetet tanë, në kryeqendrat e tyre, janë ngritur madherisht në skulptura gjigante monumentet e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Dhe i gjithë dinjiteti ynë sot është se, të gjithë ne shqiptarët kemi brenda vetes sonë vlerën e madhe të Kastriotizmit.
Dhe është pikërisht kjo vlerë që i ka tulatur dhe do t'i tulasë të gjithë kundërshtarët tanë.