Pse i besoj vetëm Albin Kurtit?

Opinione

Pse i besoj vetëm Albin Kurtit?

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 17 janar 2025 Në ora: 14:50
Albin Kurti

O Bedri Hamza, kryemjeshtër i artit të gënjeshtrës!

Ti nuk mund të bësh foto me hajdutin më të madh të Drenicës dhe pastaj të na shesësh gjepura për "moralin dhe nderin".

Në fakt, kur pozon pranë tij, ti flet vetëm për "nderin dhe moralin e hajdutëve" – një kod i fshehtë i korruptuar që qytetarët e zakonshëm e kuptojnë larg më mirë se ti.

Sepse kur pastaj i përmend 6 miliardë eurot që do t'i investosh në projekte megalomane, qytetari i zakonshëm e dëgjon një zë të brendshëm që i pëshpërit:

"Ah, këto 3 miliardë eurot e tjera do t'i vidhni me mjeshtërinë më elegante të kleptokracisë!"

Kjo nuk tingëllon në veshin e tij si premtim, e as si vizion – por si një garanci hajnie!

Është njësoj si unë të bëja një foto me prostitutën më të njohur të republikës dhe të flisja për nderin dhe moralin e Hanifes.

Populli do të qeshte me mua si me Ariun e Cirkut tè Moskës dhe do të mendonte: "Ky po flet për nderin më të pandershëm që kemi dëgjuar ndonjëherë."

Dhe kështu, çdo fjalë që thua ti, vetëm sa e forcon bindjen e votuesit se ti dhe ata si ti po bëni seks të pandershëm jo me prostitutat, por me intelektin dhe dinjitetin e tij.

Çfarë nuk kuptoni ju, o kampionë të babëzisë?

Ju nuk e kuptoni se qytetarët e Kosovës nuk janë më ata që ishin 20 vjet më parë.

Ata tashmë e dinë se sa herë që ju flisni për "investime" apo "zhvillim", në fakt nënkuptoni transferimin e taksave të tyre drejt llogarive tuaja bankare.

Ata e kanë parë bandën tuaj ekonomike – që e quani pa fije turpi parti politike – duke thyer çdo rekord në hajni, nepotizëm dhe korrupsion.

Po, ka bordello ku shërbimet jepen ndershmërisht, por ju nuk jeni as bordello normale; ju jeni institucioni më i pabesueshëm i pandershmërisë kombëtare!

Ju kur bini në prehrin e Pal Lekëve tuaj dhe na tregoni përralla për "moralin dhe nderin", është njësoj si kur një Al Kapone na flet për rendin dhe ligjin.

Seëse populli ju përzuri nga pushteti pikërisht për shkak të Al Kaponeve tuaj kur e kuptoi se ju nuk e përfaqësoni, por e plaçkisni dhe tradhtoni.

Pse Albin Kurti dhe vetëm Albin Kurti?

Sepse në një det të turbulluar hipokrizie dhe babëzie, ai është i vetmi që nuk ka shitur dinjitetin e tij për një thes me para.

Sepse ai e kupton që dinjiteti i një kryeministri matet me zero-cent parash të vjedhura në llogaritë e tij bankare.

Prandaj, zgjedhja është e qartë: ose ata që flasin për ndershmëri ndërsa i thurin himne krimit, ose një lider që flet për të ardhmen me fakte dhe veprime.

Kosova meriton të shkojë përpara, jo të mbetet peng i babëzisë suaj!

O Bedri Hamza, kryemjeshtër i artit të gënjeshtrës dhe sharlatani i “ndershmërisë” së hajdutëve!

Ti bën foto me hajdutin më të madh të Drenicës dhe pastaj na shet moral sikur je një version politik i Don Kishotit, që lufton për drejtësi. Por në këtë roman, ti je Sanço Pança që mban thesin e floririt për vete.

“Kur e pavërteta vishet me petkun e së vërtetës, është vetëm çështje kohe para se t’i shqyhet maska” – thotë filozofi. Dhe populli e di mirë se maska e juaj është prej celofani.

Ti flet për 6 miliardë euro investime, por qytetari i zakonshëm – që nuk e pi atë ujë – e di se 3 miliardë janë për projektin dhe 3 të tjera për xhepin tuaj. Në fund, ajo që mbetet nga kjo llogari është filozofia e juaj: “Hajnia nuk është mëkat kur ndahet mes miqve!”

Është njësoj si të flasësh për ndershmërinë e prostitutës më të famshme të republikës. Populli e di se kur ti flet për moralin, po ia këndon atij një himn të hajdutërisë, sepse për ju ndershmëria është thjesht një uniformë që vishni për të mashtruar më lehtë.

“Nuk është faji i grabitqarit që ha; faji është i atyre që ia hapin kafazin”, dhe ju, o mjeshtër të hajnisë, keni mbetur pa kafaz!

Kur flisni për zhvillim ekonomik, qytetari i Kosovës nuk dëgjon shpresa; dëgjon alarmin që thotë: “Këta do ta vjedhin prej nesh edhe atë që ende nuk e kanë vjedhur .”

Në sytë tuaj, shteti nuk është as shenjtëri, as amanet; është një bankomat që kurrë nuk ju thotë jo.

E pastaj, pse Albin Kurti?

Sepse Albin Kurti nuk është pjesë e bordellos kombëtare që ju e keni ngritur me djersën e krimit dhe nepotizmit. Ai nuk i ka tradhtuar qytetarët për një drekë me Pal Lekët tuaj. Ai e di se dinjiteti nuk ka çmim, ndërsa ju vleni sa një thes pleh.

“Ndershmëria nuk ka nevojë për fjalë; mjafton të shfaqet.” – dhe Albin Kurti e ka treguar ndershmërinë e tij jo me premtime, por me veprime. Ai nuk i josh qytetarët me triliona imagjinare; ai vetëm i jep fund trillimeve tuaja.

Zgjedhja është e qartë:

Ose do të mbetemi në rrethin vicioz të kleptokracisë suaj, ose do të ecim drejt së ardhmes me dikë që vërtet përfaqëson interesin e popullit.

Populli e kupton një të vërtetë të thjeshtë:

“Shpresa nuk ndërtohet nga hajdutët; ajo lind nga ata që guxojnë të mos vjedhin.”

Zgjedhja e Kosovës është të çlirohet nga pengmarrësit e saj dhe të mbështesë ata që vërtet i shërbejnë dhe nuk e grabisin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat