Qyteti i Gjakovës, është një potencial dhe vend i mundësive të reja për ndryshime në favor të përmbushjes së nevojave të qytetareve të vet, por kërkohet një udhëheqje e denjë, serioze dhe me përkushtim, për ta zhvilluar këtë rajon të Kosovës.
Sikur kjo komunë ka mbetur nën hijen e qeverive të privilegjuara partiake deri më tani, kur ky vend dikur kishte me dhjetëra fabrika të njohura në vend dhe Ballkan, dhe me një tokë shumë pjellore dhe me vreshta cilësor dhe të njohura në rajon.
Pse polemizohet e ardhmja e kësaj komuna, apo tipari i udhëheqjeve të kaluara ka qenë produkt i një partie, apo grupi dhe klani, por në realitet premtimet e tyre që kanë dominuar dhe kanë udhëheqë më shumë në këtë komunë, sidomos nga AAK, kanë qenë deri diku formale dhe premtime të zbrazëta, si në planet dhe programet e zhvillimit rural, po ashtu edhe urban.
Të veçojmë vetëm segmentin rrugor atë që vjen prej rrugës Dollc dhe asaj kryqësore të Klinës, dhe lidhet me rrugën që shpie për Gjakovë, pothuaj se është e njëjtë qe pas luftës dhe deri sot me ato copa-copa rrugësh të filluara dhe të pa përfunduara.
Shumë pak që mund të shohim se diçka është punuar në këtë drejtim, brenda sëcilës mundësitë e shkatërrimit mbetën më të mëdha se të ndërtimit, nëse e marrim parasysh neglizhencën dhe kohën e gjatë të këtyre punimeve.
Cili është shkaku i ngecjes së zhvillimit të kësaj komune, e cila si duket është lënë anash nga qendra e pushteteve, duke pritur një kohë të gjatë se kur do të ndodhin ndryshime të frytshme, apo duke pritur se do bëhët një lloj çlirimi partiak dhe i zgjedhës së pushteteve dhe formave qeverisëse.
Kjo të ngjall një ndjenjë shqetësimi dhe përgjegjësie, kur përpiqesh të zbulosh apo të kuptosh prirjen e shkaqeve të tilla, duket se njeriu i këtij vendi po mundohet dhe përpiqet në dobishmëri të këtij vendi, por në anën tjetër po e shkatërron «diçka» përbrenda.
Përveç të tjerave, infrastruktura rrugore e Gjakovës, është shumë pak e ndërtuar, se çfarë po bëhët në këtë komunë, kjo me siguri që lidhet shumë me faktin se në çmënyrë po qeveriset.
Po të shohim me kujdes vetëm infrastrukturën e saj rrugore brenda në qytet, do të vërejmë se asnjë segmend i çasjeve të një drejtimi rrugor nuk janë të përfunduara, duke llogaritur edhe pjesët anësore të këmbësorëve, të cilat janë të ngushta përshkak të mureve të vjetra jashtë urbanizmit.
Sigurisht se një kritikë e tillë duhet të jetë e vetëdijshme për pikat e dobëta ndaj kësaj komune, që e para vie nga qendra e pushteteve ekzekutive me neglizhencën e tyre, që këtë komunë e kanë lënë pas dore dhe e dyta vie nga format qeverisëse të pushteteve partiake, të cilat në vend të trajtimit në kuptimin zhvëllimor të kësaj komune, sikur e mundësuan të kundërtën, duke e karakterizuar këtë komunë si një ndër më e varfëra dhe më e pa zhvilluara në Kosovë.