Fushata për zgjedhjet parlmentare të 9 shkurtit zyrtarisht ka filluar para një jave, edhe pse partitë politike e kishin filluar dy muaj më parë. Mirëpo ajo çka e karakterizon këtë kontekst politik, është fenomeni i një fushate zgjedhore që po bëjnë disa media apo televizione me të ashtuquajturit gazetar dhe analistë, që janë të « pazavendësueshëm » nëpër këto debate, të cilat i kanë paraprijë kësaj fushate që nga fillimi i mandatit të Qeverisë Kurti 2, duke bombarduar publikun me rrena, mashtrime, trillime dhe dezinformata kundër kryeministrit Kurti.
Fatkeqësisht, këto televizione, me politika redaktuese dhe financime të dyshimta, iu kanë mundësuar disa të ashtuquajturve analista dhe gazetar mercenar, që për katër vite me radhë, dmth. që nga ardhja në pushtet e LVV-ës, të plasojnë kauza të rrejshme, ofendime, madje edhe sharje, duke dezinformuar dhe nënçmuar intelegjencën e qytetarëve kundër Qeverisë Kurti, e duke mbrojtur gardën e kaluar të inkriminuar. Dhe nëse i analizojmë dhe krahasojmë debatet e këtyre « gazetarëve dhe analistave », para disa viteve, për të njejtat tema, në mënyrë flagrante do të vërejmë mospërputhjet dhe kundërthëniet e tyre, që dallohen si dita me natën. A thua pse ?! E gjithë kjo propagandë bëhet për interesa financiare, sepse në pyetje janë shuma të mëdha të parave, andaj këta nuk e flasin realitetin, por i zbatojnë kërkesat e nëntokës politike që paguhen me para të korrupcionit dhe krimit të organizuar, me para të pista të mafijës politike, që synim kryesor kanë degradimin dhe denigrimin e Qeverisë Kurti, me qëllim definitiv t’a rrëzojnë apo përmbysin kryeminustrin Kurti, dhe kthimin në pushtet të tradhtarëve dhe kriminelve politik që Kosovën e trajtuan si plaçkë lufte.
Këta të ashtuquajtur gazetar dhe analistë, në vend që t’a reflektojnë realitetin dhe të vërtetën politike, duke mos anuar, t’ia prezentojnë opinionit analizat dhe pikpamjet e tyre me koshiencë të plotë, t’a prezentojnë dijen, profesionalizmin dhe integritetin, ata fatkeqësisht manifestojnë ligësinë, mungesën e kulturës dhe edukatës elementare, duke punuar për mafijën mediale, dhe nëntokën politike me qëllime të errëta.
Është për t’u habitur, se si nuk reagojnë shoqatat e gazetarëve apo asociacionet tjera, sepse nuk duhet lejuar që në emër të fjalës apo shprehjes së lirë, të plasohen dezinformata dhe rrena të kulluara, të cënohet e vërteta dhe të lëndohet demokracia mediale. Vlenë të theksoj se debatet politike nëpër këto televizione, fatkeqësisht, korespondojnë me mediat e Serbisë që kontrollohen nga Vuçiqi, madje edhe vet Vuçiqi shumë herë në publik është thirrur dhe i ka marrë si shembull konstatimet e këtyre gazetarëve dhe analistave kosovar.
Ditë më parë u zgjodh kryetari i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave, me çka u trazuan të ashtuquajturit gazetarë, analista dhe disa televizione, të cilët kritikonin pa mëshirë dhe pa kurfar kriteri Qeverinë Kurti, me pretekstin se drejtori i ri qenka pëkrahës i LVV-ës. Pikërisht ata që përmes kauzave të rrejshme, manipulimeve, dezinformatave dhe insinuatave ofendonin Qeverinë Kurti, tani nga frika se do t’iu rezikohet grazhdi, vërshuan me kritika për ndërhyrje në KPM-ën. Këto reagime erdhën nga frika se, ata në të ardhmen do të duhet të kenë kujdes dhe t’iu përmbahen kodit dhe etikës së informimit të drejtë dhe objektiv duke u vetdijësuar se, fjala e lirë nuk është të ofendosh, nënçmosh dhe manipulosh me opinionin.
Këta mercenar të mediave çdo mbrëmje bombardojnë teleshikuesit me shpifje duke terrorizuar opinionin, që për qëllim kryesor kanë glorifikimin e kastave të kaluara kriminale politike, të cilat e shkatërruan shtetin dhe dobësuan subjektivitetin e Kosovës dhe kthimin e tyre në pushtet, sepse për këte ata edhe paguhen.
Këta gazetar dhe analista mercenar, janë instrument i mafijës mediale dhe nëntokës politike, janë matrapaz, shpirtshitur, antikombëtar dhe tradhtar, njerëz të ulët dhe të degraduar, që ushqehen me të këqijat dhe të ligat.