Hapja e shtëpisë së demonit, Enver Hoxha, provokim për viktimat e diktaturës për të burgosurit politik, për ata që vuajtën në kampet e internimit dhe për trashëgimtarët e tyre.
Lajmi se, u hap porta e ferrit, trondit të gjithë të përndjekurit sepse pushteti i sotëm i lidhur në trashëgimi me diktaturën bëhet bashkëfajtore e drejtpërdrejtë në përndjekjen e shqiptarët. Ky akt, tregon se Rama shpalos para qytetarëve trashëgimin e së keqes që ka mbërthyer Shqipërinë për futi dhe se kërkon të legjitimojë të keqen, diktaturën dhe format e saj atinjerëzore.
Shtëpia e Enver Hoxhës, u hap për artistë dhe për ta vizituar të gjithë. Këtë do të donte diktatori, që njerëzit të bënin homazh, të përuleshin dhe ta konsiderojnë mit. Ky akt ishte një shërbesë ndaj demonit, që Rama ia bëri pas 34 vitesh të rënies së diktaturës dhe dekada e fundit e barazimit të pushteti të diktaturës me neodiktaturën.
Këtë bëri Rama, u plotësojë dëshirën ushtrisë së vjetër të diktaturës, që i udhëheq, ai drejt askund në skuta e errëta të regjimit, duke u zgjuar demonëve instinktin e vrasjes, përçmimit të vlerave demokratike.
Duhet të ishte hapur burgu i Spaçit, Burrelit, të ishin ruajtur vendet e vuajtjes së dënimit të përndjekurve politikë.
Duhet të kishin një memorial viktimat e diktaturës, e jo të rijetësonte piramidën e diktatorit dhe shtëpinë e njeriut gjakatar që vrau shqiptarët.
Duhet të ishin hequr dekorata e më shumë se 2500 persekutorëve të dekoruar në grup dhe shpërblyer me pension të vecantë nga qeveria. Duhet të ishin dëmshpërblyer të burgosurit politikë, ku ende 3000 persona nuk kanë marrë asnjë lek për 34 vite sepse dosjet flenë në Ministrinë e Drejtësisë. Duhet të kishin marrë dëmshpërblimin trashëgimtarët, e në fak sipas skemës së qeverisë duhen 50 vite të tjera të kompensohen dhe atherë askush nuk do jetë gjallë.
Duhet të ishin gjetur viktimat e diktaturës, ku ende,mbi 6200 të ekzekutuar gjenden të groposur honeve të Shqipërisë. Të afërmit nuk kanë mundësi të hedhin lule apo të qajnë me kujë të dashurit e tyre.
Duhet të hapen dosjet e spiunëve që sot janë zot të pushtetit në vend që të merrnin ndëshkimin e merituar.
Hapja e shtëpisë së demonit, provokim për viktimat e diktaturës, për të burgosurit që janë gjallë.
Është përdhosje e varreve të humbura të të gjithë atyre që u pushkatuan me dhe pa gjyq, është provokim dhe tallje me trashëgimtarët e atyre që vuajtën gjatë regjimi komunist, dhe është përçmim për vetë vlerat e demokracisë, të cilën pretendojmë që kemi.