Të Premten që sapo shkoi një mik i imi më dërgoi një video të emisionit "Zonë e Lirë" të Arian Çanit ku teologu Ermir Gjinishi qenka shprehur se po negociohet me qeverinē shqiptare zhvendosja e te paktën 100 mijë palestinezëve nga Rripi i Gazës!
Tani e kuptoj që disa do të thonë nuk duhet të merret seriozisht gjithçka thuhet në median shqiptare të kontrolluar nga interesa oligarkike por kjo çeshtje meriton vëmendje dhe investigim!
Si është e mundur që nuk trajtohet nga media dhe opinioni publik çeshtja e zhvendosjes së mundshme të të paktën 100 mijë Palestinezeve në tokën shqiptare?
Ka fjalë të tjera që ky numër mund të shkojë deri në 1.5 milionë të zhvendosur!
Ermir Gjinishi tha po ashtu se ka patur edhe një takim të kryetarit të Opozitës me zyrtarin palestinez në të njëjtën ditë që ky i fundit është takuar me kryministrin shqiptar!
Unë personalisht nuk e besoj këtë!
Sot në konferencën për shtyp asnjë gazetar nuk e pyeti Z. Berisha për këtë çeshtje që jo vetëm ka interes të madh publik por nëse larg qoftë realizohet ajo që përflitet, do të ketë pasoja ekzistenciale për vendin tonë!
A po negocion Rama me BE-në dhe Perëndimin vazhdimin e sundimit të tij me çmimin e zëvendësimit të shqiptarëve me viktimat e nje konflikti që as nuk na përket neve e as nuk na prek direkt apo indirekt!?
A ka lidhje kjo çeshtje me ekspozimin e Ramës me klerikë izraelitë dhe trajtimin në spitalet tona të një familjeje palestineze e sjellë ma çarter nga zonat e konfliktit?
Pse kjo heshtje nga media shqiptare?
As opozita Iraniane, e as viktimat e Afghanistanit NUK janë e NUK duhet të jenë problem shqiptar!
Çeshtja palestineze jo e jo.
Shqipëria as nuk është vend islamik e as gjeografikisht nuk i përket lindjes së mesme.
Ne jemi vend i vogël Europian me një mijë halle ekzistenciale tonat e përpos keqardhjes dhe simpatisë për viktimat e konflikteve nëpër botë as nuk kemi kapacitete e as nuk mund ti zgjidhim këto halle.
Ato thjesht nuk na përkasin ne shqiptarëve!
Unë e kuptoj dëshpërimin e Edi Ramës në vigjilje të ardhjes së një administrate të re që ka marrë përsipër shkuljen e flamës Soros dhe të shtetit të nëndheshëm pjesë integrale e të cilit është Edi Rama dhe sponsorat e tij.
Po ashtu shqiptarët si unë e kanë të qartë se Edi Rama për karrigen e tij shet gjithçka e çdo gjë siç na e ka demonstruar në 12 vitet e sundimit 'Soro-rilindas'.
Nga Rama nuk habitem por nga opozita pres më shumë sepse nê sistemin aktual politik ne nuk kemi mekanizma të tjerë mbrojtës!
Roli dhe misioni i opozitës në raste të tilla merr rëndësi kapitale!
Kush do ti mbrojë interesat tona kombëtare nese shteti bën pazare me interesat tona dhe opozita hesht?
Shpopullimi është plagë e rëndë,
Ripopullimi me të huaj në përmasa të tilla është baraz me vdekje të kombit shqiptar!
Edi Rames dhe kujtdo që tenton të fusë Shqipërinë në aventura të tilla i them mos e bëni një hap të tillë se pasojat do të jenë katastrofike dhe ju nuk do të mund të dilni nga kjo pa u lagur.
Shqiptarët durojnë por historia na ka dêshmuar se durimi ka një kufi!
Mos i provokoni shqiptarët deri në këtë pikë!