Fajtorët për korrupsionin në Shqipëri nuk janë vetëm kryetarët e partive dhe kryeministrat me ata që u shërbejnë atyre, por fajtor është edhe “pranimi” dhe pajtimi i shoqërisë me korrupsionin, prandaj korrupsioni është gjithpërfshirës, kapilar dhe total.
Edhe në Kosovë është e njëjta gjë, por korrupsioni atje nuk është i këtyre përmasave sa është në Shqipëri
“Instalimi i diktaturës nuk është vepër dhe përgjegjësi e diktatorit, por më shumë edhe e atyre që i shërbyen atij” – ka thënë një filozof i madh dhe i njohur.
E njëjta gjë mund të thuhet në Shqipëri edhe për instalimin e sistemit të korrupsionit pas diktaturës komuniste. Diktatura e komunizmit në Shqipëri u zëvëndësua me diktaturën e korrupsionit.
Fajtorët e vërtetë për korrupsionin qeveritar dhe sistemin e tij nuk janë vetëm kryeministrat por janë të gjithë të korruptuarit rreth tyre, qeverisë dhe korruptimi i institucioneve shtetërore; nuk janë vetëm ata që e pranojnë dhe nxisin dhënien e rryshfetit dhe bakshishit, por fajtorë janë edhe kultura publike mbi korrupsioinin dhe ata që ofrojnë dhe japin ryshfet.
Prandaj edhe edukimi i njerëzve se nga korrupsioni shoqëria dhe shteti kanë vetëm dëme dhe asnjë e mirë nuk vjen nga korrupsioni si dhe ndërgjegjsimi se ndërtimi , forcimi dhe mbështetja për funksionimin e shtetit ligjor janë motivet që luftojnë korrupsionin.
Në një shoqëri të shëndetshme korrupsioni e ka të vështirë që të triumfojë.
Mbi 90% e shqiptarëve në Shqipëri besojnë se qeveria është e zhytur në korrupsion, gjë që përputher plotësisht edhe me sonazhet e ndërkombëtarëve që e vendosin Shqipërinë kampion Europe në korrupsion.Në një vënd si Shqipëria me një korrupsion të stërmadh qeveritar në korrupsion dhe me nje klasë politike të korruptuar kjo nuk mund ta përjashtojë as shoqërinë si e infektuar edhe ajo aq atë rende nga korrupsioni.