Fushata zgjedhore: Kush po “rren” më shumë?!

Opinione

Fushata zgjedhore: Kush po “rren” më shumë?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 janar 2025 Në ora: 11:54
Faton Mehmeti

Fushata elektorale pothuajse është në kulminacionin e saj, me partitë që kanë ashpërsuar gjuhën kundër njëra tjetrës. Ashtu si edhe premtimet janë pjesa thelbësore e gjithë fushatës.

Shumica nga premtimet në fakt janë mashtrime që kurrë nuk realizihen. Dikush propozon rritje të koficientit në 150 nga 110 sa është aktualisht, dikush me premtimin e njëjtë si para dhjetë vitesh premton pagë neto 1000 euro. Tjetri ka premtuar se pagat 50% për të gjithë në shërbimin publik do t’i rris brenda muajve të parë të mandatit të tij.

Por, gara për rritjen e pagave nuk është e shëndetshme, prandaj duhet që të përqendrohet në sektorë të tjerë, sikurse ai për investime kapitale, ku askush nuk e flet asnjë fjalë. Fushata kryesisht është përqëndruar tek lideri i partisë, kandidatët për deputetë janë imitues të kryetarit të tyre, shumica nuk kanë "haber" as çka ofrojnë dhe as çfarë do të bëjnë si deputetë.

Kjo, sintetizon servilizim e kandidatëve ndaj kryetarit të partisë i cili pretendon të fitojë sa më shumë vota me mashtrime e akuza ndaj tjerëve. Kjo mendësi primitive e të bërit politikë s’duhet të jetë prezente në 2025, fatkeqësisht edhe niveli i qytetarëve korrespodon me atë çfarë u ofrohet.

Të gjithë politikanët gënjejnë, apo në dialektin gegërisht rrejnë, dikush më pak e më shumë, por në parim të gjithë. Prandaj, qytetarët s’duhet të besojnë shumë, pavarësisht kë e mbështesin. Por, a thua kush po gënjen më shumë, në këtë pyetje retorike, por nëse s’do ishte kështu, të gjithë do akuzonin njëri tjetrin, duke harruar se edhe vet janë të mashtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat