Shumë burrështetas, politikanë, shkencëtarë, letrarë, analistë, media, qendra televizive etj. do të pajtoheshin se që nga nesër bota do të jetë ndryshe. Njerëzimi pra që nga nesër do të jetojë në botën e Trumpit.
Një numër shumë i madh Trumpin e cilësojnë të pa parashikueshëm, populist, autokrat, racist, antidemokratik etj. kurse pjesa tjetër i gëzohen ardhjes së tij.
Ata të cilët i frikësohen janë të mendimit se: Ai e lufton demokracinë dhe vlerat e saj, do ta shpërbëjë NATON, EU do t´i shpall luftë tregtare, Ukrainës do t´ia ndërpres ndihmën ushtarake, do të hyjë në luftë tregtare dhe dominim me Kinën, do t´i jepte leje Izraelit që ta sulmoi Iranin, do t´i forcoi forcat ekstremiste dhe liderët ekstremist në tërë Evropën, Ka paraqitur pretendime territoriale ndaj Kanadasë, Gronlandës, kanalit të Panamasë etj. i frikësohen një marrëveshje me Putinin mbi Ukrainën dhe Rendin e Ri Botëror etj.
Kurse ata të cilët i gëzohen ardhjes së tij mendojnë se: Trumpi do t´u qaset problemeve drejtpërdrejtë, do ta ringris Amerikën edhe më lart, që të dominojë edhe mbi Kinën, do ta zgjidh problemin e refugjatëve, duke i kthyer nga kanë ardhur, do t´i forcojë institucionet shtetërore, do t´i zgjidhë konfliktet aktuale në botë, nuk do ta lejojë EU që në baza tregtare dhe ushtarake t´i shfrytëzojë SHBA, botën do ta bëjë më të sigurt për të gjithë etj.
A janë të përgatitur shqiptarët për ardhjen e trumpit?
Më parë do të thoshim që jo, sesa po. Shqiptarëve në përgjithësi u mungon përvoja për çështje strategjike. Ata më tepër i presin gjërat të ndodhin, pastaj të veprojnë, që fatkeqësish është një gabim i përsëritur me shekuj.
Nëse nisemi sipas skeptikëve, ne s´kemi bërë të thuash asgjë që të vendosim kontakte dhe t´i paraqesim pikëpamjet e tona për Kosovën, Luginën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe kudo ku shtrihen shqiptarët. Ne i kemi kritikuar sjelljet dhe qëndrimet e zotit Grenell në raport me Kosovën, po ato qëndrime dhe sjellje nuk dallojnë shumë, apo aspak mes tyre. Nëse Trump dhe Putini koordinohen për një rend të ri, ne nuk e dimë se si do t´i ndajnë detyrat. Në këtë rast Kosova si territor, nuk qon peshë për Trumpin.
Ne e dimë që po ashtu Serbia me udhëheqjen e saj, i janë gëzuar fitores së Trumpit, pra edhe ata shpresojnë dhe i kanë arsyet e veta.
Por, nëse nisemi sipas optimistëve, Kosova është kufiri ku perëndimi duhet ta frenojë Rusinë. Me presidentin Trump, do të shpejtohet arritja e marrëveshjes me Serbinë. Se si do të duket kjo marrëveshje është vështirë të parashikohet, po korniza e saj është e përcaktuar. Ai mund t´i ftojë dy palët në Shtëpinë e Bardhë që ta firmosin, si në rastin e mëparshëm.
Kush përpiqet që t´i pengojë planet e tij, do të ballafaqohet me pasoja të paparashikueshme, deri te dorëzimi i pushtetit.
Si do ta vlerësojnë palët marrëveshjen, fitore apo humbje, për Trumpin nuk do të loz rol të madh. Ai do t´i ftojë dy palët që të festojnë. Marrëveshja do të hyj në numrin e fitoreve të tij. Serbia do të mbetet me shpresën se herdokur do ta shkëpus veriun, kurse Kosova me anëtarësimin në EU dhe NATO, do të shpresojë se çështja e ndarjes ka marr fund.