Pronto, juristat nuk kanë haber në drejtësi, dhe kjo shihet tek vendimet e gabueshme që kanë sjellë. Ata kanë gjobitur LVV padrejtësisht për fjalët e përdorura. Por, gjuha e përdorur nga LVV gjatë tubimit në Pejë, për të cilën është ankuar LDK, nuk ka bërë shkelje të Kodit të Mirësjelljes.
Fjala "LËDËKYHIT" nuk është e dënueshme, ndërsa krahasimi i një partie me një mizë është më pak i ashpër, apo fashist, racor… sesa do të ishte nëse e krahasojmë partinë e caktuar me minj, morra, derra, siç përdornin nazistët kundër hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, në deklaratën e z. Albin Kurti nuk krahasohej LDK me miza, nuk i jepej epiteti asaj si e tillë, aty thuhej: “Prandaj, kur na rastin të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo më përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj, po më presin me duartrokitje…. kur ata thonë që populli po i pëlqen, ata janë si ajo miza që lëvdohej, që njerëzit po e presin me duartrokitje, dhe ju e dini shumë mirë që me ato duar që duartrokasin, çfarë janë duke provuar t’i bëjnë asaj mizë”.
Pra, kryeministri nuk ka thënë se LDK është një mizë e ndyrë apo ta krahasonte LDK-në si të tillë. Përdorimi i parodive, terma-ve pezhorative, metaforave nuk përbën vepër penale. Ndryshe, nëse një parti e quan partinë e caktuar në kuptimin racor, fyes, ose bën akuza siç u bë nga AAK ndaj kryeministrit, duke e quajtur "Argat i Serbisë", „mashtrues“, „tradhëtar“, dhe me këtë rast pa ofruar fakte për ta vërtetuar pohimin-akuza-n, atëherë është problematike. Gjithsesi, edhe këto shprehje do t’i kisha liruar nga akuza, sepse janë të përgjithshme, të interpretueshme… Po ashtu, akuzën "argat i Serbisë", e kisha trajtuar si pohim pa qenë e dënueshme, sepse të gjithë po e kuptojnë se nuk ka fakte, por përdoret vetëm si akuzë e pa bazë, prandaj nuk do të duhej të përbënte vepër penale. Edhe pse natyrisht është e dënueshme, por Rambo’s nuk e ka me treguar parodinë dhe metaforën, nuk ia kap radakja!
Për këngën "Kah po shkon moj zanë" – fort mirë i shkon zani! Dhe natyrisht, me tregu muskujt. 😂🤦
Po ashtu, përdorimi pezhorativ i LËDËKYHIT nuk është asesi fyes, por as akuzë, dhe me këtë nuk përbën vepër penale. Ky shqiptim i akronimit është si të thuash zgjatim dialektik, i cili në dialekte edhe shqiptohet ashtu, si ai i PYDYKY-së. Në dyja rastet, shqiptimi i akronimit, pavarësisht zgjatimit, nuk mund të jetë fyerje në asnjë variant.
Vepër penale, e rëndësishme është shpërndarja e videos dhe krahasimi i Albin Kurtit me Adolf Hitlerin, dhe natyrisht përbën vepër penale, është antisemite. Si u tha në Debat Plus (16.01.25), nga një panelist, edhe unë jam i pajtimit që të ketë gjobitje të tilla edhe ndaj gazetarëve në studio e në media, gjithsesi edhe për deputetët në kuvend kur përdorin shprehje raciste dhe antisemite.
Premtimet: Lumir Abdixhiku po thotë se nuk ka qenë dakord me Marrëveshjen e Ohrit që e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, ndërsa po harron se aty brenda është marrëveshja e parë, 19 prill 2019, ku qeveria atëherë e Isa Mustafës e pranoi ndarjen e Kosovës, i legjitimoi strukturat paralele – anipse thuhej se do shuhen.
Dhe të kaltërtit 🥶 ja mbajnë gjithmonë anën bizneseve, kurrënjëherë elektoratit, by the way… 😂🤭. Populli mërdhihet! 🤭
Ndërsa LVV është e kuqe, të ngrohin si dielli ☀️❤️, këta janë të kuqtë, këta janë të zjarrtë me zemra deri në 500.000 ❤️🥰❤️.