Alice Weidel, liderja e Alternativës së Djathtë Gjermane AFD, javën e kaluar në bisedën e organizuar në platformën X me miliarderin Elon Musk, në bisedë e sipër deklaroi se Hitleri ishte një komunist me ide socialiste.
Pra deri më sot ishte shkruar gjërë e gjatë për Hitlerin dhe ishte quajtur, diktator, fashist, racist etj. po askujt si kishte shkuar mendja që ta quante komunist. Megjithatë edhe këtë e dëgjuam, pikërisht në shekullin e 21.
Si do të reagonin ish komunistët, të cilët kishin luftuar kundër Hitlerit me një krahasim të tillë mund vetëm ta paramendojmë, por po të publikohej para disa deceniesh një mendim i tillë, jemi të bindur se do të shkaktonte një tërmet politik.
Nga Blloku Lindor, para ambasadave, të akredituar nga perëndimi, do të paraqiteshin notë protesta, do të organizoheshin lëvizje antifashiste që do ti mobilizonte masat kundër imperializmit dhe kapitalizmi. Do të bëheshin diferencime politike, burgosje, torturime dhe ndjekje ndaj kundërshtarëve politik dhe simpatizantëve të ideve të tilla.
Sot një deklaratë e tillë, pas më shumë se 70 viteve, nuk e ka peshën e dikurshme. Komunistët kanë pësuar tkurrje në tërë botën, janë zvogëluar, kanë humbur peshë dhe ndikim, prandaj nuk kanë mbetur më shumë se një grusht.
Megjithatë, Alice Weidel i kishte arsyet e veta se pse e tha një deklaratë të tillë. Partia e saj vëzhgohet nga kushtetuesja dhe cilësohet si parti naziste, prandaj ajo dëshironte të deklaronte se ne jemi parti e krahut të djathtë, kurse Hitleri ishte një komunist.
Mes tjerash deshi tu ikte akuzave, vlerësimeve negative dhe proceseve gjyqësore, apo etiketimeve, prandaj deklaroi se skishin të bënin aspak me Hitlerin, por janë një parti e djathtë konzervative tradicionale, derisa Hitleri nuk ishte i tillë, ashtu siç njihet në histori, por ishte një komunist.
Shtrohet pyetja, nëse Hitleri ishte një komunist, cili do të ishte Putini dhe Vuçiqi sot, të cilët nuk dallojnë thuaja fare prej tij. Hitleri i kishte sulmuar një nga një fqinjët e tij. Njejtë prej vitesh kishin vepruar dhe po veprojnë edhe sot Putini e Vuçiqi. Hitleri me propagandën e tij luftonte për një rend të ri botëror ku do të dominonte ai. Njësoj edhe Putini sot me përkrahjen e Vuçiqit, si vazal i tij, po proklamon rend të ri botëror, ku do të dominonte në Evropë dhe gjetiu. Hitleri tërë prodhimin e kishte orientuar në industri ushtarake, njësoi po vepron edhe Putini, ndoshta po ia kalon edhe Hitlerit, i cili me aksione sabotazhi duke i dëmtuar kabllot nënujore me flotën e tij të padukshme, po përpiqet të shkaktoi kaos në botë.
Hitleri po ashtu nuk ishte i vetmi që punonte në planin e tij. Përpos aparatit shtetëror dhe propagandës së tij e kishte Musolinin aleatin kryesor, kurse në Azi Japoninë, ndërsa Putini sot e ka Vuçiqin në Ballkan, pastaj Orbanin e Hungarisë, Ficon e Sllovakisë, pa i përjashtuar Kinën, Korenë Veriore, Iranin, Bjellorusinë etj. si dhe partitë e ekstremit të djathtë e të majtë nëpër Evropë.