500K zemra vetëm për veriun e lirë, të tjerat për pjesën tjetër të Dardanisë

Opinione

500K zemra vetëm për veriun e lirë, të tjerat për pjesën tjetër të Dardanisë

Hafiz Shala, New york Nga Hafiz Shala, New york Më 16 janar 2025 Në ora: 13:56

Tani, ne këtë duhet ta vërtetojmë duke ia dhuruar Dardanisë 500K vota vetëm për atë që e arritën. Pra, çlirimin e veriut me në fund pas 25 viteve nga thundra fashisto gjenocidale serbe duke ia hequr nga kontrolli Serbisë atë që është pjesa me vitale të vendit, zemrën-Trepçën e ajrin-Ujmanin.

Serbia e Vuçiqit nëse do paqe, kurrë me nuk do të përzhet në punët e brendshme duke e terrorizuar popullatën shqiptare përmes grupeve terroriste të ndërsyera nga krimineli Aleksandër Vuqiq. Nuk ishin të kursyer as pakica minoritare serbe e cila, përmes shantazhit dhe terrorit që ushtronin këto grupe, që nuk i lejonin ta pranojnë shtetësinë dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën.

Bile, ata ishin shume të privilegjuar si askund në rruzullin tokësor.

Atyre iu kthye si bumerang duke u “vet-larguar” nga institucionet e ndryshme shtetërore të urdhëruar nga Beogradi përmes grupeve terroriste të udhëhequra nga kryeterroristi Radoiçiq i kërkuar nga INTERPOL-i e EUROPOL-i, i cili kishte lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me ish pushtetarët e Republikës se Dardanise, duke ushtruar biznese të përbashkëta ilegale të dëmshme, përmes kontrabandimit të mallrave të ndryshme për përfitime marramendëse personale duke i kontrolluar doganat e duke i privatizuar terminalet dhe ato të derivateve të naftës. Në këtë menyrë, u pasuruan vet dhe e dëmtuan shtetin dhe qytetarin.

Qytetarët e kësaj republike, jo që do të hezitojnë ta japin votën për Kryeministrin që njëherit nënkupton edhe komplet udhëheqjen aktuale e cila për herë të parë e përfundoi një mandat të plotë anipse me pengesa, bojkote, propagandë duke refuzuar t’i miratojnë vendimet ndërkombëtare dhe të një lufte hibride nga opozita e cila, me shume bashkohej me qëndrimet e Vuçiqit e “vëllait” të tij në Tiranë Edvin Kristaq Rama sesa në mbrojtje të interesave të shtetit dhe qytetarit.

Prandaj, kësaj here qytetarit po i kërkohet vota ndërsa, po të jetë nevoja, për mbrojtjen e veriut me në fund të çliruar, po aq zëmra edhe jetën do ta japin mu sikur ushtarët e Ushtrise Çlirimtare të udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari e cila u flijua e tëra, shembull unik i sakrificës se shekullin 19-të.

Gjithnjë jemi të prirë që raste të ndryshme t’i quajme momente historike kur është në pyetje atdheu dhe e ardhmja e tij por, këto zgjedhje, janë diçka me shume sepse, kur Serbise iu pamundësua ndikimi, dirigjimi dhe diktimi me kërkesa të pa pranueshme, qytetari i Republikës se Dardanise është i përkushtuar e jam shume i sigurt që është i vendosur ta mbroj, lirinë, pavarësinë tërësinë territoriale dhe sovranitetin duke mos hequr dorë nga ajo që u arrit përmes kësaj udhëheqje aktuale, e arritur gjatë këtyre katër viteve.

Kjo, nuk është luftë për pushtet por është luftë për shtet pavarësi e sovranitet të cilën ish udhëheqësit e falën e nëpërkëmbën në menyrë të turpshëm të cilët të zënë me “pelë përdore”, t’i ikin përgjegjësise pas të gjitha atyre skandaleve dhe lojërave në dëm të sovranitetit të shtetit dhe qytetarit duke bërë koncesione fatale ndaj Serbise.

BE-ja përmes përfaqësuesve të saj që vinin nga shtetet mos-njohëse e përkëdhelnin Serbinë fashiste e gjenocidale, si lehtësim për ta shantazhuar, kushtëzuar e sanksionuar për çdo gjë Republikën e Dardanise edhe kur ajo i plotësojë të gjitha kushtet dhe gatishmerinë e saj për të arritur marrëveshje me kushte të ruajtjes se sovranitetit, integritetit territorial dhe njohje reciproke.

Për t’ia arritur këtij qëllimi, ajo, Serbia, përgatiti grupet terroriste për ta cenuar integritetin dhe sovranitetin me qëllim të aneksimit.

Kujtojmë këtu 24 shtatorin e vitit 2023 në Banjë dhe kjo e fundit me 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc e cila me një akt terrorist e rrezikoi gjysmën e popullatës duke ua pamundësuar furnizimin me dy gjërat elementare, ujë dhe rryme.

Me Qeverinë Kurti, me Presidencën e zonjës Osmani dhe Kryekuvendarin Glauk Konjufca, pazare dhe falje territoresh nuk do të ketë. Ish udhëheqja dardane në koalicione me partitë e Vuçiqit, falën territore, tentuan ta ndajnë veriun. Ata me këto sjellje e veprime e joshën Serbinë por edhe ndërkombëtarët se, mund të vazhdohet me kërkesa, shantazhe politike, sanksione ekonomike se do t’ia dalin dhe përmes shtypjes politike, diplomatike e ekonomike, ta nënshtrojnë pushtetin aktual që, Evropa për interesa gjeopolitike ta përkëdhel Serbinë për ta larguar nga Rusia, utopi shekullore e gabuar, duke menduan se do t’ia arrijnë qëllimit. Zotëri, të lajthitur nga ish pushtetet, këta të sotmir e të nesërmit, nuk do t’i pranojnë ato kushte e as koncesione në dëm të shtetit.

Partitë opozitare që pretendojnë të vijnë në pushtet të cilat, ende e mbajnë kursin e ish udhëheqjes politiek të atyre që tentuan ta ndajnë veriun duke e konfirmuar zyrtarisht se, është lajm i hidhur, por veriu duhet të ndahet. Kështu deklaronte ish presidenti nga PDK-ja i cili bashkë me ish udhëhqësin e SHIK-ut po nga PDK-ja, e në bashkëpunim dhë ndihmën e Shërbimit intilegjent francez DGSE, e ndaluan popullatën që të kthehen në shteëpitë dhe banesat e tyre. Nëse PDK-ja e ka këtë filozofi politike atë të ish - udhëheqësve të saj të cilët sot gjendën pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë, atëherë, shtroj pyetjen se si nuk keni pikë turpi që t’i kërkoni votën qytetarit “si parti të reformuara” të cilat, sipas kësaj logjike dhe marrëveshjeve të nënshkruara nga ata e që po tentohet të aktualizohen si rast i mundësise me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, janë dështuese sepse, edhe Evropa dhe Amerika për gjatë këtyre katër viteve të kësaj udhëheqjeje shtetërore, janë bindur në përkushtimin, pastërtinë e tyre për shtet, sovranitet e demokraci.

Si të pa korruptuar, shantazhuar të ndikuar e diktuar nga Serbia si me parë, ua bënë me dije se, me Serbinë mund të kenë marrëdhënie fqinjësore normale pa përmbushjen e obligimeve dhe njohjeve reciproke ndërsa, Kryeministri Kurti me parë një udhëheqësi të lartë evropian ia ka bërë me dije se, në mbrojtje të veriut, nuk mund të rrijë duarkryq.

Partitë opozitare me theks të veçantë të atyre siç i quajnë ata të dala nga lufta me qellim të privatizimit të UÇK-se për përfitime politike, karrieriste e material, duke harruar se UÇK-ja i përket popullit e cila lindi nga populli, kishin bashkëpunim politik e biznesor me kryekriminelin Radojqiq i cili, ishte prezent në zyrat e ish presidentit e ish kryeministrit. Ky i fundit për t’i siguruar votat për kryeministër me 7% përkrahje, kërkoi ndihme Radoiçiqit-Vuqiçit që përmes Listës serbe t’i sigurohen votat e nevojshme për të ardhur në krye të qeverise, të cilët shkuan në Beograd për ta marrë vizën nga ky i fundit të cilët u desh të presin tetë orë listën serbe për ta sjell lajmin e “gëzuar”, ok.

Bizneset me Radojqiqin për përfitime marramendëse duke i privatizuar terminalet për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, patën impakt politik e shtetëror që Republika e Dardanise të mbetet në duar të të korruptuarëve, shantazhuarëve të cilët falën territore në kembim të vizave që nuk erdhën edhe pse festuan bosh. Vizat erdhën vitin e kaluar pas rezistencës se organeve shtetërore ani pse ish pushtetet ia kishin lënë “kërrabën”, Manastirin e Deçanit të cilët nuk mund t’i ikin si obligim ndërkombëtar.

A është i gatshëm që populli të kthehet në të kaluarën që ishte fatale? Nuk e besoj me gjithë gabimet dhe lëshimet e kësaj qeveria e cila, përpos çështjeve politike, të trashëguara dhe një “ thes” të shqyer si pasojë e hajnise kolektive me një ekonomi të shkatërruar, me sipërmarrjet e shitura me çmime damping nga ish pushtetarët në koalicione, e bëri atë që askush le qe nuk e ka ëndërruar por as menduar që, përpos rritjes ekonomike edhe shtrirjen e sovranitetit në pjesen veriore duke i përzënë strukturat terroriste të organizuara në forma të ndryshme të cilët i mbajtën peng jo vetëm pjesen veriore dhe qytetarët serbë e shqiptarë por edhe republikën në tërësi.

Ish pushtetet në koalicione, bashkëpunonin me Radoiçiqin sikur ai të ishte vërtetë kryetar i asaj pjese të Dardanise sepse, siç deklarohej kryetari i AAK-se, ai pyetet për gjithçka dhe unë bashkëpunoj me të, lë të kuptohet se kishte marrë pjese në ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi” me kompaninë e tij ndërtimore e cila ka kushtuar diku rreth 2 miliardë dollarë amerikan njëra ndër autostradat me të shtrenjta në Evropë. Kush fitoi këtu?

Koalicioni, PDK, LDK, AAK, për t’i shpëtuar përgjegjësise për korrupsion të niveleve të larta si nga pozitat shtetërore e partiake, me shumat marramendëse që u shndërrua në hajni rekorde shume e cila kalon 1/3 e buxhetit të shtetit, ndërtuan piramidën e shtetit të atillë duke i vendosur njerëzit e tyre të besueshëm në vendet kyçe ose përmes korrupsionit, shantazhimit deri te kërcënimet siç është rasti me nominimin e prokurorëve të shtetit të që vepronin sipas urdhrave e direktivave të cilët, nuk e kishin guximin të ngritnin aktakuza për veprat kriminale e hajdutëri.

Si ndodhi që prokurori i shtetit e tërhoqi aktakuzën kundër Radojqiqit, kush e lajmëroi ate për t’u larguar për Serbi dhe, pse prokurori i shtetit thotë se nuk mund ta bëjë publike, që i bije se edhe ky është i shantazhuar ose i kërcënuar sikur ish prokurori Elez Blakaj i cili u detyrua të migronte për SHBA. A flet kjo diçka apo shumeçka që nënkupton kapje e shtetit. Republika e Dardanise nuk mund të ecë përpara me prokuror të këtillë por, gjëja e parë që duhet bërë udhëheqja aktuale e ardhshme, të shpall konkurs për të përzgjedhur prokuror të guximshëm, të aftë të vendosur që askush mos të jetë mbi ligjin. Ish udhëheqësit tani pretendent për pushtet, i kishin instaluar njerëzit e tyre në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, në Gjykatën Kushtetuese e shume institucione tjera relevante.

Ligji për konfiskimin e pasurise se jashtëligjshme, i ka vënë në siklet ata të cilët posedojnë pasuri të pa luajtura, prona, banesa, vila dhe tokë me sipërfaqe me të mëdha se shteti i Monakos përmes shpronësimeve me çmime të vlerave të një shishe uji për ta shitur njëqindfish me shtrenjtë. Këtu, prijnë të ashtuquajturit komandant të cilët as që skuqën për atë edhe kur i takojnë qytetarët e sindikatat gjatë takimeve e fushatave elektorale me premtime të paarritshme. Askush nga të pranishmit në këto takime nuk i pyeti se, nga erdhët deri të kjo pasuri dhe a jeni në gjendje që bile 10% të sajë t’ia dedikoni invalidëve, veteranëve të vërtetë të luftës dhe familjeve skamnore të tyre.

Edhe sot udhëheqësit e LDK-se ende qëndrojnë prapa iniciativës se korrigjimit të kufijve dhe teorise se, në “këmbim” me trojet e Dardanise Lindore në këmbim me 17 fshatrat si dhuratë të Rankoviqit, pranimi i korrigjimit-ndarjes se 4 shtatorit 2020 në Uashington, janë rrezik që po ta marrin pushtetin ta realizojnë këtë ide. Nuk janë të vetëm.

Është krijuar një histeri e çmendur se, me fitoren e pushtetit aktual e me miratimin e ligjit mbi konfiskimin e pasurise se jashtëligjshme, do të përballen me drejtësinë e vërtetë të cilës nuk mund t’i ikin, janë orientuar në organizimin e debateve televizive përmes të ashtuquajtur analist të paguar nga pronarët dhe partitë politike me qellim të propagandës dhe inteligjencës artificiale të krijojnë huti përmes lajmeve të rrejshme.

Përpos RTK-se e KTV-se, televizionet tjera janë në shërbim të propagandës, dezinformimit duke i bashkangjitur edhe disa portale të cilat janë pjese e kësaj lufte dezinformative.

Për habi, janë bashkuar me shume televizione, portale qoftë edhe disa individ të shoqërive civile, analistëve të paguar nëpër emisione televizive të financuara nga kushedi por qëllimi të arrihet, ta pengojme vazhdimin e pushtetit aktual për mandatin tjetër. Janë të bashkuar me Serbinë të cilët e kanë të njëjtin narracion, “Albini është pengesa kryesore për të arritur paqe”

Siç e kam cekur edhe në disa shkrime të mia të meparshme, këtij klani i prijnë Edvin Kristaq Rama në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin i cili, aq dëme i solli e po i sjellë Dardanise sa që mund ta paramendoj se po të ishte Avni Rrustemi gjallë a do të mund ta duronte.

Qytetarët e Republikës se Dardanise jam i bindur se, do ta tregojnë vetëdijen e tyre kombëtare që mos të bien pre e çfarëdolloj propagande hibride e manipulative sepse, udhëheqja aktuale, në mandatin e ardhshëm pas eliminimit të këtyre dukurive, do t’i kushtohen çështjeve socio ekonomike, juridike e shtetërore.

Me 500K vota, do ta sigurojnë që kjo udhëheqje aktuale, Republikën e Dardanise do ta qojnë përpara sepse, të gjitha predispozicionet janë duar të tyre, ushtria, policia, ekonomia, arsimi kultura e shëndetësia dhe resurset tjera.

Përderisa ish pushteti refuzonte helikopterë falas, armatimin po ashtu falas e shitën për përfitime personale, përderisa pushteti aktual pushteti aktual e trefishoj buxhetin për ushtrinë i cili, sot në SHBA në shenjë përkrahje e bashkëpunimi u arrit marrëveshja për furnizim me helikopterët të tipit Black Haëk si pjese e mbështetjes ajrore të ushtrise sonë.

Përderisa lavdërohemi me këto zhvillime me mikun e aleatin tonë, ish komandantët e luftës me theks ata të “ Shtabit të Rognerit, e vodhën Fondin Vendlindja Thërret dedikuar Ushtrise Çlirimtare për pajisje e armatim. Turp.

Kërkesa e disa udhëheqësve partiak për debate televizive me Kryeministrin Kurti, ai e ka zgjedhë që këtë ta bëjë publikisht me popullin-elektoratin dhe kundërshtarët.

Prandaj, votoni për VV-në numrin 118 dhe Kryeministrin Albin Kurti që nënkupton edhe udhëheqjen aktuale e cila në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të, do të jenë të pa luhatshëm, por edhe të suksesshëm.

Dhe për fund por me e rëndësishmja se, atyre të cilëve Familja heroike e Jasharajve ua ka mbyll derën ose ata që refuzojnë të shkojnë në kullat e kësaj Familje heroike, nuk mund ta marrin votën e qytetarit. Ishte skandaloze deklarata kryetari i PDK-se i cili tha se, “unë nuk shkoj në kullë të Jasharajve as sot as para pese viteve se nuk e kam menduar se duhet me shkua si pjese e traditës”. I bie që ky e mbanë amanetin e ish kryetarit tij të cilit, ia mbyllën derën mu ashtu si vëllait të Vuçiqit në Tiranë. Çdo qytetar që i thotë e ndjen vetën shqiptar duhet t’i injorojë këta individë për hir të të gjithë atyre viktimave, heronjve e martirëve të shkaktuara nga gjenocidi fashist serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat