12 vjetë nga largimi i dhunshëm i Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

Opinione

12 vjetë nga largimi i dhunshëm i Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

Refik Hasani Nga Refik Hasani Më 19 janar 2025 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Sot, para 12 vitesh, është larguar në mënyrë të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së, kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, i vendosur para objektit të Komunës në Preshevë.

Lapidari tani, as pas 12 vitesh, nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe të gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Largimi me dhunë i pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, ndërkohë që tani po kalojnë mbi tri dekada nga mbajtja dhe organizimi i Referendumit më 1 dhe 2 mars të vitit 1992.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë vazhdojnë të përballen me diskriminim, pasi mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simbolit tonë kombëtar shqiptar, Flamurit. Ende mbetet për t'u dëshiruar rritja e numrit të të punësuarve në administratën komunale të tri komunave, veçmas mungon përfaqësimi në gjykata, prokurori, shëndetësi dhe administratë tatimore. Policia multietnike ende është në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës, dhe mungon përfaqësimi në zinxhirin komandues të policisë në këtë krahinë shqiptare.

Kjo krahinë shqiptare vazhdon të mbetet rajoni më i pazhvilluar në të gjithë Evropën; është krahinë më e diskriminuar në të gjithë Evropën, ku përjetojmë pasivizim dhe diskriminim, pastrim etnik dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të drejtave kolektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat