Ç’ faj ka Edi Rama që e lindën me këtë kokë i ati dhe e ëma...?!

Opinione

Ç’ faj ka Edi Rama që e lindën me këtë kokë i ati dhe e ëma...?!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 14 janar 2025 Në ora: 10:00
Xhevat Mustafa

Ka më se 11 vjet që shqiptarë e ndërkombëtarë, që u mbajnë iso, fajësojnë për të gjitha të këqijat që u kanë rënë mbi kokë dhe kanë përjetuar, edhe më shumë se Enver Hoxhën dhe Sali Berishën, kryeministrin Edi Rama. Kështu e kanë mërzitur dhe depresuar aq fort sa nuk i bën më efekt asnjë medikament qetësues farmaceutik apo doza të forta "qetësuesish bimorë", të miellëzuar ose të lëngët!? Nëse shqiptarët, sidomos ata opozitarë, do të mendohen gjatë, fort e thellë, do të befasohen dhe turpërohen kur t'u dalë se Edi Rama meriton të mëshirohet e jo të fajësohet!? Me këtë qëllim, pra, për të ndihmuar sado pak për gjetjen e përgjigjes së saktë nëse kryeministri Edi Rama duhet të kritikohet e fajësohet apo të mbrohet dhe mëshirohet, po shtroj disa pyetje, për të cilat secili mund të shprehet "lirisht dhe demokratikisht", ngjashëm si në gjirin e PS- së e në parlamentin e Shqipërisë, sidomos në vitet e kryetarllëkut të Gramoz Ruçit, Lindita Nikollës dhe të Elisa Spiropalit!

- Ç'faj ka Edi Rama që nga i ati dhe e ëma apo nga ndonjë mjek apo mami në maternitet, ka lindur me këtë kokë, e cila, ndoshta nga ndonjë rrëzim pa dashur në tokë, mendon se është më e zgjuara në botë dhe e nxit t'i shikojë e trajtojë njerëzit përreth si një mizë, krimb, kalë, gomar, derr a dosë, ka, dem, buall, lopë...?! - Ç'faj ka Edi Rama që dajo dhe i ati ishin me poste të larta në parti, Kuvendin Popullor, qeveri..., në zemrën dhe listat preferenciale të Enver Hoxhës e që, edhe vetëm me emrat dhe hijen e tyre, ia lehtësuan të tre nivelet e shkollimit, të diplomimit si dhe për t'u bërë e për të bërë çfarë t'i thoshte truri e t'i donte qejfi...?! - Ç'faj ka Edi Rama që në mes vitet 1990 i ra në sy, i hyri thellë në mendje dhe zemër manjatit globalist Xhorxh Soros, sa ta investonte pa u kursyer e ta mbështeste me të gjitha format për "t'u zgjedhur" kryebashkiak të Tiranës e kryeministër të Shqipërisë...?! - Ç'faj ka Edi Rama për këtë "dashuri" dhe zgjedhje të "baba Xhorxhit" dhe njëmendësi gojëkyçur të shumicës së kryesisë të PS, duke çuditur shqiptarë e ndërkombëtarë se si në një nga vendet më të varfër në Evropë, që kishte nevojë për këtë post të ishte një nga ekonomist- financierët më të fortë në botë, caktohet një piktor- basketbollist...e me shumë përfolje, deri për mendt në kokë...?

- "Ç'faj ka Edi Rama me shoqe e shokë në parti e qeveri, që populli i majtë shqiptar ka mbi 80 vjet që lumturohet, i mban në zemër, gojë, sy, këngë e valle, votë..., edhe pse partiakët dhe pushtetarët komunisto- socialistë e kanë mashtruar, shfrytëzuar si skllav, e kanë vjedhur dhe e vjedhin nën hundë, e tallin...sy më sy???!!! Ata kanë të drejtë të mendojnë e justifikohen: kemi gjet një popull naiv apo sylesh dhe prandaj e kemi pas fare të lehtë me bë vetëm për vete..."petulla", "bakllava", "përshesh..."!!!??? - Ç'faj kanë Edi Rama me "çeta e brigada të kuqe", që gjetën me bollëk "kuaj dhe pela Sigurimi e Sorosi" në PD, edhe mu në kryesi, për ta bërë këtë parti dhe mbarë opozitën lesh e li...???!!! Për më tepër e më favorshëm, që shiten e blihen me leje ndërtimi, tendera, koncensione, PPP...për vete, bashkëshortin a bashkëshorten, për vëllain apo motrën...???!!! Apo që kacafyten me njeri- tjetrin si gjelat dhe pulat e detit për Vit të Ri, si deshë e cjepër...për copën më të madhe e më të majme; për një vend në listat e kandidatëve për deputetë apo për në kryesi...???!!! - Ç'faj ka Edi Rama me shoqet e shokët e tij që paraardhësit e tyre, të majtë e të djathtë, ia lanë pushtetin pa SHTET, QEVERISJE, DEMOKRACI, DREJTËSI, SINDIKATA...?! Për më tepër e më keq edhe pa RINI, pa POPULL, pa POZITË dhe pa OPOZITË...!? - Ç'faj ka Edi Rama dhe "veglat" apo "kukullat" e tij në parti e qeveri që disa disa ndërkombëtarë, misionarë diplomatikë apo ambasadorë, shiten e blihen me çelësa vilash apo me dollarë dhe euro nën dorë...???!!!

- Ç'faj ka Edi Rama që në Kosovën e Albin Kurtit 42 km rrugë me dy korsi ndërtohen me 7.9 milionë euro; në Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, me 4-6 korsi, me rreth 200 milionë euro, ose rreth 5 milionë euro kilometri; ndërsa në Shqipërinë e "rilindjes", nga Linda Balluku, ndërtohen me 400 milionë euro ose me rreth 10 milionë euro kilometri...???!!! - Ç'faj ka Edi Rama që ministrat e ministreshat e tij të financave e kanë çuar borxhin publik më 1 janar 2025 në 586 mijë lekë për frymë, kur në 1 janar 2013 ishte dyfish më i ulët, në rreth 289 mijë lekë...???!!! - Ç'faj ka Edi Rama që sa ka qenë ai kryeministër rreth 1 milionë shqiptarë të moshave të reja kanë ikur emigrantë nëpër vende të Perëndimit të afërt apo të largët, duke braktisur 275 ditë me diell e dete të Shqipërisë, pagat 250- 400 euro çmimet e çmendur në vendlindje, për rreth 275 ditë me shi e borë e paga 5-10 fish më të larta e shumicën e çmimeve 25-100% më të lira në vendet e tjera? - Ç'faj ka Edi Rama që i është ngulur si gozhdë në tru dëshira për të mbretëruar mbi këtë vend e popull sa ti kenë mbetur edhe disa maune apo "tufa" me shqiptarë rreth e rrotull...???!!! - Ç'faj ka Edi Rama që në "epokën qeverisëse" të tij ka rënë ndjeshëm lindshmeria e foshnjeve në Shqipëri?! Si "i njohur" dhe përfolur për "delikatese dhe butësi" ndaj femrave të reja, ai nuk mund t'i mbarsë me dhunë, që të lindin fëmijë më shumë...!?

- Ç'faj ka Edi Rama që kur ai është në gjumë, nëpër avionë ose në veprimtari të rëndësishme në Europë, Azi, SHBA...plot nga bashkëpunëtorët dhe vartësit e tij bëjnë punë të pista me erë të fortë korrupsioni, si në një garë të çmendur se cili apo cila të vjedhë sa më shumë, pas kurrizit apo edhe nën hundën e tij? Apo, sipas frazeologjisë kryeministrore "hanë (si të babëzitur) dardha e kumbulla pas shpinës së tij" e ai tejet sensibël "çuditërisht" nuk i ndjen fare, edhe kur "zhurma" e tyre ndjehet jo vetëm në Surrel, por deri në Bruksel..?! - Ç'faj ka Edi Rama që për kapriçio të Zotit e të motit, sidomos në ditë dimri, vjeshte e pranvere përmbyten rrugë e qytete nga shirat dhe bora e prej tyre ndërpritet gjatë energjia elektrike...? Ai është goxha kryeministër, bile sa nuk i gjendet shoku në botë e jo një copë drejtor ndërmarrjesh komunale, të OSHEE..., hidraulik, elektricist - Ç'faj ka Edi Rama që shqiptarët dhe ndërkombëtarët, përfshirë edhe prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO së, nuk janë bindur akoma se edhe për vkm e dokumente të tjerë qeveritarë, me firmën e tij, vetëm në Shqipëri "përgjegjësia është personale" dhe jo kolektive, ekipore, institucionale, kryeministrore...???!!! Për, më tepër që nuk kanë kuptuar se përgjegjësia është personale për të gjithë në PS, në strukturat qeverisëse- administrative, në opozitë..., me përjashtim të Edi Ramës..., sikur të ishte Enveri...i gjallë apo Putini i dytë, por me gjakun dhe dokumente identifikimi si bir i të atit e të ëmës...!? - Ç'faj ka Edi Rama që me marrëveshjen e prillit 2028 për Kodin Zgjedhor, Sali Berisha "u tregua si student" para atij dhe i fali disa avantazhe, që ia lehtësuan ndjeshëm t'ia merrte pushtetin e të bëhej kryeministër, avantazhe që do t'i mbajë me thonj e dhëmbë e nuk do t'i humbë më, sa të jetë në pushtet?! - Ç'faj ka Edi Rama që truri i tij, krejt "rastësisht" ishte në sinkron apo njëmendësi me të Vuçiç dhe Zajev për të krijuar "Open Balkanin"("Ballkanin e hapur"?! Apo që Hashim Thaçi e Isa Mustafa ishin të njëmendjeje me Aleksandar Vuçiç dhe me atë, si Edi Rama, për të firmosur "marrëveshjen historike" Serbi- Kosovë me "dhurimin" Serbisë të copave të Kosovës, që ajo kërkon qysh nga fillimi i serialit të stërzgjatur të bisedimeve...?!

Meqenëse Edi Rama na dilka dhe mbeska "pa asnjë faj" dhe përgjegjësi, si ëngjëll apo si foshnje e porsalindur,, nënkuptohet se të gjitha fajet në këtë vend, për të paktën këta 80 vjet, i kanë Enveri dhe Ramizi me kockat në varre e shpirtrat në ferr! Pas tyre, Sali Berisha i gjallë, me gjithë PD...dhe opozitë, të moçme e të re, pa u parë si individë dhe partira, peshë dhe rradhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat