Ismet Jashari- Kumanova

Opinione

Ismet Jashari- Kumanova

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 janar 2025 Në ora: 10:32
Autori Adem Bytyçi

Që e la Perëndimin,

e la edhe familjen,

atje ku jetonte mirë,

dhe erdhi për t'i dalur zot Dardanisë

në luftë kundër shtetit serb.

Në të gjitha fushëbetejat,

luftoi si strateg,

duke ngadhnjyer

mbi ushtrinë gjakatare

të shtetit serb,

që bënte masakra të llahtarshme

në Dardani, duke ekzekutuar në mënyrë barbare

gra, pleqë e fëmijë.

Ismet Jashari,

ky patriot i zjarrtë,

në një betejë të pabarabartë

kundër bandave serbe,

ra herokisht,

duke ia falur jetën

Dardanisë, të cilën e deshi aq shumë.

Dardania në gjirin e saj

e mban trupin e Ismet Jasharit me shumë dashuri,

për t'ua mos harruar kurrë emrin

dhe heroizmin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat