Hipokritӫt e kohӫs!...

Opinione

Hipokritӫt e kohӫs!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 17 janar 2025 Në ora: 19:35
Ismail Muçiqi

Se me tӫ vërtet shoqӫria Kosovare ka probleme tӫ shumta nӫ ndërtimin e identitetit te njӫ klase intelektuale, kulturore, politike ӫshtӫ mӫsӫ e vӫrtetӫ. Hipokrizia e individëve tӫ caktuar e grupeve tӫ interesit tӫ ashtuquajturve "intelektual” i  ka kaluar tӫ gjitha shkallӫt e racionalitetit tӫ personalitetit tӫ njeriut tӫ sotëm. Kӫto ditӫ kur fushata zgjedhore e partive politike po zhvillohet me intesitet nӫ tӫ gjitha Komunat e Kosovӫs, disa figura qӫ aksidentalisht ishin nӫ politikӫ po e bombardojnë opinionin pӫrmes tӫ ashtuquajturve televizione private duke shpifur nӫ fjalorin mӫ banal dhe mӫ denigrues bashkӫpunӫtorӫt e dikurshëm partiak. Kӫshtu Florim Krasniqi ish Deputet i Lӫvizjes Vetëvendosje nӫ mandatin e kaluar i cili dikur ju bashkua partisӫ sӫ Albin Kurtit duke e lartӫsuar figurӫn e kryetarit tӫ Vetëvendosjes me lavdin mӫ tӫ madhӫ duke e krahasuar Albin Kurtin me Heroin Kombëtar Hasan Prishtina. Tani ky i njӫjti Florim Krasniqi ka filluar njӫ fushat tӫ egӫr dhe shumӫ destruktive kundӫr Albin Kurtit. Kjo qӫ po ndodh tani na kthen nӫ Trashigimin e Burrave tӫ mençur tӫ Kullave Shqiptare tӫ cilӫt kanӫ thӫnӫ se: “Mos i jep buk tӫ pabesit”. Si duket Albin Kurtin po e vret buka e vetӫ qӫ ju dha ish bashkӫpartiakve tӫ Lӫvizjes Vetӫvendosje. Nuk ӫshtӫ vetӫm Florim Krasniqi., ai qe Albin Kurtit ja kthyen shpinen, por te njejten rruge e ndoqen edhe disa figura tӫ cilat hynӫ nӫ Vetӫvendosje pӫr ta marrӫ (kalanӫ nga brenda). Po kӫta tӫ njӫjtit qӫ dikur vraponin pas Albin Kurtit duke duartrokitur pasi nuk arritӫn ta marrin timonin e partisӫ dhe u pӫrjashtuan nga Lӫvizja Vetӫvendosje tani po mundohen ta luajnӫ rolin e grupit tӫ parapolitikӫs kundӫr Lӫvizjes Vetӫvendosje dhe kryetarit te saj. Ky grup i vogӫl (separatist) i cili ka dӫshtuar nӫ qdo pikӫpamje pӫr tu marrur me politikӫ po gjen shprehje promovuese nӫpӫr disa media pӫrkatӫsisht nӫ disa televizione private tӫ cilat janӫ themeluar nga biznesmenӫt e dyshimt tӫ cilӫt nӫ tӫ gjitha kohӫrat u pasuruan pӫrmes abuzimeve mӫ tӫ ndryshme. Albin Kurti do ta vraj buka! qӫ ua dha disa individӫve nӫ krye me Shpend Ahmetin i cili plotӫ dy mandate e shkatӫrroj dhe e varrosi zhvillimin e Komunӫs sӫ Prishtinӫs, e i cili ishte puqisti kryesore per ta rrezuar Albin Kurtin. Populli Shqiptarӫ me shekuj e ka ruajtur me fanatizӫm traditӫn kombӫtare vlera mӫ sublime gjithmonӫ nӫ familjet Shqiptare ka qenӫ Mikӫpritja, Bukӫdhӫnja dhe Besa e Shqiptarit. Kӫtӫ vlerӫ tani po e shkatӫrrojnӫ njӫ pjesӫ e shoqӫrisӫ sӫ kalbur qӫ jeton dhe vepron nӫ Kosovӫ. Eshtӫ hipokrizi tӫ punosh, tӫ shoqӫrohesh dhe tӫ veprosh me vite nӫ politikӫ me shokun, mikun apo bashkӫpartiakun e mӫ nӫ fund tӫ ndӫrrosh qӫndrimin, moralin dhe karakterin duke shpifur nӫ mӫnyrӫn mӫ primitive, mӫ tӫ ulӫt ndaj shokut, ӫshtӫ mjerimi mӫ i ulӫt i njeriut qe e ka shkel koha. E kӫtӫ po e bӫjnӫ edhe disa mjete tӫ informimit tӫ cilat u formuan nga mafia biznesore e nӫ tӫ cilat janӫ instaluar gazetarӫt e caktuar apo drejtorӫ tӫ cilӫt qӫ nga fillimi i profesionit tӫ gazetarit kanӫ qenӫ pulent dhe kalkulant tӫ pronarit tӫ mediumeve. Se me tӫ vӫrtetӫ jemi largӫ kulturӫs dhe pjekurisӫ politike tregon politika redaktuese nӫ televizionet qӫ po e helmojnӫ opinionin. Sot televizioni Klan Kosova ӫshtӫ shndӫrruar nӫ medium tӫ kritikave jo parimore kundӫr Qeverisӫ nӫ pushtet dhe kundӫr Kryeministrit tӫ Kosovӫs. Kӫtӫ e bӫnӫ pӫr inat pӫr shkak tӫ aferӫs e cila ndodhi mӫ herӫt kur u zbulua licenca e kӫtij televizioni qӫ sot e asaj dite nuk dihet kush e themeloj herӫ nӫ Maqedoni, herӫ nӫ Serbi e herӫ nӫ Kosovӫ. E dihet mirӫ se (pogllavari) i kӫtij mediumi e i kӫtyre marifeteve ishte Baton Haxhiu i cili edhe tani po punon pӫr tӫ krijuar kaos nӫ politikӫn Shqiptare. Pothuajse tӫ njӫjtӫn politikӫ redaktoriale po e ndjekun edhe televizioni TV10, TV Dukagjini, TV7 e tani kohӫve tӫ fundit me ardhjen nӫ pozitӫn e kryeredaktorit pӫrgjegjӫs tӫ Televizionit 21 tӫ Arbӫr Vllahiut kӫto televizione i kanӫ harmonizuar politikӫn redaktuese kundӫr Qeverisӫ sӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs. Kjo ӫshtӫ e vӫrteta e njӫ segmenti tӫ gjendjes aktuale politike dhe informative nӫ Republikӫn e dashur tӫ Kosovӫs e cila po tundet nga njerӫzit dhe grupet  tӫ cilӫt i kanӫ kaluar tӫ gjitha normat morale, njerӫzore duke e shkatӫrruar shoqӫrinӫ Kosovare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat