Kosova, mbarë shqiptarët dhe bota demokratike mbetën të habitur nga deklaratat e padrejta në favor të Serbisë gjenocidale që erdhën dje nga BE-ja, SHBA-të dhe nga shtetet e QUIN-tit pasi që autoritetet e Kosovës në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës i i mbyllën komunat ilegale serbe në disa qytete të Kosovës.
SHBA, BE dhe shtetet e QUINT-it reaguan pa asfarë të drejte ndaj këtij aksioni legjitim e të domosdoshëm që e kryen autoritetet e Kosovës.
Lind pyetja pse SHBA-të, BE-ja dhe shtetet e QUINT-it i reagojnë me kaq ashpërsi Kosovës në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të saj që janë nga më demokratiket në BE, e para, dhe e dyta pse SHBA-të, BE-ja dhe shtetet e QUINT-it nuk lejojnë në shtetet e tyre asnjë strukture paralele nga jashtë, pse SHBA, BE dhe shtetet e QUINT-it nuk i reagojnë Serbisë, e cila nuk e përfill fare dialogun, shkakton incidente dhe sulme terroriste në Veri të Kosovës siç ishte sulmi terrorist te Manastiri Ortodoks Serb Banjskë në Zveçan, apo sulmi me dinamit ndaj një pjese të kanalit Ibër-Lepenc, apo sulmi ndaj paqeruajtësve të NATO-s ku u plagosën 90 paqeruajtës, apo kërcënimet që po i bën Serbia ndaj shtetit të Kosovës?!
Për koincidencë dje në Kosovë me pietet dhe homazhe u përkujtua 26 vjetori i Masakrës së Reçakut në të cilën ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale të udhëhequr nga krimineli Sllobodan Millosheviq, vranë dhe masakruan 45 banorë të pafajshëm të fshatit Reçak në Kosovë. Masakër të cilën në vend të ngjatjes e konstatoi Wilijam Walker asokohe përfaqësues i OSBE-ë në Kosovë, i cili këtë masakër e quajti masakër kundër njerëzimit, pas së cilës NATO filloi bombardime 78 ditore kundër caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e ZI, gjë që e detyroi Serbinë gjenocidale të tërhiqet nga Kosova dhe Kosova u çlirua nga robëria shekullore e Serbisë.
Ambasadori Wlilijam Walker gjatë pomovimit të librit të tij në Prishtinë
Ambasadori William Walker dje në Prishtinë promovoi librin “Historia e një krimi lufte Reçak”, i cili përshkruan përjetimet e tij personale lidhur me masakrën që tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Libri i shkruar në gjuhën shqipe dhe anglishte është një përmbledhje e kujtimeve të William Walker mbi ngjarjet në Reçak dhe krimet e kryera nga forcat kriminale serbe. Sipas Walker, libri është një dëshmi historike mbi atë që ndodhi, duke e trajtuar nga perspektiva e një diplomati që pati rol të drejtpërdrejtë në ekspozimin e kësaj masakre të tmerrshme duke e konsideruar si një moment kyç që ndryshoi të ardhmen e vendit.
Ky reagim i BE-së, SHBA-ve dhe shteteve të QUIN-it erdhi pas deklaratës së Xhelal Sveçia-ministër i Brendshëm i Kosovës se më 15 janar 2025 janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj, si edhe posta e zyra tatimore ilegale. Nuk do të lejojmë asnjë paralelizëm, aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenojë Kushtetutshmërinë dhe Ligjshmërinë në vendin tonë”, deklaroi Xhelal Sveçia.
Bashkimi Evropian ndaj këtij veprimi legjitin të Kosovës dje reagoi duke thënë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës nuk janë të favorshme për nisjen e heqjes graduale të masave të cilat Brukseli i kishte paralajmëruar me herët e të cilat do të ndodhnin paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri. “Veprimet e fundit të Kosovës dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.
Ky reagim I SHBA-ve, BE dhe shteteve të QUIN-it është çuditshëm dhe i padrejtë kur dihet se tashmë kanë kaluar 25 vite nga agresioni i Serbisë gjenociale në Kosovë, ndërsa Serbia në vazhdimësi po e pengon Kosovën demokratike që ta shtrijë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dje deklaroi se “Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikojnë direkt dhe negativisht në qytetarët e Kosovës-serbët etnikë dhe komunitetet e tjera-dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”, duke shtuar se “Këto veprime janë kundër këshillave tona më të mira, dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj. Ne po vazhdojmë të monitorojmë situatën”.
Ambasada e Francës në Prishtinë u shpreh se “Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, kujtojmë se çështja e këtyre strukturave “paralele” duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Zbatimi i ASMM-së, në bazë të draft statusit të përgatitur nga BE-ja, do të mundësojë vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të caktuara për qytetarët serbë të Kosovës në respekt të plotë të kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. Është gjithashtu për të ardhur keq që kjo valë mbylljesh po ndodh gjatë fushatës zgjedhore. Kjo periudhë duhet të jetë një mundësi për të paraqitur perspektiva gjithëpërfshirëse për të ardhmen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, në përputhje me natyrën multietnike të Kosovës, siç kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare në vitin 2008”.
Pas mbylljes së komunave ilegale serbe reagoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. duke thënë se “e mbështet plotësisht deklaratën e BE-së lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele në dhjetë komuna në vend, dukr shtuar se “Më lejoni të jem i qartë:ne jemi dakord në parim që funksionimi i strukturave të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime si sot, nuk fitoni zemrat, mendjet e njerëzve të prekur”.
SHBA, BE dhe ju shtetet e QUINT-it nuk është aspak e vërtetë se mbyllja e këtyre komunave ilegale serbe në Kosovë u sjell pengesa serbëve që jetojnë në Koovë dhe mos harroni se dialogu Kosovë-Serbi derisot ishte fijasko dhe në favor të Serbisë gjenocidale.
Mos harroni se Serbia gjenocidale kreu gjenocid në Kosovë për t’i dëbuar shqiptarët dhe për të sjellë serbë në Kosovë për ta pushtuar e serbizuar Kosovën. Mos harroni se në Këtë gjenocid Serbia gjenocidale në Kosovë vrau e masakroi 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, dhunoi shtazërisht 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare, rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare 1600 djelmosha të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyturoi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.
Dhe pas të gjitha këtyre mizorive Serbia gjenocidale nuk i pranon krimet ekryera në Kosovë dhe në vazhdimësi po e shantazhon dhe nuk po e përfill dialogun, ndërsa ju SHBA, BE dhe shteteve e QUINT-it po e përkëdhelni dhe po e favorizoni Serbinë gjenocidale, me arsyetimin gjoja për ta shkëputur nga Rusia, por po mashtroheni dhe po gaboni, sepse Serbia nuk shkëputet kurrë nga Rusia, sepse janë të një gjaku dhe të një feje Ortodokse Ruse dhe Serbe, gjë që dëshmohet edhe me aspiratat e Serbisë për tu bërë anëtare me shtetet e BRIC-it.
SHBA, BE dhe ju shteteve të QUIN-it po jua rikujtojmë, vendoseni dorën në zemrën tuaj dhe mendoni me shpirt njeriu dhe si prind, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia tërë ato krime që I kreu në Kosovë t’i kishte kryer ndaj familjes suaj, ndaj farefisit t’uaj dhe ndaj popullit t’uaj’?!