Edhe ne kemi zgjedhje në Kosovë!

Opinione

Edhe ne kemi zgjedhje në Kosovë!

Nga: Shpend Hoxha Ish kryetar i Komunës Tropojë (e vjetër) Më: 17 janar 2025 Në ora: 14:42
Autori Shpend Hoxha

Për ne tropojanët, që kemi vendosur të qëndrojmë e të mos largohemi nga trojet tona, pavarësisht se jemi pjesë e hartës politike të Shqipërisë kemi detyrim moral e shoqëror të ndjekim me interes e të ndikojmë edhe në zgjedhjet në Kosovë.

I kemi jetike e në një farë mënyre zgjedhjet e Kosovës janë shumë të rendesishme edhe për ne.

Çdo ditë e Kosovës eshte edhe për ne. Aty na lidhin perjetimet tona si shqiptare por edhe përditsimet tona si qytetarë, pasi shume prej halleve tona aty zgjidhen e po zgjidhen me shpejt e më me zemër se nga shteti ynë shqiptar e pushteti i Tiranës.

Pa u zgjatur, por si qytetar i Tropojes dhe si ish drejtues i pushtetit lokal ju bej thirrje të mbeshtesim forcat politike që kanë qenë më afer e me të lidhur me malesine tonë dhe kanë dhenë edhe prova për dashurinë e kujdesin e treguar.

Në veçanti ju ftoj të kontribojmë duke u lidhur me të afërmit tonë në Kosovë e të mbështesim partinë e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Hajredinaj dhe kondidatët e tij për deputete të Deçanit, të Junikut, të Pejës e të Gjakovës.

Shpend Hoxha

Ish kryetar i Komunës Tropojë ( e vjetër )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat