A do të mbetet ndonjëri i pakoritur në politikën në Kosovë

Opinione

A do të mbetet ndonjëri i pakoritur në politikën në Kosovë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 14 janar 2025 Në ora: 22:18
Ismail Muçiqi

Fushata zgjedhore po e zbulon hipokrizinë e partive politike tӫ cilat kӫto ditӫ po zhvillojnӫ fushat elektorale ne te gjitha qendrat dhe vendbanimet e Republikӫs sӫ Kosovӫs.

Premtimet astronomike tӫ liderëve partiak tӫ cilӫt po u premtojnë qytetarëve janӫ aq qesharake, aq tӫ pavërteta, aq propaganduese, aq tӫ pabesueshme qӫ paraqesin mjerimin e kohӫs nӫ tӫ cilӫn po jetojmӫ. Shtrohet pyetja? “Kush po i ekspozon kӫto premtime”: nuk do koment.

Po e mashtrojnë popullin tӫ njëjtit njerëz liderӫ partiak ish ministra, ish deputet drejtora tӫ agjensioneve dhe tӫ Institucioneve tjera publike tӫ cilӫt Kosovӫs i shkaktuan dӫme tӫ njëpasnjëshme vite me radhe tӫ cilat vӫshtirӫ se do tӫ riparohen ndonjӫherӫ. Po i premtojnӫ qytetarӫve se do tӫ ndӫrtojnӫ infrastruktur tӫ re, rrugӫ magjistrale e autostrada tӫ ndryshme.

Po u premtojnӫ rritje tӫ rrogave e beneficione tjera po kӫta tӫ njӫjtit tӫ cilӫt mӫ shumӫ se 15 vite ishin nӫ krye tӫ qeverisjes nӫ Institucionet e Shtetit tӫ Kosovӫs.

Po u premtojnë projekte gjigande qytetarӫve e zhvillim ekonomik po tӫ njëjtit kӫta tӫ cilӫt e kriminalizuan privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, duke pӫrfituar pӫr interesat e tyre personale, familjare e klanore. Se me tӫ vӫrtetӫ qysh qӫ moti përkatësisht qӫ nga qlirimi i Kosovӫs janӫ shkel nӫ vazhdimӫsi parimet intelektuale njerӫzore tӫ njӫ pjese tӫ Shoqӫrisӫ Kosovare po shihet nӫ vazhdimësi.

Lakmia pӫr tӫ hyrӫ nӫ politikӫ tani ӫshtӫ bӫrӫ joshëse pӫr tӫ gjitha profesionet e kӫsaj shoqërie, sigurisht se motiv kryesor ӫshtӫ fitimi mӫ i madh pӫr ta rritur standardin dhe kapitalin ekonomik biznesorӫ. Kjo u vӫrtetua edhe kӫsaj radhe ku disa figura tӫ estradӫs muzikore tӫ cilӫt nuk kanӫ asgjӫ tӫ pӫrbashkӫt me njohuritë nӫ sferӫn e politikӫs kanӫ hyrӫ nepër listat e partive politike si kandidat pӫr Deputet tӫ Parlamentit tӫ Kosovӫs. Kӫtij zanati “tӫ apolitikes” ju kanӫ bashkangjitur edhe disa figura nga organizatat e shoqӫrisӫ civile tӫ cilӫt fare pak i kanӫ kontribuar sektorit tӫ shoqӫrisӫ civile pӫr ti avancuar proceset demokratike nӫ Kosovӫn e pasluftӫs.

Praktika e mëhershme ka vërtetuar se tӫ gjithӫ ato figura tӫ estradës, tӫ artit, tӫ sportit apo tӫ grupeve tjera qӫ dikur e kritikonin politikӫn tani i kanӫ shkelur parimet dhe kanӫ hyrӫ nӫpӫr listat e partive politike pӫr tӫ përfituar materialisht apo pӫr tӫ ndërtuar karrierë apo famӫ karshi opinionit. I përmendëm vetӫm disa fenomene tӫ cilat po e karakterizojnë fushatӫn elektorale kӫto ditӫ nӫ Republikӫn e Kosovӫs e tӫ cilat janӫ rutinӫ e partive politike tӫ konsumuara e tӫ cilat asnjëherë nuk arritӫn ta korrigjojnë vetveten se nӫ qfarӫ dere tӫ mjerimit kanӫ ra.

Andaj koha po tregon se jemi popull pa kod te etikes, pa parime njerëzorëa ndӫrsa dinjitetin e kalkulojmӫ sa here qӫ kemi interes materialo financiar apo karrierist ne lufte për bajraktarizëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat