Siç jeni njoftuar nga Debat Plus (18.01.2025) akronimi „KPM“- ka edhe kuptim tjetër, ky akronim, do thotë, sipas Ermal Pandurit, „Kryeministri Palon Mediat“. Albin Kurti.
Analistët e vërtetë nuk duan as zhurmë, as piskama e as akuza drejtuar qeverisë, por as drejt analistave, por duhet zgjidhje. Që këto fenomene të marrin fund ose të reduktohen disi, duhet zgjidhje ligjore. Këtë duhet ta bëjë Komisioni i Pavarur për Media (KPM).
Akoma pa u mbajtur mbledhja në KPM, disa media, apo gazetarë të tyre e dhanë alarmin se do mbahet mbledhja e KPM-së edhe pse nuk ishte paraparë, duke akuzuar KPM-në se do zgjedh kryetarin e ri e që kjo ka shkaktuar që të thirret mbledhja urgjente dhe pastaj, siç u tha me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Bordit të KPM-së. Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet më 17 janar, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehetmi përfundon të martën, më 21 janar 2025.
Akuzat e tilla i implifikojë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, në deklaratën për media duke shkruar se ka „përcjellur me shqetësim mbledhjen e Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti. Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së, sipas AGK-së se nuk ka patur bazë ligjore e kjo sipas tyre „ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual.
AGK-ja e sheh votimin e ditës së premte (17.01.25) si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet „e bëra“(siç!).
Deri sa ka ngritje zëri dhe shkaktohen polarizime panevojë, për çështje teknike në KPM, e nuk flitet për kualitetin gazetaresk, por as për mangësi në ligjin e KPM-së, siç është pluralizmi i brendshëm, do kemi tutje telashe, sepse në mungesë të saj kemi kaluar ekstremin në polarizime, fyerje dhe në një gazetari propaganduese. Me këtë propozoj një nene plotësuese që do t´i shtohet ligjit aktual të KPM-së.
Blanacimi i pikëpamjeve – apo pluralizmi i brendshëm
Në shkencën e gazetarisë ka dy koncepte, ai i quajtur si „pluralizmi i brendshëm“ dhe ai i jashtëm. Këtu dua të vëj thekësinë mbi konceptin e brendshëm, sepse „pluralizimi i jashtëm“ është i siguruar në mënyrë të duhur, i cili i referohet diversitetit midis mediave të ndryshme dhe organizatave mediatike, ku i gjithë peizazhi mediatik përfaqëson emisione të llojllojshme të zhanreve të ndryshme.
Ndërsa, problemi akut, siç potencuam, qëndron tek pluralizmi i brendshëm, sepse ky po rrezikohet nga ndikimi politik ose nga interesat ekonomike.
Kapitali dhe ndikimi i tij mbi gazetarinë
Kapitali mund të jetë një aleat por shpesh edhe një pengesë për gazetarinë cilësore, në varësi të mënyrës si menaxhohet. Transparenca, etikta profesionale dhe modelet alternative të financimit janë thelbësore për të balancuar ndikimin e kapitalit dhe për të mbrojtur integritetin e gazetarisë.
Një biznes apo bashkëpunim biznesi mund të jetë një aktor i rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, lidhjet e tij me një media, TV, Radio etj, të cilat ngrejnë pyetje rreth ndikimit të bizneseve të korporatës mbi pavarësinë dhe cilësinë e gazetarisë në vend, pra, mbi mediumin në fjalë.
Transparenca në pronësi dhe menaxhimi i mediave është thelbësore për të ruajtur besimin e publikut dhe integritetin e gazetarisë. Pra, nëse një kompani e fuqishme ekonomike që ka krijuar mediet e saj ose reklamon produktet në media mund dhe ka ndikim mbi atë media, në emisione, në debate, ekziston rreziku që interesat e biznesit të ndikojnë në linjën editoriale, duke çuar në autocensurë ose në favorizim të çështjeve që përputhen me interesat e kompanisë.
KPM në ligjin e saj aktual ka zbazëti sa i përkëtë balancimit redaksional, jo aq sa i përketë atij të jashtëm, sa atij të brendshëm. Pra bëhet fjalë lidhur me paanshmërinë ku, sipas standarde etike e profesionale të gazetarisë „Faktet dhe pikëvështrimet duhet të paraqiten në mënyrë të balancuar.
Në këtë rast, moderatori nuk duhet të lë përshtypejn se është në anën e njërit apo tjetrit, ose të një grupi të caktuar, qoftë ai i natyrës, ideologjike, politike, fetare, financiare, sociale, kulturore etj (shih standardet profesionale të botuara në webfaqen e RTK-së). Të tilla regullore e kode etike televizionet komerciale me licencë kombëtare (mes tyre TV- Dukgjini, RTV21,Klankosova, T7, Kanali 10, ATV, etj, nuk i botojnë në uebfaqet e tyre.
Mbase KPM ka detyrë në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike, ajo kritikohet edhe për rigorizitetin ndaj shkelësve të kushteve të liçencës. Rasti i fundit ishte gjobimi ndaj Klankosovës për Reality Show „Big Brother“ në vlerë prej 30.000 Euro. Kjo gjobitje e e ka ashpërsuar qëndrimin e Klankosovës ndaj KPM-së, natyrisht me fajin e produksionit, sepse shkelja është bërë nga mediumi në fjalë në Reality Show „Big Brother“. Për këtë zgjedhja e kryetarit të ri interpretohet se gjoja KPM do t´i gjobis televizionet që shprehen në debate kundër Qeverisë Kurti 3.
Por, KPM është akoma larg kontrollit të balancimit të brendshëm për secilin debat, për këtë edhe kemi kaq shumë polarizime, sepse nuk ka nenet të caktuara, nuk ka as punëtorë dhe staf të mjaftueshëm në këtë drejtim për t´i monitoruar debatet televizive. E kjo është e rëndësishme, sepse një program debati televiziv me një larmi opinionesh, jo vetëm që promovon diskursin demokratik, por gjithashtu forcon besimin e shikuesve në media.
Planifikimi i kujdesshëm i përzgjedhjes së pjesëmarrësve, përpunimi i temës dhe moderimi është thelbësor për të siguruar një diskutim të drejtë, të respektueshëm dhe kuptimplotë.
Shumëllojshmëria e opinioneve brenda një shfaqjeje debati televiziv
Kjo është thelbësore për të ndriçuar një spektër të gjerë këndvështrimesh dhe për të mundësuar shikuesit të formojnë opinione të informuara. Programe të tilla ndihmojnë në promovimin e parimeve demokratike duke paraqitur zëra dhe pikëpamje të ndryshme.
Këtu janë disa aspekte dhe faktorë që mund të kontribuojnë në diversitetin e opinioneve në një emision debati televiziv:
1.Përzgjedhja e ekuilibruar e pjesëmarrësve me prejardhje të ndryshme
Pjesëmarrësit duhet të vijnë nga kontekste të ndryshme sociale, profesionale dhe kulturore (p.sh. politikanë, ekspertë, qytetarë, aktivistë).
Bilanci politik: Është e rëndësishme të ftohen përfaqësues nga parti apo ideologji të ndryshme politike në mënyrë që të pasqyrohen të gjitha pikëpamjet përkatëse (Pra të mos ftohen të tillë, kur ata, që të gjithë, kritikojnë vetëm qeverinë- plus edhe moderatori ju ndihmon se ju duket pak!!!).
Barazia gjinore: Një përfaqësim i balancuar gjinor rrit diversitetin e perspektivave.
Përfaqësimi i minoriteteve: Zërat e grupeve apo pakicave të margjinalizuara mund të sjellin perspektiva të reja.
2. gjerësia dhe thellësia e temave
Këndvështrime të ndryshme: Një temë duhet parë nga këndvështrime të shumta, p.sh. P.sh., ekonomike, sociale, kulturore dhe etike.
Thellimi dhe jo thjeshtimi: Një moderator duhet të sigurojë që opinionet të jenë të bazuara mirë në vend që të lejojnë vetëm argumente sipërfaqësore.
3. Roli i moderatorit/moderatores
Neutraliteti: Moderatori duhet të jetë i paanshëm dhe të sigurojë që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësinë të flasin.
Promovimi i ndërveprimit: Një moderator i mirë bën pyetje kritike, kërkon sqarime dhe drejton debatin pa marrë një pozicion vetë.
Menaxhimi i kohës: Secilit pjesëmarrës duhet t'i jepet kohë e mjaftueshme për të folur për të shprehur mendimin e tij/saj.
4. Formati i transmetimit
Audienca e drejtpërdrejtë: Pyetjet ose reagimet nga audienca mund ta pasurojnë diskutimin.
Elemente ndërvepruese: Përfshirja e opinioneve të shikuesve (p.sh. nëpërmjet mediave sociale) mund të sjellë perspektiva shtesë në program.
Forma të ndryshme diskutimi: Kombinimi i debateve të hapura, deklaratave të shkurtra dhe kontributeve të ekspertëve promovon një diskutim dinamik.
5. Rreziqet dhe Sfidat
Polarizimi: Dallimet shumë të forta të opinioneve mund të përshkallëzojnë diskutimin dhe ta bëjnë debatin joproduktiv.
Mbizotërimi i zërave individualë: Disa pjesëmarrës mund të dominojnë diskutimin, duke i shtyrë këndvështrimet e tjera në plan të dytë.
Dezinformimi: Është e rëndësishme të sigurohet që të gjitha mendimet e shprehura të bazohen në fakte dhe të mos përhapet asnjë informacion i rremë.
Shfaqje shembullore televizive me mendime të ndryshme në Gjermani:
“Hart aber fair” (ARD): Merret me tema të rëndësishme shoqërore me të ftuar nga politika, shkenca, media dhe shoqëria.
“Maybrit Illner” (ZDF): Fokusimi në tema politike dhe ekonomike me ekspertë dhe aktorë politikë.
“Anne Will” (ARD): Debaton tema aktuale me pjesëmarrës nga fusha të ndryshme politike dhe sociale.
Shembuj të kqinj debatesh në TV kosovare
Këto janë të shumtë, i shohim dhe torturohemi çdo ditë duke i shikuar.
Ja një shembull nga T7
Proporcioni i pjesëmarrjes në debat; Baton Haxhiu, Ilir Mirena,Blerim Latifi,Burim Ramadani, 4:1 kundër një kandidati, Nezir Kraku. Dhe këta, me sa paftyrësi i „gjuhen“ atij me propagandë pa pardon.
Pra, kjo është ajo per të cilën duhet të kujdeset KPM, por natyrisht duhet t´ju dërgojë dikush vrejtje, sepse ndryshe nuk reagojnë, sepse siç thash, nuk e kanë askund në ligjin e KPM-së, te sanksionuar. Kërkesa është që të miratohen nenet që trajtojnë pluralizmin e brendshëm i cili siguron se çdo debat duhet të balancohet me pjesëmarrës, por edhe me pluralizmin e brendshëm, të deklaratave të tyre.
Konkluzioni përfund
Të gjitha TV-tė me shtrirje nacionale, por edhe ato lokale, duhet ta kenë kusht të licencimit nga KPM „pluralizmin e brendshëm“, i cili në sektorin e medias i referohet shumëllojshmërisë dhe diversitetit brenda një mediumi (në këtë rast, debati). Qëllimi i pluralizmit të brendshëm, siç thash, është të sigurojë raportim të balancuar dhe të integrojë zëra dhe këndvështrime të ndryshme në mënyrë që të sigurojë një pamje më të plotë të realitetit. Kjo mund të ndihmojë në promovimin e diversitetit të opinioneve dhe në krijimin e një publiku të informuar.
Shumëllojshmëria e mendimeve është karakteristikë e demokracisë- dhënia vetem e një të vërtete, e një pikëvështrimi, është jodemokratike dhe kundër tregut të lirë (edhe në aspektin ekonomik), është gjithashtu hegjemonizëm.
Një program debati televiziv me një larmi opinionesh, jo vetëm që promovon diskursin demokratik, por gjithashtu forcon besimin e shikuesve në media. Planifikimi i kujdesshëm i përzgjedhjes së pjesëmarrësve, përpunimi i temës dhe moderimi është thelbësor për të siguruar një diskutim të drejtë, të respektueshëm dhe kuptimplotë dhe më pak polarizim ekstrem i cili po afekton gjithë shoqërinë dhe po e rrezikon kohezionin dhe mund ta prishë paqen sociale gjithashtu.